Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështon sërish marrja e vendimit për çimenton

Shko poshtë

Dështon sërish marrja e vendimit për çimenton Empty Dështon sërish marrja e vendimit për çimenton

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 13, 2012 12:54 pm

Dështon sërish marrja e vendimit për çimenton


Dështon sërish marrja e vendimit për çimenton Kuvendi
- Mungesa e shumicës së deputetëve të PDK-së ka ndikuar që Kuvendi i Kosovës për dy ditë rresht të dështojë të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të votuar mocionin e ngritur ndaj ministres Mimoza Kusari - Lila për tarifën në importin e çimentos.

Ndonëse mocioni është ngritur nga Aleanca Kosova e Re, prej nga vjen ministrja Kusari Lila, dhe e cila është në koalicion me PDK-në, partia më e madhe, me përjashtime, ka refuzuar të vijë sërish në seancë.

Opozita, ka kritikuar ashpër mungesën e deputetëve të PDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se ky është një rast i paprecedent kur pozita bojkoton punën e Kuvendit.

“Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, më ndonjë përjashtim të rrallë, ose janë duke ngarkuar as shkarkuar çimento, ose janë duke kryerë pazare të tjera. Unë e kuptoj të drejtën e deputetëve për të mos marrë pjesë, por të organizohet kësi lloji sabotimi dhe kësi bojkotimi i punës se Kuvendit për çështje të rëndësishme, këtë e bënë vetëm një garniturë, një grup i deputetëve, të cilët vetëm Zoti e di se si kanë ardhur në Kuvend”, tha Beqiri.
Përveç opozitës, edhe disa nga deputetët e partisë më të madhe, kritikuan gjendjen në të cilën ka ardhur Parlamenti i Kosovës.


Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj tha se ky institucion sot për sot ka fuqi politike më të vogël sesa në kohën e UNMIK-ut.

Ai tha se gjendja e institucioneve të Kosovës është e mjerueshme.

“Jemi duke i devalvuar në tërësi institucionet e këtij vendi. Shumë më fuqi, kredibilitet, dinjitet kanë pasur institucionet e Kosovës, në vitin 1999 më zotin Kushner, sesa që jemi sot në Kosovën e pavarur në vitin 2012. Kështu, që nëpër media, siç thuhet ne jemi më të mirë, këta me të këqinj, besoni se këtu nuk ka askush të lavdërohet as të çojë kokën përpjetë, pasi gati të gjithë jemi të turpëruar. Si deputetë të Kuvendit, qe një vit e gjysmë, as 0.1 për qind nuk e kemi realizuar mandatin që na kanë dhënë qytetarët e Kosovës”, tha Limaj.
Bazuar në debatet e zhvilluara, pozitë e opozitë kryesisht kërkuan anulimin e vendimit të ministres Kusari Lila për tarifën e importit të çimentos prej 35 për qind, e cila ka goditur kryesisht Shqipërinë, pasi që bie ndesh me parimet e tregtisë së lirë.
Madje u kërkua edhe dorëheqja e ministres edhe nga deputetë të partisë së saj, pasi sipas tyre, vendimi i MTI-së ka krijuar monopol në tregun kosovar, duke favorizuar fabrikën e Çimentos “Sharrcem”.


Që gjërat të bëhen edhe më të paqarta rreth vendimit të ardhshëm të Kuvendit për këtë çështje, kryetari i Kuvendit ka mbyllur jo vetëm seancën, por edhe sesionin e punës së Kuvendit deri në shtator.

Kështu që tani i mbetet qeverisë së Kosovës që të vendos vetë në lidhje me hapat e ardhshëm për importin e çimentos.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi