Autoblindat e EULEX-it “barrikadohen” te ura
Faqja 1 e 1

Hysni Syla, BOTA SOT
Shumë qytetarë të Mitrovicës që për çdo mëngjes kalojnë rrugës afër urës kryesore mbi lumin Ibër, janë befasuar kur në cepin jugor të saj, kanë parë, pas një kohe relativisht të gjatë, shumë automjete dhe autoblinda të policisë së EULEX-it.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti, duke u prononcuar lidhur me rastin, tha se policia e Kosovës nuk ka pasur ndonjë arsye për t’u pozicionuar në cepin jugor të urës, në kohën kur çdo gjë është normale.
Ndonëse situata ishte e qetë gjatë tërë javës së kaluar, mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë janë rikthyer imazhet e zbehura të vendosjes së automjeteve policore. Policët shqiptarë, që zakonisht qëndrojnë në këtë pikë për të kontrolluar automjetet e dyshimta për kontrabandim të mallrave, nuk kishin ide se përse këtë të martë ishin grumbulluar aty dhjetëra automjete dhe tri autoblinda të policisë së EULEX-it, një numër i madh policësh dhe disa ushtarë të KFOR-it. Në ndërkohë qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve bëhej normalisht dhe pa u ndaluar nga askush. Disa nga qytetarët që vinin nga pjesa veriore për në atë jugore, thanë se edhe në atë pjesë të qytetit situata është e qetë dhe pa ndonjë problem. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti, duke u prononcuar lidhur me rastin, tha se policia e Kosovës nuk ka pasur ndonjë arsye për t’u pozicionuar në cepin jugor të urës, në kohën kur çdo gjë është normale. Ai tha se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur me kërkesën e KFOR-it, për të realizuar ndonjë ushtrim të planifikuar. Ndërkaq, një zyrtar tjetër i policisë në Mitrovicë, tha se stacionimi i automjeteve policore në cepin jugor është bërë në kuadër të planit operativ, pas paralajmërimit për fillimin e punëve në ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”dhe protestave të serbëve kundër këtyre ndërtimeve. Kjo mbase edhe mund të jetë e vërteta, pasi që të mërkurën pritet fillimi i punëve për rindërtimin e disa shtëpive të shqiptarëve në lagjen e lartpërmendur dhe vazhdimi i punëve në shtëpinë e Ali Kadriut, ndërkohë që ekstremistët serbë janë kërcënuar se nuk do të lejojnë një gjë të tillë me asnjë kusht. Një pjesëmarrës i takimit të ashtuquajturit “Këshill i pjesës veriore” të qytetit, ku shqyrtohen çështje e sigurisë, tha për “Bota sot”, se serbët janë deklaruar haptas se do të bëjnë gjithçka që të mos lejojnë ndërtimin e shtëpive shqiptare, pasi sipas tyre ato paraqesin kërcënim për ta. Ai deklaroi se u ka thënë serbëve se me ose pa dëshirën e tyre, shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë, do të rindërtohen gjithsesi. Sipas tij, edhe policia e EULEX-it u ka deklaruar përfaqësuesve të shqiptarëve se nuk do të lejojnë askënd që të pengojë ndërtimin e shtëpive të planifikuara shqiptare, duke kërkuar nga këta që të mos provokojnë me asgjë dhe që të mos grumbullohen afër vend ndërtimeve të qytetarëve, përveç mjeshtërve dhe pronarëve. Të shtojmë se kjo gjendje përreth urës kryesore mbi lumin Ibër ka qenë deri në dërgimin e këtij raporti.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
» Lajme nga EULEX-i
» Në anën e EULEX’it

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi