Andrzej Zaniewski:Afirmimi i Letërsisë Shqipe në Botë 'Të tjerët për ne'
Andrzej Zaniewski:Afirmimi i Letërsisë Shqipe në Botë 'Të tjerët për ne'
Te takoj një njeri në grumbull”
(Ali Podrimja)
Nga Andrzej Zaniewski
Kopertina e librit "Skradziony plomien" nga autori Ali Podrimja, në gjuhën Polake
-
Andrzej Zaniewski
Rrap nuk mund te ndeshish aq shpesh ne Poloni. Ky dru jugu i rralle per kushtet tona klimatike, qe megjithate ehe ketu rriten, jane te mrekullushem me trungje te fuqishme, me levore te bardhe, delikate, rruzullore dhe gjembore, me frute te varura perposh. Ne poezine e Ali Podrimjes „Shqiptaret” prej nga rrjedh titulli i eseut tim, rrapi i rritur i care me dysh, behet simbol i qendreses heroike – deshmi e forces se jetes, jetegjatesise, te bashkimit kombetar, te ardhmerise se Shqiptareve si Komb… Ky njekohesisht eshte edhe nje imazh lirik, subtil dhe madheshtor, i kuptueshem per secilin, qe kurdohere do te ndalej nen rrapin e argjendte feshferites.
Ne librin e botuar aq te bukur dhe te mrekullushem te edicionit te njohur „Pogranicze”, „Flaka e vjedhur”, poeti tashme i njohur ne Evrope Ali Podrimja na paraqet boten paralele, te thjeshte dhe homogjene, te nderlikuar dhe komplekse, boten qe eshte nje „planete e merguar”, qe „veteton”, nje bote perplot gjarperinj dhe luane, nje bote e te vetmuareve dhe e atyre te kerkuareve. Poezia – letersia kerkojne nga shkrimtari nje perkushtim te tere te flijuar e besnik dhe nje vetedije te thelle kombetare. Problemet vetjake madje ato me personale dhe intime behen dhe ngriten ne ceshtje te pergjithshme te shoqerise, gama e te cilave eshte e gjere dhe komplekse. E ketille eshte poezia e Ali Podrimjes, te cilen e karakterizon nje game e gjere e problematikes dhe nje shumellojshmeri e mjeteve shprehese. Ne poezine e tij, Podrimja nuk shtron vetem probleme te ekzistences kombetare, po vete edhe me larg, duke shtruar dhe kapur probleme universiale te njerezimit, qofshin ato evropiane, boterore, kozmike, ku luftojne ne mes vete Zoti dhe Djalli, ndonese nganjehere nuk dihet se kush eshte Zot a Djall.
Dhembja, hidherimi, brenga, ndjenja e izolimit dhe e vetmise, derisa ne anen tjeter: dashuria, lumturia, entuziazmi – zevendesohen ne fjale, krijohen dhe hartohen ne mendime, ne shenime poetike, regjistrohen ne strukturen e gjuhes, duke ruajtur fshehtesine, shnderrohen ne simbole, metafora, alegori. Mund te thuhet se ca krijime poetike nuk jane fare te lehta per t’i perkufizuar, per te perkufizuar karakterin dhe qellimin e tyre. Ja epika e e shekullit XXI, ku instrumentet jane lirike; epika ne nje gdhendje te bukur dhe koncize, te sakte dhe te perkryer…Epike e poezive te shkurtera, qe mbartin mendime te medha, nepermes labirinteve te gjera te bashkekohesise, ku hija e Engjellit te Zi shnderrohet ne Minotaurin e paemer, pastaj „Itaka…/Megjithate / Liber i grisur”. Vazhdoj te lexoj gjithnje i tronditur poezine e poetit te madh bashkekohes shqiptar dhe, e di se keto poezi jane shkruara pardje apo dje apo neser, e ne te njejten menyre do te pulsojne dhe regetijne me gjak, vuajtje, stoicizem e urtesi. Podrimja - ky poet i ralle me nje ndjeshmeri te madhe njerezore dhe poetike, subtil, delikat, ketu ne dimensionin epik do te mbetet pergjithnje ne historine e letersise, sepse arti i tij eshte nje mesazh njerezor, qe i adresohet ardhmerise se njerezimit dhe deshmi e psikikes njerezore, se nuk kemi qene indiferent.
Mund te pajtohem apo te mos pajtohem me teorine apo ndoshta me tezen ose me mendimin mbi „Evropen e pergjumur”, por endrren e Evropes e permbushin zgjimet e pavarura apo te shtrenguara, e pervec kesaj endrrat e tmerrshme plot llahtar, halucinacionet dhe vegimet mbi fuqine, mbi madheshtine, mbi lirine apo mbi ardhmerine e ndritshme dhe agimet e kuqerremta. Gjithashtu jane endrra edhe te Shqiptareve ne Shqiperi dhe ne Kosove e diaspore, te cilet gjithashtu jane pjese e pandare e kesaj Evrope sikur Franca, Germania, Greqia apo Austria.
Ali Podrimja: „Flaka e vjedhur”, Poezi te zgjedhura, Zgjodhi dhe përktheu nga shqipja: Mazllum Saneja, Shtëpia Botuese „Pogranicze”, Sejny (Poloni), 2007)
„Digjet Parisi” ky titull i romanit te Bruno Jashjenskit me terhoqi vemendjen gjate leximit te poezise se shkelqyer te Ali Podrimjes „Nen dritare digjej Parisi”. Po, Europa gjithnje ka zgjuar emocione, ndjenja entuziazmi dhe gjendje depresioni, ndjenja te zemerimit dhe te admirimit, ndjenja te zilise dhe te humbjes, dhe po kjo Evrope gjithnje ka qene egoiste, indiferente dhe frigjide edhe ne enderrimet e veta. A thua valle si pike referimi duhet te jete doemosdo Kulla e Ejfelit, nga kjo lartesi sikur nga Kulla e Fildishte, endrrat e ashtuquajtura te „popujve te vegjel” (çfare fjale te tmerrshme), ku gjithnje na jane shfaqur si te papermbushura , qe si perfundim kane sjell zhgenjimin e thelle. Madje edhe ne qofte se kane qene endrra te medha, shpresa te medha, vuajtje te renda e te thella. Per ca poezi si per shembull „Ne teatrin e ri”, „Testamenti” gjate leximit gjithnje mendoja se jane shkruar ne buze te humneres, ne caste te pasigurise, ankthit dhe rreziqeve te jashtezakonshme, sikur vdekja e sigurt i shkonte pas autorit ne cdo hap, duke bere me te lojen e cuditshme…, mbi gjithcka, ndaj edhe per ditet e bardha shpresedhenese, Se poeti asnjehere dhe askurre nuk dorezohet ne jete, po gjithnje e mban shpresa, besimi dhe dashuria per njeriun ngadoqofte ai ne bote.
Ali Podrimja gjithnje eshte ballafaquar, duke luftuar ne menyre te paepur me fatin dhe historine, gjithnje ballelart, me guxim,nder dhe dinjitet, i vetedishem per „mjerimin njerezor”, duke ditur se mund te jetohet edhe me „litar/ rreth kokes”.
Emri „Loja” kthehet here pas here ne poezine e Podrimjes, e cila eshte arketip, celes –emer, duke percaktuar momentin dhe situaten. Poezite „Zari”, „Loja e pakryer”, „Fatet”, „Fillimi i fillimit” – ndonese me permbajtje te ndryshme, po qe ngerthejne nje motiv te perbashket si lajtmotiv – idene e udhetimit, te kerkimit, te mallit, te detit. Ndaj, „dikund ne bote”. Poeti nuk ka per detyre te na bind, sepse ne i besojme pa rezerve, e dime se enderrimet jane fragmentare, Se madje edhe aktori me i mire e di oren e triumfit, se fitorja eshte vetem fitore e pjeserishme, megjithate gjerat e pashpjegueshme mbeten deri ne fund. Se asnjeri nuk fiton, ndaj, fituesit gjithashtu jane humbes.
Pastaj, ne skenen e historise na shfaqet Gjergj Kastrioti – Skenderbeu,prijesi shqiptar, kryengritesi dhe heroi kombetar, rreth te cilit mblidhen luftetaret e lirise, te demtuarit, hakmarresit dhe populli. Ne poezine e Ali Podrimjes, ky personalitet i shquar historik i popullit shqiptar, duket sikur gjithnje edhe sot bredh dherave te Shqiperise se ardhshme:”…zgjuar rri/…mbi koke te Njeriut/ Drite ben Ai” („Skenderbeu”).
Motivet, hollesirat, faktet – ne poezine e vet, poeti e shfrytezon thesarin e gjenise se popullit, po ashtu i merr edhe nga realiteti, sepie „Ishulli Albania” eshte „Pike uji/Ne shuplake te t’eturit”/.
Nje bote e tere origjinale, e vetme, nje bote e rendesishme . Ketu ndodh gjithcka: krimi dhe dashuria, lufta dhe casti i pushimit te shkurter, kujtimet dhe torturat,vuajtja dhe deshperimi, semundja dhe vdekja e Lumit. Cikli i poezive „Duke ndjekur Engjellin e Zi” qe eshte nje homazh kujtimi per humbjen e parakohshme te birit te poetit, Lumit, qe me siguri eshte kaptina me tronditese dhe rrenqethese e jetes njerezore perplot digresion, dhembshuri, hidherim, lutje ndaj Zotit, perulje dhe revolte karshi fatit te katandisur, nenshtrimi i vullnetit te fatit dhe klithmat e mbytura te babait, i cili sheh se i biri i tij i semure nga nje semundje e pasherueshme po i numeron ditet e fundit ne jete dhe mbrojtja e ngulmte e poetit nga kjo lamtumire, duke ditur fare mire se nuk ka shtegdalje.Me nje gjuhe elastike dhe te natyrshme rrefen per vdekjen dhe lexuesi i vemendshem asessi nuk mund t’i harroje ato strofa tronditese.
Nderkaq, shkruaj ketu edhe per thjeshtesine dhe qartesine, qe eshte nje pune e veshtire ne te shkruarit çfare ndodh me magjistarin e poezise shqipe, Podrimjen, i cili si nje magjistar i fjales poetike krijoi gjuhen moderne poetike ne historine e letersise shqipe. Konciziteti, shprehjet lakonike me shkurtime te rrufeshme, kontrapunktet, oksimoronet, personifikimet, ndryshushmeria e rrefimit, pikat e befasishme kulmore me ato mendime te bukura, te thella, te cilat gjate leximit zeme t’i njohim si fragmente te mendimeve tona, per te verteta te qarta, universale. Dhe kesaj i sherben kompozimi i teksteve, i percaktuar dhe i harmonishem, megjithe ngjasimet spontane dhe momentet e dukshme te frymezimit.
Dhe ke mund te ze ne goje, me cfare poete ka ngjashmeri Podrimja dhe kush eshte me i afert perkah menyra e te menduarit, me format e pershkrimit etj me poetin shqiptar. Duke lexuar me kujdes dhe kenaqesi vepren poetike „Flaka e vjedhur” te Podrimjes gjithnje me perfytyrohen poetet Federico Garcia Lorca, Paul Eluard, Pablo Neruda, Louis Aragon, Salvatore Quasimodo apo Konstatinos Kawafis si dhe poetet tane Tadeusz Ruzhevic dhe Zbignjev Herbert.
Me te drejte thuhet se, ekzistojne ca karakteristika qe i bashkojne poetet, pa marr parasysh ne epoken dhe gjeresine gjeografike. Keto jane ndjeshmeria dhe mahnitja. Pastaj i bashkon raporti i ngjashem ndaj Kohes dhe Fjales. Tashme lirika e tyre e edhe e Ali Podrimjes ka hyre ne hapesirat e historise dhe vazhdon te jetoj neper shekuj gjithnje duke u aktualizuar.
„Ne ankth mbani boten
Dhe kohen teheve vezulluese
Qe pushoi kahere ne oren time
/”Shoferet e vdekjes”/
shkruan Ali Podrimja ne poezine „Shoferet e vdekjes” dhe me tutje shënon:
„vetem ora e thyer mbet
Dhe syri im cel
Buze ujit te madh
Dhe diellit
Ne zenit” (Vapa)
Dhe kjo ore e thyer e poetit u be nje rekuizite e perhershme, simbol i kohes. Mendoj se kjo ore ishte me fat, sepse ishte nje ore e poetit te madh dhe, fale tij do te mbetet pergjithnje ne letersi.
Ne poezine „Metafora e jetes sime” autori identifikohet me fjalen: ”Fjala ime behu Une” sikur te lutej dhe te shpjegonte njekohesisht kuptimin e ekzistences se vet. Megjithate, kjo vertetohet ne cdo varg te kesaj poezie.
Kliko dhe shkarko artikullin në gjuhën Polake
Thonë se populli që lind poete te medhenj behet i pavdekshem. Po, per madheshtine dhe pavdekesine paguhet me gjak dhe vuajtje, me ekzil, me netet e gjata pagjume dhe me shume hidherime dhe poshterime. Lexuesi vetem mund te supozoj se si dhe perse jane krijuar keto poezi, nderkaq, ne qofte se e ka imagjinaten e pasur dhe vetedijen historie, atehere kete e pasuron dhe zgjeron pasthenia e poetit dhe perkthyesit te njohur, Mazllum Saneja (gjithashtu nje poet i shkelqyer) dhe botuesi i mirenjohur „Pogranicze”.
Le te themi per fund se Ali Podrimja me poezine e vet na trondit, na prish dhe nderpren qetesine tone evropiane – natyrisht ne qofte se edhe me tej jemi te qete, i shkeput enderrimet tona – me sa nuk jemi te zgjuar, futet ne jeten tone, ne jeten time dhe, behet mik, pelegrin i perbashket, udherrefyes ne udhetimine tij si Prometeu, partner ne loje me fatin. Së fundi me ndihmon me poezite e tij, me ushqen shpirterisht ne kete kohe marramendese
ANDRZEJ ZANIEWSKI / Poet, prozator dhe kritik i njohur letrar
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Romani“Grykës” i Terziut, vlerë në kolanën e letërsisë shqipe
» Arben Llalla: Kontributi në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe shqipe i arvanitasit të shquar Panajot Kupitorit
» Afirmimi i njerëzve tanë në botë
» Baki Ymeri: Shqiponja e Manchesterit dhe afirmimi i Kosovës në botë
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi