Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN

Shko poshtë

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN Empty AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 25, 2012 10:45 am

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 563394_10150966177254077_1683611815_nAGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 557434_4299454692670_1559234307_n

AGIM GASHI

LAMENT PER ALI PODRIMJEN

I dashur vlla Ali!
I dashur Poeti i Kombit!


Po t’i shkruaj këto rrjeshta në Parkun e Rurit, në Düren. Ti e di se kur mbushem me mallin e atdheut dhe nënës sime, unë ia msy parkut ku shfryhem duke folë me Lumin Rur.

Sa here të kemi përmend edhe Ty, nuk mundem t’i numuroj.

Edhe Ruri sot është i shqetësuar, buçet nga valët dhe më duket se tërë rrjedhën e ka shndërruar në lot. Unë dhe Ruri nuk e kemi të lehtë të kontrollojmë dhimbjen, këtë dhimbje që solli largimi yt prej nesh, këtë dhimbje që ndiejmë, kur kufoma jote akoma nuk është shtrirë të pushojë në tokën e Arbërit, në atë tokë, për të cilën u shkrumove për së gjalli mbi shtatë dekada.

Këtu në brigjet e Rurit të shqetësuar, unë miku yt derdh lot, ndërsa mijëra kujtime më vërtiten në kokë.
Sa vjet kishim pa u takuar? Shumë! Që nga koha e pajtimit të gjaqeve. Jemi takuar në atë kohë me bindjen se edhe kështu ndihmonim atdheun dhe popullin e robëruar. Më kujtohen fjalët e tua: Pajtimi është gjëja më sublime e njeriut!
Fatkeqësisht unë u detyrova të ndahem nga atdheu, nga nëna, nga më të dashurit…
U ndava edhe nga Ti, i dashur Ali, por me shpresat se do të shifemi prap.
Kurbetin e shijoje edhe ti shpesh. Ishe si zogu në fluturim të hapësirave. E dije se në Evropë ke shumë miq.
Dhe një ditë, me një çantë të mbushur plot, me vargje me aromë atdheu, ia mbërrine Ti.
Erdhe aty ku isha unë, në rrugën Ellener nr.25 të Arnoldsweilerit ku ishte shtëpia ime e azilantëve. U përqafuam fort, lotuam pak e unë në shpirtin tënd lexoja brengën se ku ishte katandisur miku yt.
Ty pastaj të ofruan hotele me yje, banesa luksoze, por ti nuk ike nga unë.
Aty në shtëpinë e azilantëve, në një dhomë të vogël ta solla një shtrat, një tavolinë dhe një makinë shkrimi. Aty u ndjeve si në shtëpinë tënde. Aty, në atë varfëti, ishte zemra e mikut, e pasur në dashuri e mikpritje, isha unë, miku yt! Sytë e tu e shprehnin këtë!
Shkruaje pa ndal. Shkruaje për çdo gjë që duhej shkruar dhe ua përcillnim gazetave të ndryshme. Jo rrallë në shkrimet e tua, më bëre personazh, mua, mikun tënd, mikun e mallit dhe të brengës së përbashkët për atdheun. Uleshim në dhomën “tënde”, bisedonim e nganjëherë edhe qanim. Ti qaje për Lumin e unë për Nelin. Vajin,
brengën dhe kafshatën i ndamë sëbashku., si miq, si vëllezër, edhe më shumë!
Me muaj nga aty brodhëm qyteteve të Evropës plakë për ‘u takuar me shqiptarët tanë, për t’i mbajtur gjallë në atë kohë të rëndë e të turbullt. Ti me vargjet e tua, e unë me këngët e mia, mbushnim sallat me dëgjues. Nuk ishin të rralla çastet kur mbusheshin me lot, mbusheshim edhe ne. Rëndë ishte kur qanin qindra njerëz përnjëherë.
Më thoshe: Po e zgjojmë mendjen e fjetur, po vjen dita e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku ata frymojnë.

I dashur Ali!

Të kujtohet Brukseli, Boni, Viena, Kölni, Düseldorfi…?
Po Duisburgu të kujtohet? Atë natë ishim tre. Azem Shkreli që iku kaherë, Ti që ike tani dhe unë që do të vi pas jush. A e mban mend çfarë jehone pati ajo mbrëmje? Klubi nuk i zinte të gjithë. Ju dy poetët e mëdhenj lexonit nga një poezi, ndërsa unë ia thosha një kënge. Kështu deri në zbardhjen e mëngjesit kur ti the: „Kështu do të zbardhë së shpejti edhe Liria“! Azemi dhe unë ta pohuam këtë. Unë nuk mund t’i harroj kurrë ato orë!
Po Bonni a të kujtohet? Aty na e ndërprenë mbrëmjen, miku im. Ndjemë dhimbje për masën e shumtë që kishin ardhur për Ty e për mua. Ti u trondite nga kjo situatë, po nuk ishte në dorën tonë që ta ndryshonim. Më the mua e Selajdinit: „Ja si jemi ne shqiptarët. Del një karagjoz e prish çdo gjë“!

I dashur VLLA!

Unë kujtoj tani Farukun, Abedinin, Ilirin e shumë të tjerë që të nderonin, të donin e të respektonin! Kujtoj Veliun, që na ndihmoi me veturën e tij pa përtesë. I miri Veli, iku para teje.
Ti tani, miku im i shtrenjtë, je nisur për t’i takuar..... Veliun, Azemin, Rugovën, Abedinin....!
Çmallu me Lumin tënd, vëllai im! Ma tako dhe Nelin e dashur!...

I dashur Ali!

Të shoh të shtrirë në atë akivol francez e zemra më ngushtohet. Ti je shtrirë aty i heshtur e kurrë nuk do të flasësh më me njeri! Dhe nuk do ta dimë mendimin tënd të fundit, fjalën tënde të fundit, amanetin tënd të fundit.
Por dimë që të pat marrë malli për Lumin. Për këtë ti vdiqe në Francë. E dimë edhe pse vdiqe atje!
Aty pranë atij lumi të doli Lumi yt para e të tha:
-Babi, eja ikim. Nga këtu parajsën e kemi më afër! -
Lumi i dinte rrugët më të shkurtëra!

I dashur Vlla!

Desha të vij në varrimin tënd me gjithë sharkinë time. Planifikova që buzë varrit teënd të njomë të ta këndoj këngën për Ty. Por, më beso, o vlla i dashur, se nga ikja yte, më është zgjuar kanceri im í cili i ka shtue dhimbjet. Po do që sa më parë të ikim edhe ne: kanceri bashkë me mua.
Të qoftë i lehtë dheu amë!

I yti Agim Gashi!
24.07.2012-Pranë brigjeve të lumit RUR.

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 403828_10150966177859077_1662237582_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 409603_10150966176769077_1234505105_n



AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 557397_10150966176399077_852711664_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 293863_10150966176534077_1821395558_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 549065_10150966176664077_1815231864_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 293833_10150966176854077_1448318747_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 555856_10150966176944077_2009169386_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 425103_10150966177039077_1411801947_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 531697_10150966177139077_975618315_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 578675_10150966177354077_585812103_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 182175_10150966177479077_739545996_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 599614_10150966177569077_479750586_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 526560_10150966177619077_1834875060_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 217802_10150966177774077_786940808_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 529532_10150966177999077_1887995607_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 179577_10150966178079077_947393023_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 486438_10150966178149077_1960389312_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 523789_10150966178239077_1670042784_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 555877_10150966178344077_752834061_n

AGIM GASHI:LAMENT PER ALI PODRIMJEN 547977_10150966178539077_1386928552_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi