Edison Ypi: NIKU
Faqja 1 e 1
Edison Ypi: NIKU
Niku
Edison Ypi
Kush është ky Niku ?! Ai pijaneci që e ka shpin’ te Oxhaku ?! Apo ai lapraksi, ai që iku me vapor në ’90-ën dhe u kthye me “Hummer” në 2001-shin ?! Apo ai tjetri, ai çuni’ lagjes që e ka shpin n’fund t’rrugicës, ai që i ngre flokët lart dhe i fikson me xhel, që babi i punonte ke i firm’, që mamin e ka shitëse, tezen parukiere, gocën e hallës shefe, i çun xhaje drogaxhi’,
që ka carac n’oborr t’shpis, që ka shok Lirin i cili pi birr’ me Çim hajdutin dhe Titin e Meremes që ka pas’ dashnore
Enkelejdën, dhe Timin e Sanijes që rrafi Xonin për punën e Gentianës, që bën gara me makina me Gonin dhe Gimin me 240 në orë te pista e Gjadrit, të cilët i ka shok’ t’ngusht, sepse ata të dy, bashk’ me nji tjetër mahalleli që Niku e ka komshi, kan’ bër’ ushtrin’ bashk’ ?!
Jo !
Këta Nika ku m’i gjen. Këta janë luanër që s’mposhten, tigra që s’përkulen, yje që s’shuhen. Pa këta nika si drita Albania do rënkonte dhe qante si Angola.
Nick-u i Internetit !
Shkurtimi i çuditshëm, ky përçudnues dhe përdhosës i emrit, i quajtur Nick i Internetit, që një tufë shqiptarësh skllevër të virtualitetit, kuturisës të forumeve, brejtës të Ueb-it, e bëjnë gjoja në emër të lirisë dhe ruajtjes së privacisë, është një shëmtim rrënqethës i pashoq.
Nga cila vrimë doli ky mi ?! Kush e solli këtë murtajë ?! Nga mbiu kjo fëlliqësirë ?! Pse duhej kjo fantazmë ?! Kush e pruri këtë kolerë ?!
Cili është shqiptari që ngrifet me Nik në Internet ?
Është adhuruesi dhe robi i veseve, mosnjohësi dhe penguesi i mbrothësisë njerëzore, grindaveci i bodrumeve të metropoleve, ai mjerani i emigracionit që me një laptop përpara përmes gromësimash ortografike nxin ditët e lodhjes dhe zbardh netët e vetmisë, qyqari rënkues i kudo ndodhur që përmes Internetit rreket të shkarkojë epshet e mungesës së identitetit, tuhafi dhe i pa afti që kujton se me Nik mund të bëhet i famshëm, vanitozi që ngutet të faktorizohet përmes hijes, skllavi i ngushtësisë së mëndjes, superficialitetit, kalbjes cerebrale, mungesës së fantazisë, thatësirës shpirtërore, mjerimit intelektual, moskuptimit shoqëror. Pra fundërrina e shoqërisë; frikacaku, burracaku, gjysmaku, çereku, i devijuari, horri, shkurt; bërllogu i Kombit.
Edhe mund të përdoret Nik në Internet. Ta zemë nëse je i sëmurë me zgjebe, dhe, meqënëse s’gjen rehat nëpër doktora dermanin e kërkon tjetërkund. Për këtë, futesh në një forum ku flitet për sëmundjet ngjitëse, pas zgjebes i ngjit vetes edhe një zgjebe tjetër, pra një Nik, komunikon pak, orintohesh disi, lehtësohesh paksa, dhe del. Por jo Nik kot, pa asnjë shkak !
Kombinacionet ortografike më të përçudnuara të Shqipes, të cilat ditëzinjtë t’anë i sajojnë për Nik, të lënë pa mënt.
Çfarë bëjnë morracakët me Nik ?!
Vetëm shajnë-shajnë-shajnë të tjerët me emër, dhe mburrin-mburrin-mburrin veten me Nik. Asgjë tjetër !
Ndër shekuj shqiptari i ka folur tjetrit edhe me dredhi edhe me frikë. Por kurrë kaq pabesisht, duke u fshehur i tëri.
Sot, qefi më i madh i shqiptarit me Nik, të përdhosë shqiptarin me emër ! Pa harruar asnjë ! Të gjithë shqiptarët me emër. Nga më i shquar, tek më modesti.
Sa qesharake ! Dhe sa e pështirë !
Po pse ?! Me cilën të drejtë ?! Sipas cilit Kanun ?!
Pa asnjë të drejtë. Kot, vetëm sepse ashtu ua do...sëmundja.
Sa të mjerë !
Gallatë e madhe është kur në ndonjë forum mblidhen si lugetër një tufë nikaxhinj hije dhe rreken të përdhosin njerëz të gjallë me gjak ndër deje dhe emër e mbiemër të shpallur.
Po çfarë thonë or’ aman ?!
Tepër e vështirë ta përmbledhësh çfarë thonë. “Idetë” e nikaxhinjve mitomanë në kërkim të ethshëm të namit përmes përdhosjes së tjetrit, nam që s’e arrijnë kurrë, ato kombinime verbale të improvizuara nga më të përciptat, janë gjërat më pa lidhje, më pa fill, aq të shpëlara, të pështira, e të shpifura, sa zorrët t’i nakatosin.
Për të dhënë vetëm një shembul se ç’katranosin këta budallenj, ja një paradoks i lezeçëm; Kur nikaxhiun a nikaxheshën e zë frika se mund t’i zbulohet emri po të lehi ndaj dikujt, sajon një Nik të ri ! Një Nik të Nikut ! Një hije të hijes së vet ! Këtë, në mënyrë që, atij apo asaj, t’i mundësojë të llomotisë pa pasoja tinëz nga një bodrum tjetër edhe më i errët nga ai ku ishte futur me Nikun e vjetër. Aman o Zot !
Hijet me Nik, që s’lën kusur për tjetrin me emër, s’para flasin keq mes vedit. Shtrëngim rradhësh hijesh ?! O Perëndi ku je ?!
Si njihet në jetën e përditëshme shqiptari me Nik në Internet ?
Nga surrati ! Por ka edhe një mënyrë më të sigurtë. Nëse dyshon për ndonjërin, afroju dhe pyete; A përdor Nik në Internet ?
Pe që u gjallërua nga pyetja, i shkëlqyen sytë, dhe të tha “Po” gjith’ qef dhe me vendosmëri ? Sipas takatit dhe frymëzimit të momentit, nga neveria si dhe për tu hakmarrë që të mori për të ngjajshëm, bëj njërën nga këto; futi një shpullë, pështyje në surrat, thuaji idiot, dhe ik.
Po t’u përgjigj mëc-mëc me gjysma, shaje budalla dhe mbathja.
Ama po e pe se për Nikun nuk ka asnjë ide’, dhe sinqerisht dhe pafajsisht ngre supet e picërron sytë me habi’, që të mos ndodhi të hash ti ndonjë shpullë për pyetjen pa kuptim, mos e lër pa i rënë një herë shpatullave dhe pa i thënë; Hallall qumështi i nënës, o shqiptar i vërtetë !
A të ketë vallë një zanafillë kjo zezonë e hedhjes së gurit dhe fshehjes së surratit nga pisa buburrecë që shkapërdhehen rregullisht pas ndeshjes me të parën sfidë elementare reale ?!
Nick-u i Internetit të shqiptarëve ka, jo vetëm zanafillë e spjegim, por edhe histori dhe traditë. Madje të begata të dyja.
Ngjajshmëria e Nikut dhe spiunllëkut bën mu, ulërin ! Prandaj Niku i Internetit dhe Pseudonimi i Sigurimit janë përsosmërisht e njëjta gjë e aplikuar në dy kohë nga e njëjta rracë shqiptarësh bastardë. Gjyshi apo babai me Pseudonim në kohën e shkuar, nga njëra anë, dhe trashëgimtarët e tyre të denjë për të tilla punë, nipi apo biri me Nik në ditët tona, janë një realitet më se i qartë vetëm një sy po të hedhësh kazanëve të plehrave virtuale, të ashtuquajtura forume.
Lumturimi rrëqethës që edepsëzit me Nik ia garanton fshehtësia, lehtësimi që palaços së lindur i jep mungesa e turpit, papërgjegjësia që rrjedh nga kultura e munguar, papërmbajtja që j’a fal dobësia e karakterit, mungesa e edukatës familjare, këto e të tjera të zeza, gjallojnë të gjitha në ato tre germa.
Heroizmat inekzistente të luftës dhe pas luftës nëpër libra me turli biçimsëzër mburravecë që gjoja mbrojnë Shqipërinë nga të tjerë shqiptarë që Shqipërisë duan t’i bëjnë varrin. Fotot e Diktatorit që s’shkulen e s’shkulen nga muret e filmave ku me mençuri dhe urtësi proletare kërrusur mbi tavolina paraardhësit e sotëm të Nikut zbërthejnë intrigat e armikut. Meselerat haluçinante me sabotatorë të fshehur si gjarpri nën gur që mezi ç’presin pushtetin popullor ta përmbysin dhe partisë t’i bëjnë varrin. Rrëfimet e jargëta të xhaxhait oficer, lehjet e kushuririt Hero i Punës, ngrehjet e pafundme të artistëve dhe aktorëve “titanikë”. E të tjera e të tjera si këto ndyrësira, janë kordoni ombelikal që lidh të kaluarën reale jo fort’ të largët me të tashmen virtuale, nga i cili kordon rrjedh llumi që mbush kazanin e turpshëm të zëvendësimit të emrit të natyrshëm me Nikun e neveritshëm.
S’ka tjetër shpjegim për këtë pikëllim modern.
edisonypi@gmail.com

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë
» Edison Ypi: Ut ne Pub
» Edison Ypi: Bajrami
» Edison Ypi: Beqir
» Edison Ypi: Leman Ypi
» Edison Ypi: Ut ne Pub
» Edison Ypi: Bajrami
» Edison Ypi: Beqir
» Edison Ypi: Leman Ypi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi