Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! – Roman

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! – Roman Empty VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! – Roman

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 11:04 pm

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! – Roman 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! – Roman

RINGJALLJA E KRISHTIT!

Fragment

Po afron mesnata e unë dua ta pres. Unë tani nuk e di se çfarë bën ti, si je, si i kalon ditët. Jam në errësirë të plotë, po në fakt, sidomos këto ditë net më ndihmuan ta njoh veten time si nuk e kam njohur kurrë. Bota jote është kaq larg botës sime të vogël, saqë mua tani më vjen turp kur mendoj se besova që ti më deshe. Ç’gjë më bëri ta besoj? Nuk duhej të mjaftonin vetëm fjalët e tua, jo, jo. Unë duhej ta shihja veten në pasqyrë si trupin, ashtu edhe shpirtin, një grua tepër e rëndomtë për të menduar se vlej për diçka. Dikur të kam thënë që nuk më vjen turp prej teje, por tani, për arsyet që të thashë, më vjen turp së pari nga vetja ime që besova, pastaj edhe nga ty që ta shpreha dashurinë. Kur bota është e mbushur me bukuri të reja, inteligjente, të talentuara, sensuale, lozonjare, cila isha unë përballë tyre? Jeta nga vija unë nuk kishte diell...
Edhe pak minuta e vjen mesnata. Unë po e pres këtu. Ja, ora ra.
Kristos anesti, i dashur D! Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall! Tani dua të ndiej puthjet e tua ashtu si m’i jepje dikur, tri herë sipas zakonit tim ortodoks.
Të uroj natën e mirë e gjumë të qetë, i dashur D! Dhe të përqafoj fort me gjithë mallin tim!

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! – Roman 30754_514926448534872_772431351_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi