VIKTORIA XHAKO - NË PISHINË - Fragment
Faqja 1 e 1
VIKTORIA XHAKO - NË PISHINË - Fragment
VIKTORIA XHAKO - NË PISHINË - Fragment
Fragment nga romani në punim “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË”
………Atë ditë…
Bilbili i trainerit, që nuk i hiqej kurrë nga buzët, fërshëlleu fort. G. u lëshua në ujë. Pasi u ngjit në sipërfaqe, filloi të lëvizte drejt krahut tjetër të pishinës. Ishte prill. Ajri ishte i freskët. Uji i pishinës ishte i freskët. Grupet e çrregullta të spektatorëve shihnin vajzat në ujë dhe qeshnin. Asnjëra nuk dinte not. Në ujin e blertë spikaste trupi i gjatë e i hollë i G. Të qeshurat vinin gjer në veshët e saj, pastaj tërhiqeshin pas, sa më tepër që G. i afrohej paretit fundor. Ajo i respektonte këshillat e trainerit. Tani duhej të ngrihej mbi ujë, të bënte rrotullimin, të mbështeste këmbët tek pareti e të rrëshqiste. U ngrit mbi ujë. Pas krahëve dëgjoi heshtjen. Përballë, drita që hynte pjerrtas nga dritarja, i vrau sytë. Një hije e zuri atë dritë. Një hije, që e turbulloi vajzën, që e detyroi të fundoset në pishinë dhe të ngopet me ujë. Bilbili i trainerit fërshëlleu me ankim. G. rrëshqiti në pishinë duke lënë hijen pas. Në finish arriti me vonesë. Nuk e ngriti kokën nga traineri. Fërshëllima e bilbilit u mek. Të qeshurat e spektatorëve u mekën. Uji i pishinës u ftoh. Ajri mbi të, ngriu. Në trupin e vajzës kaluan mornica. Vuri duart buzë pishinës që të ngjitej. Dy duar të forta e zunë nga krahët, e tërhoqën lart, i hodhën supeve peshqirin e madh, e përfshinë brenda vetes dhe G. ndjeu dy buzë të nxehta, që rrëshqitën nxitimthi poshtë buzëve të saj, tek nishani i vogël, pothuaj i padukshëm, në anën e majtë. E frikësuar gjer në palcë, ajo hodhi sytë rreth e rrotull, mori frymë e lehtësuar, shtrëngoi fort peshqirin pas trupit dhe drejtoi shikimin nga kurrizi që po largohej. Tek kthesa në të majtë, befas ai u kthye. Sytë e tij blu të thellë, dy shigjeta flakëruese, u ngulën në zemrën e G. Buzëqeshja e tij rrëzëllitëse, teksa u kthye të ikte, mbeti pezull mbi kokën e saj. Një zë i ashpër pas veshit, e ktheu në realitetin e pishinës. Pa spektatorët, dëgjoi të qeshurat e tyre, shtrëngoi më fort peshqirin, pa ditur ç’të bënte dhe u fut në dhomën e zhveshjes. Andia e përqafoi dhe ia fshiu pikën e lotit. Edhe Andia ishte një vajzë e vogël.
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment
» VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman-Fragment –
» Viktoria Xhako:Fragment nga romani i dytë, ende i patitulluar
» Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!”
» VIKTORIA XHAKO – BEFASIA – Fragment nga romani në punim “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË”
» VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman-Fragment –
» Viktoria Xhako:Fragment nga romani i dytë, ende i patitulluar
» Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!”
» VIKTORIA XHAKO – BEFASIA – Fragment nga romani në punim “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi