Socialistët nuk mirëpresin kandidimin e Ramës për kreun e PS-së

Gjysma e delegatëve të kongresit të PS-së, kundër rikandidimit të Edi Ramës.
Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së, për të bindur anëtarësinë për një rikandidim të tijin për kryetar të kësaj partie. Zërat kundër Edi Ramës në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-ës, mësohet se janë shtuar në radhët e delegatëve të këtij kongresi. Jo vetëm kaq, por vetëm pak ditë para këtij kongresi, mësohet se numri i delegatëve kundër Edi Ramës, apo e thënë ndryshe, mbështetës të platformës së Ben Blushit, ka arritur në gjysmën e numrit të përgjithshëm të delegatëve.
Konfirmimin për zgjerimin e kësaj mbështetje, e bëri dje Mimoza Hafizi, Anëtarja e Asamblesë së Përgjithshme të PS, e njohur si një nga mbështetëset e platformës me 10 pika të Ben Blushit.
Sipas Hafizit, mësohet se deri tani, platforma e Ben Blushit, ka mundur të sigurojë mbështetjen e rreth gjysmës së delegatëve të Kongresit të PS-ës. Sipas Hafizit, mësohet se rreth gjysma e delegatëve të Kongresit, janë kundër rikandidimit të Edi Ramës, ndërsa mbështesin platformën 10 pikëshe të Ben Blushit.
Prej ditësh Ben Blushi dhe mbështetësit e tij brenda PS-ës kanë përgatitur platformën më ndryshimet që do t’i paraqesin Kongresit të jashtëzakonshëm të PS në 29 gusht. Kjo platformë, e cila do të shndërrohet në një shkaktare debatesh të mundshme në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit, sipas përkrahësve të saj ka në përbërjen e saj 10 propozime konkrete për ndërhyrjet në ligjin bazë të funksionimit të kësaj force politike, që sipas hartuesve dhe mbështetësve të saj do të synojë demonopolizimin nga kryetari, rastet e shkarkimit të tij dhe fuqizim e kongresit.
Sipas kësaj platforme të njohur me emrin “platforma Blushi”, përcaktohet shumë qartë edhe në statut çdo të thotë ndërprerje mandati për kryetarin e PS-ës, në rast se humb zgjedhjet. E thënë ndryshe,, kjo platformë do të synojë të mos lejojë rikandidimin e Edi Ramës, për kreun e PS-ës, pas humbjes së zgjedhjeve nga kjo parti në 28 qershor 2009. Midis të tjerave, kjo platformë parashikon dhe kërkon që të jetë një kusht i padiskutueshëm përfshirja në listën e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të kryetarit të PS-ës. Platforma parashikon gjithashtu se Kongresi, patjetër duhet të ketë kompetenca në programin e PS-ës, për të ratifikuar programin elektoral qeverisës të PS dhe sidomos ti japë vulën përfundimtare listës së kandidatëve të PS dhe jo ti lihet në dorë vetëm një personi, qoftë ky edhe kryetari i partisë. Midis të tjerave, platforma parashikon që të mos shkarkohen më me nivel kryesie ata që zgjidhen me një anëtar një votë në nivel komunal apo të bashkive.
Qëndrimet e tij anti Rama, por edhe paralajmërimin për hartimin dhe hedhjen për diskutim e një platforme në kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-ës, Ben Blushi i ka bërë prezent, edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie, rreth tri javë më parë.
Në këtë Asamble, ndërsa Ben Blushi akuzoi se PS-ja nuk ka pasur kurrë një program politik, aq më tepër edhe 1000 faqesh, sikurse u trumbetua gjatë fushatës elektorale, por, ai ka vënë më shumë theksin më tej se me një kryetar si Edi Rama askush nuk mund të jetë përgjegjësi tjetër veçse atë të pendesës në lidhje me votën e dhënë për ti besuar postin e kreut të partisë më të madhe opozitare në vend.
Këtë qëndrim të tij, Ben Blushi e ka përsëritur dhe e ka pasuruar më tej, kur, jo më larg se pak minuta pas përfundimit të Asamblesë, deklaroi, se Edi Rama nuk duhet të rikandidojë për kreun e ri të PS-së. Sipas Blushit, rikandidimin nuk ia lejon as Statuti i partisë.
Platforma me 10 pika e Ben Blushit 1. Të forcohet roli i Kongresit në PSSH duke i dhënë atij fjalën e fundit në miratimin e programit elektoral dhe kandidatëve të PSSH në zgjedhjet lokale të përgjithshme. 2. Të pasurohet përbërja e Asamblesë Kombëtare duke gjetur një ekuilibër mes prurjeve të reja në parti dhe njerëzve të mandatuar në Kuvend dhe në bashki e komuna. 3. Të zgjerohen asambletë e bashkive/komunave duke i dhënë të drejte anëtarësisë të zgjedhë sipas parimit një anëtar- një vote, 1/3 e anëtarëve te tyre. 4. Të krijohen kryesitë e asambleve të komunave/bashkive, mungesa e të cilave ka dobësuar kolegjialitetin dhe rolin drejtues në nivelin lokal. 5. Të përcaktohen në statut detyrimi i kryetarit për të kandiduar në listën e deputeteve në rast zgjedhjesh parlamentare. 6. Të sqarohet përfundimisht çështja e rikandidimit të kryetarit në rast humbjeje të zgjedhjeve të përgjithshme. 7. Të forcohen funksionet e këshillit socialist të rrethit dhe autonomia e tij duke i dhënë atyre kompetencën e zgjedhjes me votë të lirë sekretarin e këshillit socialist të rrethit. 8. Të zgjerohet dhe forcohet roli i konferencave socialiste të qarqeve. 9. Ti jepet e drejte anëtarësisë së komunës të përcaktojë sipas parimit një anëtarë-një vote kandidatin për kryetar të njësisë vendore. 10. Të ndalohet me statut shkarkimi i drejtuesve vendore nga kryesia e PSSH, por të shkarkohen përmes mocioneve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës
» Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» Llapjanët fishkëllejnë kreun e LDK-së
» Urdhër arresti për kreun e OMONIA-s

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi