Besim R. Cengu:Me Ali Podrimen, në Prizren, më 5 korrik 2012
Faqja 1 e 1
Besim R. Cengu:Me Ali Podrimen, në Prizren, më 5 korrik 2012
Me Ali Podrimen, në Prizren, më 5 korrik 2012
Shkruan:Besim R. Cengu
Më datën 5 korrik, tek po promovonim një roman të krijuesit të mirënjohur Visar Zhitit në Prizren, duke pirë kafe para aktivitetit u zhvillua një bisedë e shkurtër në tavolinë. Ishim, i ndjeri Ali Podrimja, organizatori i aktivitetit Berat Batiu (pa të cilin nuk mund të kuptohet asnjë aktivitet artistik e letrar ne Prizrenin tonë të bukur), krituku letrar Ibrahim Kadriu, Ismail Smakaj, Jeton Kelmendi, Xhemil Bytyqi dhe unë që isha i pranishëm nga Tirana në Prizren enkas për promovimin. Sapo ishim krthyer prej shtëpisë së Beratit ku i dhamë fund "libretit" të aktivitetit. Visari, bashkë me bashkëshorten dhe djalin nuk qenë per atë moment pasi shkuani të akomodohen aty afër në një hotel që Berati ia kishte zgjedhë, Holidey më duket.
Biseda u përqendrua në tempin e zhvillimit të kombit tonë, në shpejtësinë e ecurisë zhvilluese në të gjitha drejtimet. Të gjithë sa ishim shprehëm rezervat dhe pakënaqësinë se pse nuk ecet me shpejt, pse nuk levizim në njçë hap me të tjerët. Aliu lëvizte kokën i heshtur në shenjë miratimi e mirëkuptimi të kësaj bisede. Ndër të tjera deshi edhe mendimin tim. Unë, si me ndrojtje iu drejtova akademikut Ali Podrimja se para se të diskutojmë rreth kësaj teme të gjatë e të koklavitur, është mirë njëherë të rilexojmë novelën "Studenti në shtëpi" të Migjenit dhe pastaj të nisim të flasim për këtë çështje. Qeshi i menduar dhe tha:
- Po vërtet ështe ashtu. Edhe unë shpesh here i kam bërë këtë pyetje vetes. Më duket se ende i kemi "brangshat" e Megjenit te veshura, - shtoi i menduar.
Eh, - i thashë unë sikur t’i kishim hequr atëherë kur Migjeni i sugjeroi shoqërisë tonë: - Shoqni, hiqi brangshat, - ne do të ishim si të tjerët.
Pastaj biseda doli te Azem Shkreli (ai Jetoni qe ishte me ne ishte nipi i tij dhe jetonte në Bruksel). Smajl Smakaj kishte bërë një monografi a studim për këtë poet antologjik dhe i erdhi keq shumë se pse ai nuk kishte gjetur intervistë që unë kisha bërë me Azem Shkrelin në Kukës në Nëntorin e vitit 1996, pak muaj para se të ikte nga kjo botë, intervistë e cila mbeti e fundit e poetit. Duke ecur në Shadërvan në pritje të ardhjes së ores së promovimit të librit të Visarit e pyeta poetin Ali Podrimja:
- Sipas mendimit tënd a eshte krijimtaria e Shkrelit antologjike? Ali Podrimja tani nuk është më, por ende në veshët e mi ushtojnë vleresimet e tij për vargun e Azem Shkrelit mu aty në Shadërvan të Prizrenit, te Qafa e Pazarit, afër Kishës Katolike. Podrimja e vleresoi shumë poetin simbolist shqiptar duke e rradhitur padyshim në vendin e nderit ne panteonin e artit shqiptar. Me tej unë e ngacmova duke i kujtuar se para disa kohësh në rrjetin social Facebook, disa, ne mesin e tyre edhe krijues e anatemuan poetin Azem Shkreli, duke e etiketuar edhe si bashkëpunëtor të serbëve. Kishte shkruar një kundër tij dhe pastaj virusi u përhap edhe te disa të interesuar të artit e poezisë.
- Madje, - shtova unë, - pse unë komentova në këtë mes duke u shprehur se: “duhet patur kujdes kur është fjala për figurat tona antologjike, njeri (dhe i thashë emrin) me tha se kjo "mbrojtja jote bie erë policore". - Kush, - më pyeti edhe një herë për emrin për t’u siguruar. - K.R. është? - Po i thashë. Qeshi dhe pas pak shtoi: - Ai vetë ka qenë vërtet polic aktiv në kohën e Jugosllavisë dhe të Serbisë, prandaj të ka folë me atë gjuhë. U çudita! Sa i keq është njeriu kur do, dhe, sa i mirë ështe njeriu prapë kur do. Mes Podrimes e atij K.R. kishte nëntë male e nëntë kodra në mes.
Aktivitetin e kryem dhe më pas na u shtrua edhe një darkë. Pas një dite të nxehtë u \frua një mbrëmje e flladitshme. Si mbrëmjet e Prizrenit më. Isha mysafir i Beratit, i këtij edukatori të urtë, fjalëpak e punëshumë, i këtij krijuesi të heshtur e ta palodhshëm. Ai sot në Prizren është zemreku i artit të qytetit. Ishim atë natë edhe te Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Të nesërmen me Visarin vizituam objektet kulturore dhe historike, kishën katolike, gjaminë e Sinan Pashës, Hamamin e qytetit, teqen e sheh Nexhatit. U ngjitëm edhe në Kala. Nga mesdita ikëm.
Ikëm me ndjesinë e këndshme se përsëri do të takohemi si në promovimin e romanit të Visarit. Por nuk qenka e thënë. Jeta është e pamëshirshme. Vdekja na merr pa dëshirën tonë. Na merr edhe për të na mbajtur në gjirin e saj nëse i duhemi e për të na përjetësuar emrin, por edhe për të na e harruar nëse nuk kemi qenë të nevojshëm në shoqëri e familje.
Ali Podrimja e kishte përjetësuar emrin e vet para se shtriga vdekje ta marrë. Vargu i tij ka kohë që është skalitur në memorien tonë sepse sipas tij:
…heshtja ime është më e vjetër
se unë e më e fortë
se vdekja ime…
Në fakt ai nuk kishte heshtur asnjëherë, ai kishte piskatur (por piskatjen e tij e quante heshtje) për të shkundur pluhurin nga truri ynë sepse gjithnjë donte që të përjetonte gjithçka me njeriun, ta provonte veten me bashëudhëtarin e vet:
…Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë…
Ai e provoi veten dhe e dëshmoi atë, po ne???
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012
» Halil Matoshi:Qyteti pa dashuri: Shkoi edhe Mixha/ KOHA Ditore, korrik 2012
» Sulejman Dida:Ditar nga takimi me Ali Podrimen
» Llapi përkujton Ali Podrimen!
» Namik Selmani:Baladë për Ali Podrimen
» Halil Matoshi:Qyteti pa dashuri: Shkoi edhe Mixha/ KOHA Ditore, korrik 2012
» Sulejman Dida:Ditar nga takimi me Ali Podrimen
» Llapi përkujton Ali Podrimen!
» Namik Selmani:Baladë për Ali Podrimen
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi