Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:GRUAJA E LENDESDORFIT QE ME KTHEU NE JETE

Shko poshtë

Agim Gashi:GRUAJA E LENDESDORFIT QE ME KTHEU NE JETE Empty Agim Gashi:GRUAJA E LENDESDORFIT QE ME KTHEU NE JETE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 12, 2012 6:04 pm

Agim Gashi:GRUAJA E LENDESDORFIT QE ME KTHEU NE JETE

Agim Gashi:GRUAJA E LENDESDORFIT QE ME KTHEU NE JETE 2008-05-26_StAK_Rudroff_Claudia_Dr_052ab_web_01Agim Gashi:GRUAJA E LENDESDORFIT QE ME KTHEU NE JETE 2010-11-29_StAK_Schneider_Bernd_Chirurgie_2a_z_web



Falenderim për Repartin e shtatë të kirurgjisë të spitali St.Augustinus në Lendesdorf.

Kur më 01.03.2012 në spitalin St.Marien Hospital të Bierkesdorfit m‘u komunikua lajmi se diagnostifikimi im tregonte se kisha tumor kanceroz në mëlçi, për një moment u tondita shumë. M‘u duk se u rrokullis bota dhe unë duhet të mendoj vetëm për vdekjen. Mirëpo vizita e vajzës sime dhe e miqve Faruk Tasholli e Ilir Doçi ndikuan pozitivisht tek unë.Ndihmën më të madhe që t‘i kthehem normalitetit ma dha specialistja shqiptare, e cila ka ordinancën e saj diku afër Stutgartit Dr. Luljeta Gashi. Profesionalizmi i saj, fjalët dhe leximi i drejtë i asaj që shkruanin mjekët në raportet e tyre, ma kthyen vullnetin jo vetëm të jetoj, por edhe të filloj të luftoj kunder kësaj sëmundjeje, që vetëm t’i dëgjosh emrin, rrënqethesh, e jo më ta kesh diku në trupin tënd.

Tani duhej të veprohej shpejt dhe me përpikmëri që të mos përhapej në pjesët e tjera të trupit.

Meqë spitali i Bierksdorfit nuk bën operacione kirurgjike në mëlçi, pas dy ditësh më dërgoi me urgjencë në Spitalin e Lendesdorfit, ku kryheshin edhe intervenime kirurgjike në mëlçi. Më 05.03.2012 e pikërisht në orën 13:00 më sollën në këtë spital e më derguan në repartin e katërt të kirurgjisë. Mërzia që kisha dhe mosbesimi që ndieja, saora u shndërruan në qetësi totale. Ngadalë filloi të më kthehej besimi tek ky personel mjekësor, që më priti aq ngrohtë dhe me profesionalizëm saqë mbeta tejet i mahnitur. Gjer sot nuk e kisha përjetuar një gjë të tillë. Këtu, çdo pacient, me çfarëdo sëmundje do të ndjehej i lumtur nga sjelljet e ekipit mjekësor dhe personelit tjetër ndihmës. Shpejt kuptova se Shefe e personelit mjekësor ishte një zonjë e cila quhej Priv.Doz.Dr.med.Claudia Rudroff dhe se ajo duhej të më operonte në mëlçi. Numra e telefonave, emrat e mjekëve dhe Shefes së mjekëve ia dërgova me sms Dr. Luljeta Gashit, e cila, menjëherë, foli me Zonjën Claudia Rudroff. Në mbrëmje më tregoi për bisedën me Zonjën Claudia. Më tha që kishte mbetur shumë e kënaqur nga biseda dhe më bindi që të pranoj të operohem nga Claudia Rudroff dhe ekipi i saj. Disi akoma e ndieja veten skeptik dhe se në shpirtin tim akoma kishte dozë frike dhe mosbesimi edhe pse Dr.Luljeta Gashi më tha me telefon se në spitalet e vogla dhe periferike punojnë e veprojnë mjekë të mirë e të specializuar. Por unë akoma s‘e kisha parë Shefen dhe se mezi prita të vijë e nesërmja e 6 marsit, ku në vizitën e madhe do të ishte vetë zonja Klaudia Rudrof. Këtu në Lendesdorf kisha bërë edhe MRT-në me të cilën përballesha për ta bërë, sepse nga pesha ime nuk më zinte kazani as në Aachen e as në Bierkesdorf.

Të nesërmen më 06.03.2012, ditën e hënë e në orën 08:00 u hap dera dhe filluan të hynin disa mjekë dhe motra medicionale. Kjo tregonte se vizita e madhe sa kishte filluar. Grupit i printe një grua e moshës mesatare. U afruan tek shtrati im dhe Zonja Claudia më zgjati dorën dhe ma shtrëngoi duke u prezantuar me një buzëqeshje hyjnore. Sa hap e mbyll sytë unë pashë para meje një grua aq simpatike, aq hyjnore e aq madhështore sa që m‘u duk se Betimi i Hipokratit ishte shkruar në ballin e pastër të saj. Gjithashtu Doktorin e Lartë (Oberarzt) Dr. Bernd Schneider, Perëndia ma ktheu në një njeri të veçantë e tepër human.

-Si jeni z.Gashi?-më pyeti Zonja Dr.Claudia.

-Mirë jam z. Doktoreshë.

-Dua ta shof operimin nga Bierkesdorfit,-më tha.

Unë, pa u hamendur u shtriva në shtrat ndërsa motra menjëherë hoqi fashot ku dukeshin pesë prerje nga 4 deri në 5 cm, ku ishte kryer Laparoskopia për biopsi, e cila u konstatua nga Instituti Patologjik se ishte kancer. I shikoi me kujdes e pastaj më tregoi se edhe MRT kishte treguar se në mëlçinë time ka katër tumorë, një prej të cilit ishte kanceroz. Duke folur me një zë të ngrohtë e të butë si ndonjë shenjtore, më tha se më 21.03.2012 do të operohesha. Duhej të kthehesha në shtëpi dhe më 19.03.2012 do të vija përsëri edhe për disa analiza për të qenë plotësisht të gatshëm për kryerjen me sukses të operacionit.

Zemra m‘u bë mal. I gjithë mosbesimi u kthye në besim të plotë. Për këtë arsye thonë se fjalët e mjekut dhe sjellja e tij janë më shëruese se sa barnat e tërë botës. Zonja Dr.Claudia Rudroff ma ktheu besimin për jetën dhe shpresat se luftën kundër kancerit do ta kurorzojmë me fitore.

I disponuar dhe i lumtur ika në shtëpi duke e uruar pa nda Dr.Luljeta Gashin e cila u bë shkaktare që unë ta kryej operimin me besim të plotë në spitalin e Lendersdorfit.

Më datën 19 mars u zgjova herët dhe pa ngrënë e pa pirë për shkak të analizave të gjakut, pikërisht në orën 07:30 mbërrita në Spitalin St.Augustinus në Lendesdorf. Tani më dërguan në Stacionin e shtatë, ku dhomat ishin shumë pranë sallave të operimit dhe dhomave të intenzivës. Këtu, në stacionin e shtatë personeli mjekësor dhe ai ndihmës-mjekësor, me pritjen e tyre, m‘i kthyen shpresat e jetës. Pa hyrë në detaje, po e them se tek të gjithë mjekët gjeta një mikpritje të ngrohtë e njerëzore, ndërsa personeli ndihmës ishte aq i sjellshëm sa të dukej se të njihnin me vite dhe se butësia, shërbimi i shpejtë dhe me profesionalizëm, vetëm sa e shtonin besimin. Tani isha tejet i bindur se operacionin do ta kaloj me sukses. Ata edhe kishin dëgjuar se unë merrem me artin, me shkrime, se kisha shumë albume e libra të botuara, por se edhe sjelljet e mia i bënin ata që unë të ndjehesha si i privilegjuar në atë shtëpi ku jo të gjithë kanë fatin të dalin gjallë.

Data 21 mars dhe Dita e Pranverës më gjetën të veshur me mantelin e pacientit që shkon në sallën e operimit. Nuk kisha frikë, por përsëri ndjenjat më tradhëtuan, sidomos kur vajza ime më dhuroi një zemër të kuqe, të cilën e kishte punuar vetë e ku kishte shkruar emrin e saj dhe emrin tim. Motrat, që ma sollën në sallën e operimit më uruan fat me shumë dashamirësi.

Tani gjendesha brenda ku Dr.Claudia Rudrof dhe Dr. Bernd Schneider me ekipin e tyre duhej ta fillonin luftën me kancerin, i cili kishte zënë vend në mëlçinë time dhe ndillte vdekje. Zemrën e kuqe të Azalesë e shtrëngoja fort. Më përshëndetën të gjithë ata që ishin aty, ndërsa një mjeke anasteziologe u prezentua, por, në këto moment nuk ia mbajta mend emrin. Ndjeva se në krahun e majtë më bënë një injeksion.Ngadalë mbylla sytë dhe nuk pashë gjë tjetër.

Të nesërmen më doli kllapia. Kërkoja të pi,të pi çkado, por vetëm të pi. Isha kallë i tëri. Dhoma e intenzives ishte krejt ndryshe nga ajo e repartit. Azaleja erdhi e më vizitoi dhe më tha se sot do të më dërgojnë në dhomën time. Ishte paraparë që sëpaku një javë të qëndroja në dhomën e intenzivës. Po pse pra sot po më dërgojnë në dhomën time? Përgjigjen mund ta gjeni tek besimi i plotë dhe me shumë respekt për Dr. Claudia Rudroff dhe ekipin e saj të kirurgjisë në Spitalin St. Augustinus në Lendesdorf.

Pas disa ditësh Azaleja më solli disa libra të mi. U dhurova pothuaj të gjithëve nga një ekzemplar të librit “Epoka e nderit”. Ata nuk lexojnë shqip, por bibliotekat e tyre më thanë se pasurohen me nga një libër apo edhe dy në gjuhën shqipe. Në ballinën e librit “Epoka e Nderit” ishte figura e Skënderbeut, Nënës Terezës, Ibrahim Rugovës, Anton Çettës dhe Adem Jasharit. Të gjithë e njihnin Nënën Terezën dhe Dr. Ibrahim Rugovën, ndërsa për figurat e tjera u shpjegova me ëndje duke e ndier veten krenar që gjaku i Nënës Terezës ishte edhe gjaku im.

Pasi ndenja edhe disa ditë në spitalin e Lendersdorfit, ku përjetova kujdesin dhe mikpritjen më të madhe të jetës sime, Zonja Dr. Claudia Rudroff ma kishte bërë terminin me Prof. Dr. Nauman në Klinikën Universitare të Aachenit, ku unë duhet ta kryej tranplantimin e mëlçisë pasi lufta kundër kancerit dhe cirozës akoma nuk ka marrë fund. Tani shërimi im varet nga shpejtësia e transplantimit.

Më 8 prill lëshova spitalin St.Augustinus dhe repartin e shtatë të kirurgjisë me falenderimet më të sinqerta për tërë ekipin mjekësor të këtij reparti. Kjo ishte merita e Zonjës Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff.

Të falemnderit Doktoreshë e Hyjnisë, Dr. Claudia.

Düren, më 12.04.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi