Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënë Tereza kishte pasaportë nderi të SHBA-së

Shko poshtë

Nënë Tereza kishte pasaportë nderi të SHBA-së Empty Nënë Tereza kishte pasaportë nderi të SHBA-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 10:36 pm

Nënë Tereza kishte pasaportë nderi të SHBA-së


Nënë Tereza kishte pasaportë nderi të SHBA-së Mothertheresa-490x320

Ndoshta pak njerëz e dinë që ekziston edhe një pasaportë amerikane, që i tejkalon të drejtat e pasaportës së qytetarëve të rëndomtë amerikanë. Bëhet fjalë për pasaportën e qytetarit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kush mendon se bëhet fjalë për një formalitet, duhet të ndryshojë mendim. Qytetaria e Nderit e SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej këtyre është shqiptare: Nënë Tereza.

Procedura e marrjes së qytetarisë së nderit amerikane, është e nivelit më superior. Kandidati shpallet Qytetar Nderi i SHBA-së me një akt të Kongresit Amerikan ose me një deklaratë të posaçme të Presidentit Amerikan, të autorizuar gjithsesi nga Kongresi. (Shekulli)

Personat që kanë marrë këtë qytetari, deri më 2008 janë:
1. Gjenerali Lafayette, një francez që shërbeu si oficer në Revolucionin Amerikan (1824);
2. Winston Churchill, Kryeministër britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore (1963);
3. Raoul Wallenberg, diplomat suedez, që ndihmoi çifutët gjatë Holokaustit (1981);
4. William Penn, guvernator i Pensilvanisë (1984);
5. Hannah Callowhill Penn, gruaja e William Penn (1984);
6. Nënë Tereza (1996).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi