Makfire Maqedonci – Canolli, lindi më 18 nëntor 1969 në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb.
Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.
Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.
Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.
Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.
Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” si dhe ne “Radio Projekt 21 – Danimarke si bashkepunetore. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.
Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).
Cikël poetik nga libri: Gjurmë nëpër flakë
Himn për gjakun
(Në vend të një kënge për
luftëtarët e lirisë dhe UÇK-në)
Asnjë shtyllë nuk mund të mbajë
peshën e lirisë si ju,
gjaku im vertikalisht!
Mes tokës dhe reve të zeza,
ky flamur i kuq,
në shtizën e pushkës,
lidh tokën me diellin,
Gjergj Kastriotit i çon lajm,
Kosovën e kthen në kështjellë,
në agimin e pavarësisë.
Dhe me gishta prej gjakut
Uubie telave të jetës,
në ikje të natës vonë.
E nënat mbushin gjinjtë
me qumësht fëmijësh,
kur Dirini i Bardhë ndalet pak,
një dorë ujë ma derdh në ballë,
ikën si neperkë, e trollit shqipar
një litar i çon.
Tutje një daulle tund dheun,
e yjet si mollat nga degët bien,
nxitueshëm në tokën e arbërit.
“Jemi vonuar shumë”,
Njëri-tjetrit i thonë.
Refreni i tankut
Dhe tymi që i shkonte pas thoshte:
Ja dhuma për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!
Dhe gjurmët e zinxhirëve mbi asfalt
edhe më egër mbi lëkurë ushëtinin:
Ja gjenocidi për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!
Dhe zhurma e makinës së vdekjes,
Vetëm një refren dintej
Ja shfarosja për ju:
Vetëm pse jeni shqiptarë!
Kosova është serbe,
thoshte makina gri,
me refrenin e vet përmbi.
Ekzod
Vaji i fëmijëve mallkonte rrugës mbi gjakun e vet,
shkelur zbathur me qumështin e nënës në buzë
rrugës për të ikur nga trolli Ilir,
nga flaka e vdekjes përhapur gjithandej,
mbi blerimin mbjellë në zemër,
bashkë me nënën e me një çantë me pak bukë,
që të mbajnë shpirtin në shtegëtimin e zogjve,
drejt vendeve të ngrohta.
Mirë se erdhe, të thoshte gjysma tjetër e atdheut,
konaku i fqinjëve gjithashtu,
me zemrën e nxjerrë jashtë,
që bijtë e tjerë të shqipes,
të ndihen si në shtëpinë e vet,
si në oxhakun e gjyshit dikur,
bashkë me përrallat e ninananat,
që gjumin të bëhej i qetë,
zbritur nga krahët e tmerrit,
pa gjëmën e birit tjetër të zhdukur,
pa varr e pa nishan,
kthyer diku në muranë,
me gurët e gjakut,
përmendore e trishtimit dhe e mallkimit,
zë i qyqes në degën e thatë.
A mund të flasim kuq e zi?
Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditë
në gjysmën e ditëlindjes sime,
në nëntorin e tretë në shkurtit 2008,
me gjysmën e shpirtit të qeshur,
në vendlindjen time.
Me njërin skaj të buzëve
puthte flamurin e kombit,
me tjetrin skaj,
flamurin e shtetit më të ri në botë,
të gjysmës tjetër të Shqipërisë,
që ka emrin Kosovë.
Dy ngjyrat e flamurit shpirti i tij kishte.
Njëra Isa ishte,
tjetra Boletin dëshirë të quhej kishte.
Urime, Kosovë!
Mëvetësinë e gjakut tënd gëzoje!
E kuqja uronte me valët e flamurëve të botës.
Nën hijen e luleve,
përkundur nga tanku i paqes aty.
U ndal pak e frymë thellë Isa mori,
si t’i çahej atë ditë po i bëhej krahërori,
kur nëpër gajtana të tirqve
ngjyra e zezë po nxinte,
si vetëtima që zbret në tokë prej mali,
përçuar nëpërr një shufër metali.
Ashtu si përçuan vargjet e mia,
Gjysmën me Isa, gjysmëm me Boletin,
kur mbi dy gjysmat
shqiponja me flatra rri përpjetë,
shkruan me pendë në qiell
datën e nëntorit të vërtetë.
Abetare për lirinë
Shtrënguar me zinxhirë në trupin tim femëror,
gumëzhitja si tanku armik mbi barin e vjeshtës,
të gjeja abetaren e lirisë,
në natën e zezë me re,
kur ëndërroja frymën e ndaluar në grykë
me hallkat e reja natë për natë,
që të mos çelë kurrë drita e mëngjesit tim,
i lagur me gjakun tim.
Dhe ti nuk e di, armiku im!
Që unë di përmendsh
Lirinë që ma ndalon ti,
këngën më të bukur të poetit
që ua lë cicërima zogjve,
edhe kur ti e vret.
Prapë ti nuk e di!
Se sa më shume që më shtrëngon,
aq më shumë gjaku im më mëson jetën,
zvarrë për të arritur kotherrën e bukës,
që shkel çizma jote,
në sofrën e Kosovës,
gatuar me duart e nënave.
Po ik se nuk kam kohë të flas më me ty!
Më presin trimat në male.
Kërkojnë bukë dhe fishekë,
për ty, armiku im!.
Sofër me plumba e shtruar
Ja ku e ke shtruar me plumba,
sofrën ku gatova lirinë,
për darkën e kombit tim,
kur u ktheva vonë nga arat,
të bëja bukën e re misërishte,
për trimat, që
ende nuk janë kthyer nga malet.
Mitrovica kërkon prapë trima,
aty jo nuk fluturojnë
të gjitha shqipet e lira të Kosovës.
Shtruar me plumba e ke
armiku im i vjetër,
me të njëjtën qime!
Dëshira ime e ndaluar tani,
nga paqja e botës,
për lirinë plotë të vendlindjes sime,
për tërë trollin tim,
po pret në sirtarët
e tavolinave diplomatike,
me njërën dorë
në sofrën e plumbave,
që t’i hamë bashkë një ditë.
Nuse shqip në Mollën e Kuqe
Atdheu im sa herë është tkurrur,
braktisur me dhunë
nga shqiptarët e mi,
duke marrë me vete vetëm emrin “shqiptar”,
me lot në sy,
zemra duke qajtur me ngashërim.
Gjyshi im ruam edhe sot,
mbiemrin e vjetër “Maqedonc”,
në kohën kur gjyshja ime
u bë nuse në Mollën e Kuqe,
në vendin ku flasin shqip
vetëm eshtrat nën dhe,
ose ndonjë zog që andej i bie fluturim
dhe këndon emrin e atdheut im,
poemën e time të kafshuar
nga të katër anët,
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi