Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes profesori universitar, Gani Luboteni

Shko poshtë

Vdes profesori universitar, Gani Luboteni Empty Vdes profesori universitar, Gani Luboteni

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 10:05 pm

Vdes profesori universitar, Gani Luboteni 17luboteni_1701121142_1

Vdes profesori universitar, Gani Luboteni


Prishtinë, 17 janar - Mbrëmë, në moshën 85 vjeçare, ka ndërruar jetë Prof. dr. Gani Luboteni, profesor shumëvjeçar universitar. I lindur në Prizren, më 1927, pas mbarimit të Albanologjisë në Beograd, një kohë punoi në qytetin e lindjes, ku përgatiti për mësues disa breza mësuesish. Ndërkohë, më 1960, kur u hapën fakultetet e para në Prishtinë, u zgjodh profesor i teorisë së letërsisë në degën e gjuhës e të letërsisë shqipe të Fakultetit Filozofik. Ata që morën mësim prej tij, e mbajnë mend për stilin e hollë të të shprehurit, për kujdesin ndaj kultivimit të gjuhës së pastër shqipe.

Luboteni tërë jetën ia kushtoi fushës së arsimimit dhe të edukimit të brezave të rinj. Është autor i shumë teksteve shkollore nga fusha e letërsisë shqiptare, si dhe punimesh shkencore. Vend të rëndësishëm në shkencën e letërsisë ka zënë libri i tij “Teoria e Letërsisë”, nga i cili mësuan jo vetëm nxënësit e shkollave të mesme, por edhe studentët dhe studiuesit e letërsisë, jashtë e brenda vendit.

Ushtroi detyra udhëheqëse në Fakultetin Filozofik, më vonë Filologjik.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat e Prishtinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi