Llapjanët fishkëllejnë kreun e LDK-së
Llapjanët fishkëllejnë kreun e LDK-së
Llapjanët fishkëllejnë kreun e LDK-së
Dega e LDK-së në Podujevë ka festuar 22-vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast janë pajisur me libreza të LDK-së mbi 1350 anëtarë të rinj llapjanë. Në manifestimin solemn ka marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, fjalimi i të cilit, nga gjysma e pjesëmarrësve është përcjellë me fishkëllima dhe brohoritje me emrin e ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut.
Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, i cili është edhe kryetar i Komunës, ka folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar LDK-ja dhe Kosova gjatë 22 vjetëve të kaluara. Veliu, po ashtu ka thënë se LDK me programin e saj nacional e demokratik dhe me intelektualët në udhëheqje mori besimin e shqiptarëve për t’u prirë proceseve për liri, pavarësi e demokraci.
“Edhe në një ditë solemne, si sot, nuk mund të mos përmendem rolin dhe kontributin e pa çmueshëm të LDK-së, bile e pa mëdyshje më të madhin e kryesorin në artikulimin, formësimin dhe institucionalizimin e vullnetit politik e të interesit nacional në rrethana tej mase të rënda me mjete civilizuese e orientim të qartë pro perëndimor. LDK me programin e saj nacional e demokratik, me intelektualët në udhëheqje do të marrë besimin e shqiptarëve të ju prijë proceseve për liri, pavarësi e demokraci. Me lëvizje të LDK-së do të zgjidhej njeriu i letrave dhe i mendimit modern, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
Edhe pse brohoritjet dhe fërshëllimat pro dhe kundër kryetarit të LDK-së vazhdonin, Isa Mustafa ka vazhduar fjalimin e tij para qindra llapjanëve për reformat e nisura në LDK.
Mustafa ka thënë se LDK po reformohet dhe po zhvillohet edhe pse ato mund të mos i pëlqejnë dikujt, por, sipas tij këto reforma po bëhen në interes të anëtarësisë së gjerë.
“LDK-së është fut në një rrugë të transformimit, në rrugën e zhvillimit dhe në rrugën e reformave demokratike të cilat po zhvillohen tek ne. Unë e kam parasysh se reformat që po zhvillohen tek ne në LDK mund të mos i pëlqejnë dikujt, por e kam parasysh se këto reforma bëhen në interes të anëtarësisë së gjerë, në interes të rigjenerimit të LDK-së, në interes të rritjes së LDK-së”, ka thënë ai.
Brohoritjet dhe zhurma e krijuar nga simpatizantët e Mustafës, por edhe të Sejdiut zbehën fytyrat e 1350 anëtarë të rinj, të cilët aderuan në radhët e LDK-së.
Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe anëtarë dhe deputet tjerë nga radhët e LDK-së.
Sidoqoftë, Podujeva dhe në përgjithësi llapi, njihet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Që nga pas lufta me këtë Komunë ka menaxhuar vetëm LDK-ja.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së
» Urdhër arresti për kreun e OMONIA-s
» Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës
» Socialistët nuk mirëpresin kandidimin e Ramës për kreun e PS-së
» Enver Bytyci:Sistemi i alibive që lidh presidentin me kreun e opozitës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi