Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatjetë MUÇOLLI:Ali PODRIMJA

Shko poshtë

Fatjetë MUÇOLLI:Ali PODRIMJA Empty Fatjetë MUÇOLLI:Ali PODRIMJA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 27, 2012 12:44 am

Fatjetë MUÇOLLI:Ali PODRIMJA 295414_269253529850716_65093435_n
Fatjetë MUÇOLLI:Ali PODRIMJA

Fatjetë MUÇOLLI:Ali PODRIMJA Fundi-i-mitit-ali-podrimja
Kur të kthehem në vendlindje
Më zgjoni
nga ky gjumë i përjetshëm
Të shkel tokën që s’e shkela
T’i prek ëndrrat që lash pa i prekë
e për t’fundit herë
sërish të nuhas aromën
që vie nga lashtësia
të lahem te burimi i Drinit
e dielli i Kosovës t’më ngroh
se s‘do t’jem më
më zgjoni
por mos më thoni se
është hera e fundit që zgjohem
se loti do t’më bëhet kristal
por do t’marr frymë
do t’marr frymë ta ndjej
edhe njëherë
erën e lashtësisë sime
se mbase
s’do t’kthehem më

E kur të perëndon dielli
më lini ta shoh hënën
e atë malin atje
përtej yjeve
atje ku u linda,
u rrita
po s’qëndrova gjatë
më lini të bëhem i rëndë sa vet bota
po veç në vendin tim
e kur nga lart të zbresin shkallët
do ngjitem sipër tyre
por mos vajtoni
se vaji i botës do t’bëhet lum
e shpirti i dritës
ura mbi të cilën
ju do t’kaloni
se unë s’do t’jem më

Eh
Tani kur e di se po vie mesnata
Mos më flisni
Se do m’flet vet heshtja
Do m’i mbyll sytë
E unë sërish linda
m’u në vendin tim!


Fatjeta A. Muçolli
Prishtinë, 22.07.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi