Ali D. Jasiqi:NDARJA E QYTETIT NGA DY SUNDUES
Faqja 1 e 1

Nga Ali D. Jasiqi
NDARJA E QYTETIT NGA DY SUNDUES
Jusuf Buxhovit“Libri i Gjakovës”,roman.- Botoi “Faik Konica”, Prishtinë 2008
Ali D. Jasiqi
Romani më i ri i Jusuf Buxhovit “Libri i Gjakovës” në njëfarë mënyrë është vazhdim i romanit të tij njohur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”,më konkretisht te romanit “Qyteti i dënuar me vdekje”. Derisa në te parët , që realisht janë dy variante të të njëjtës vepër fabula e romanit përqendrohej kundër planeve turke për zhdukjen e shqiptarëve në format më perfide,duke sjellë sëmundjen e mortajës, në romanin që është në shqyrtim kemi të bëjë me sundimin barbarë të dy fqinjëve tanë: Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët e mbajtën të ndarë për tridhjetë e gjashtë muaj qytetin e Gjakovës. Është kjo një prozë e shkruar me mjeshtri dhe me maturi të nevojshme, në të cilën ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës me një dinamike të kërkuar për t’u përmbyll me një përfundim që ndryshon nga rrjedha e rrëfimit kryesor, nga tema qendrore, por që në njëfarë mënyrë lidhet edhe me gjithë ngjarjen e përshkruar në roman. Janë këtu edhe “dy shtojcat” e romanit: “Pjesa e shtesave” dhe “Ditari i vrasjes” që e plotësojnë idenë e autorit. Derisa pjesa e parë, pra ajo “Pjesa e shtesa” përqendrohet në thashetheme që dëgjohet në qytet nga njerëz të ndryshëm,ku në qendër të vëmendjes se lexuesit janë personat si: Ukë Currani, Dan Pelimi, Cen Karremi, i marri Sylë, Shahe Kërrabën e ndonjë tjetër, pjesa tjetër flitet për ngjarjet në luftën e fundit, më konkretisht për masakrat që i bëri ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e pafajshme në fund të shekullit të kaluar. Ngjashëm me veprimet e ushtrisë malazeze do të veprojë edhe Sava i zi, që përmes kryerjes që quhej Momçillo, interesohet edhe për fatin e luftëtarëve të UÇK-es, më konkretisht për Elton Zherkën. Yllin e Morinës, Shabanin e Golës, por edhe për djalin e Vulës, të gjithë këta ushtarë të njohur, dy nga të cilët ishin vra në luftën e Junikut. Dhe jo vetëm kaq. Ai pasi i kishte djegur teqetë dhe tyrbet e qytetit kishte urdhëruar të digjej edhe kisha katolike, siç kishin vepruar më herët ushtarët e pushtuesve malazez e serb.
Kapitujt që mund të jenë edhe tregime në vete
Autori i romanit “Libri i Gjakovës” ngjarjet i vendos pas largimit të Perandorisë osmane, kur trojet shqiptare i pushtojnë ushtritë serbe e malazeze. Dhe këto e ndajnë edhe qytetin e Gjakovës në dy pjesë,duke i ndarë edhe kushërirë, e nganjëherë edhe vëllezërit. Kështu që “kur ushtritë që kishin ardhur nga të dyja anët – ajo e Malit të Zi (se cilës i takonte edhe prifti) dhe ajo e Serbisë – tashmë kishin ndarë qytetin në dy pjesë, ashtu që të parët kishin pushtuar anën e majtë të lumit Krena, pra pjesën e Esnafit të Tabakut, ndërsa të dytët pjesën e djathtë të lumit, me Esnafin e Terezive dhe të ura e Krenes, aty ku tridhjetë e sa vjet më parë ishte vrarë i dërguari i mbretërisë, Maxhar Pasha...” . Në këso situatë nuk dihet se cili prej pushtuesve është më i rrezikshëm, më gjakpirës i shqiptarëve. Megjithatë disa indikacione tregojnë se malazezet ishin më gjakpirës, më të rrepte në veprimet e tyre. Kjo dëshmohet edhe nga ky konstatim i njërit nga protagonistët e romanit të Buxhovit, i cili pohonte se “Andaj, në përputhje me këto qëndrime, prifti vlerësonte se ku derdhej gjak,duhej kërkuar dorën e malazezve, e ku shfaqej dredhia më e përkryer me pasoja vrastare, duhej parë gishtat e Serbisë”.
Dhe vërtetë kështu qëndron e vërteta. Sepse malazezet ndërmarrin disa aksione që janë shënuar si më të ashprat, siç është, bie fjala, tentimi për ndërrimin e fesë se myslimaneve, apo edhe vrasja e njerëzve që deri dje ishin bashkëpunëtorë të tyre, por që në momentet e caktuara nuk u ishin përgjigjur disa kërkesave absurde të tyre, andaj edhe ishte kurdis likuidimi i tyre fizik në format më perfide të mundshme.
Autori i romanit në shqyrtim shtron shumë çështje e probleme jetësore. Përpjekjet e vazhdueshme të pushtuesve që t’ua bëjnë jetën të vështirë, të padurueshme në mënyrë që t’i detyrojnë ta lëshojnë vendin dhe të shpërngulet për në Turqi apo gjetiu, siç është, bie fjala, prerja e derrit në xhami që t’i iritojë myslimanet, përkatësisht të nxis vëllavrasjen- janë disa nga temat që shtrohen këtu. Në këtë mes duhet përmendur vrasjet e shumta që u behën personaliteteve të shumtën të pafajshëm, në mesin e të cilëve edhe dervishët, mandej tendenca për ndërrimin e fesë si presioni më çnjerëzor e të ngjashme me këto. Të gjitha këto janë dhenë përmes episodeve nganjëherë të ndara, por që lidhen për të bërë kështu një tërësi organike. Romani ka disa kapituj të cilët edhe titullohen por që disa prej tyre mund të jenë edhe tregime në vete. I këtillë është ,bie fjala, kapitulli i titulluar “Dervishi dhe hakmarrja”, pjesë kjo ku me se miri shihet dyfytyrësia e pushtuesit, i cili duke e detyruar një gjysmë të çmendur,” i cili asnjëherë në jetë nuk e kishte kaluar mëhallën e Gërçareve”, një njeri që më shumë bisedonte me dhitë të cilave u printe cjapi se sa me njerëz. Ceremonia e konvertimit të tij në fenë ortodokse, sipas planit të pushtuesve, do të duhej të behej me madhështore, ku do të merrnin pjesë përveç priftërinjve, edhe popullata,por dhe ushtarët që do ta përcillnin dhe ruanin qetësinë. Dhe për habinë e tyre gjysmë i çmenduri edhe pse dukej se do t’u bindej urdhrave të priftërinjve në momentin e fundit e shkelmon kryqin dhe pështynë në fytyrë kryepriftin. Por pëson keq sepse bëhet shosh nga pushkët e ushtarëve. Përpjekja për të dëshmuar se ka njerëz të cilët me vullnet pranojnë të konvertohen në fenë ortodokse, pra të kalojnë nga ajo myslimane në atë me kryq dështoi, por aksioni për ndërrimin e saj me dhunë ka vazhduar me të madhe, fakte ky i njohur historikisht e që është dhënë mjeshtërisht në romanin e Buxhovit.
Rrëfime në veten e parë
Vrasjet, në të shumtën e rasteve të njerëzve të pafajshëm, shtohej çdo ditë. Vriteshin edhe ata që kishin ardhur bashkë me ushtarët malazezë, por që nuk ishin të tillë,siç është Vuksani nga Vranina, i cili vritet bashkë me pesë ushtarë tjerë, që duket se kanë qenë shqiptarë, por që kanë ardhur me ushtrinë malazeze, vriten në shenjë hakmarrje për vrasjen e disa ushtarëve malazez. Kjo dëshmon për egërsinë e pushtuesit që me çdo kusht do t’ i eliminojë, të zhduku nga faqja e dheut shqiptaret. Ata kryejnë edhe shumë vrasje të tjera, duke filluar nga dervishët , por edhe priftin katolikë.
Që të nxisin hakmarrjen, përkatësisht armiqësinë në mes të myslimaneve dhe katolikëve pushtuesit serb ,siç u tha më lartë,kurdisin prerjen e derrit në xhami, madje ditën e bajramit. Por as kjo kurthe nuk u ka sukses në saje të angazhimit të parisë fetare: myslimane e katolike, që bashkëpunojnë në të mirë të bashkëkombasvet të vet e që dhe të ta kujtojnë aksionin e gërvishtjes që të mos përhapet e mortajës apo linja e ujit, e njohur si variola vera, që ishin përpjekur ta përhapnin pushtuesit turq. Derisa në romanet e mëparshme të Buxhovit rolin vendimtar në luftë kundër planeve turke e kishte luajtur ,pos tjerësh priftin Gjon Nikollë Kazazi, në këtë vepër atë e luajnë : Pjetër Kazazi,Sheh Hima i Teqesë se Madhe dhe Hoxhë Vogli i Xhamisë se Hadumit, të cilët i qetësojnë gjakrat e mllefosur nga bindjet se prerja e derrit në xhami ishte vepër e shqiptarëve të krishterë pa menduar se atë e kishin bërë pushtuesit. Veprat e tilla e kanë ruajtur me shekuj popullin shqiptar nga rrebeshet që i janë vërsulur nga pushtuesit e ndryshëm, që qëndrojnë të pa luhatshëm në shtëpinë, dhe në vatrat stërgjyshore.
Siç u tha edhe më lartë autori i romanit në shqyrtim shtron dhe i shtjellon edhe disa tema tjera, sa të ndjeshme aq edhe të rënda. Në këtë mes vlen të përmendet martesa e të afërmeve, që prodhon gjak të papastër, nga të cilat martesa lindin fëmijë me të meta fizike e mendore. Kjo ngjet kryesisht në familjet që e mbajnë vetin si të mëdha, si familje që nuk duan t’u përzihet gjaku me të tjerët, pa marrë parasysh pasojat që mund të kenë martesat e tilla. E tillë është, bie fjala, edhe martesa e Shahinit të Shyqri Agës, i cili emërohet zëvendesprefekt “me arsyetim se vjen nga familje me peshë e qytetit,nga radhët e parisë dhe të ngjashme”. Atë e vrasin bijtë e vet në shenjë të revoltës pse kishte pranuar të bashkëpunoi me pushtuesit duke e pranuar një pozitë të tillë. Por i njëjti fat i gjen edhe bijtë e tij si hakmarrje e pushtuesve për vrasjen e njeriut të tyre. Gjaku i papastër vinte si rezultat i asaj që “ajo kishte pasur edhe jetën e vet të rëndomtë si nënë, nga ajo që e quante natë e turbullt e jetës se saj me vëlla,që Shahinin e Shyqeri Ages, për të cilin dyshonte se mund ta kishte edhe si vëlla dhe çka do të shihet do ta ngarkojë me atë ndjenjën e gjakut të papastër...” .
Personalit në vete dhe gjithsesi është Hyrie Hanëmi, gruaja e Shefki Agë Morinës, përmes se cilës është dhenë portreti i njeriut që “mendonte se kishte lidhje gjaku me Aleksandrin e Madh dhe se familja e me të drejtë mund të krenohej me atë origjinë...”
Ajo është edhe piktore,që hap ekspozita në qendra të ndryshme të botës. Por çka është më rëndësi të posaçme me këtë personazh lidhen edhe shumë episode të tjera që dëshmojnë për shumë çështje të banorëve të qytetit të ndarë në dy pjesë, kalimi nga njëra anë në tjetrën dukej sikur të kalohej kufiri në mes të dy shteteve e të ngjashme me këto apo edhe fati i familjeve të njohura gratë e të cilëve “ua shalojnë rrogëtarët apo jaranet e padiktueshëm dhe të diktueshme ndaj të cilëve mbylleshin sytë”.
Ngjarjet e romanit i rrëfen vetë protagonisti kryesor që duket të jetë vetë autori i romanit, e që nganjëherë mbështet edhe në rrëfimet e fallxhores, njëra ndër personazhet e shumta të veprës, figurë kjo sa enigmatike aq edhe e gjallë.
Dhe në fund të shtojmë se edhe pse gjuha e veprës në fjalë është e pasur dhe e pastër shqipe fjalitë e gjata e bëjnë të vështirë leximin.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ali D. Jasiqi:FILLET QË PREMTONIN
» Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet
» Ali D. Jasiqi:PASQYRË E ZHVILLIMIT TË PËRGJITHSHËM
» Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone
» Ali D. Jasiqi: Poezi kushtuar Bardit të Poezisë Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi