BOTIM I RI- PREND BUZHALA: "AMËZA E RRËFIMIT - Shkrime kritiko-letrare / proza e sotme shqipe", ROZAFA, Prishtinë, 2012
Faqja 1 e 1
BOTIM I RI- PREND BUZHALA: "AMËZA E RRËFIMIT - Shkrime kritiko-letrare / proza e sotme shqipe", ROZAFA, Prishtinë, 2012
BOTIM I RI
PREND BUZHALA:
AMËZA E RRËFIMIT
Shkrime kritiko-letrare / proza e sotme shqipe
Shtëpia Botuese ROZAFA, Prishtinë, 2012, faqe: 504
MENDIME TE DY KRITIKVE LETRARË:
Ali D. Jasiqi
"Autor i disa veprave letrare Prend Buzhala po i ofron lexuesit shqiptar edhe një vepër me vështrime kritike për librat e botuar, kryesisht viteve të fundit. Ai do ti shoshës thellësisht veprat e afër njëzet shkrimtarëve shqiptarë, qofshin këto romane apo edhe tregime e vepra të gjinive tjera letrare. Vepra hapët me shkrimin për veprën e njohur të Ismail Kadaresë “Kushe solli Doruntinën” me ç’rast autori do të konstatojë se “Shkrimtari e ka vendosur ngjarjen në mesjetë dhe e ka përzgjedhur për trajtim baladën arbëreshe, si dëshmi e kohës së fisnikëve arbërorë. Interesa paraqesin mendimet për një botë me besë, një si rindërtim në krejt jetën e Arbrit, para stuhive që priteshin të vinin me dervishë leckamanë, me ca rapsodë e incidente në kufi. Romansieri na dëfton se përplasja e interesave mes fuqive të mëdha, ideologjive etj, është e hershme. Në këtë vorbull përplasjesh, besa merr përmasa mrekullibërëse, kurse Stresi shpall para gjindes se Doruntinën e ka sjellë Konstandini: “Secili prej nesh ka pjesë në këtë rrugëtim…” Në fund ai jep dorëheqje, sepse kjo nuk pajtohej me detyrën që kishte si mbrojtës e hetues. Duke i ngritur një monument besës, atëherë kur në sfondin historik do të bëhet edhe Kanuni a Kushtetuta e Lekës për Besën, përligj faktin se nuk janë gjyqet apo forcat e mbrojtjes ato që e ruajnë ligjësinë, po është Besa, e përcjellë si trashëgimi brez pas brezi, si mbrojtëse e këtij identiteti, si ideal drejt përsosmërisë njerëzore e shoqërore. Si shenjtëri jona.
Në të njëjtën vepër e gjemë edhe një shkrim tjetër për shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe atë për novelën e tij “Komisioni i heshtjes”
Duke shkruar për veprën e shkrimtares Elvira Dones Buzhala do të konstatoj edhe këtë “Elvira Dones dëshiron të na bindë se personazhet, të cilët kanë shumë vështirësi në jetë, do ta kenë shumë më të gjerë horizontin jetësor e krijues. Prandaj, janë shqetësimet, vuajtjet, dhimbjet e sfidat ato që e ushqejnë dashurinë në romanin “Më pas heshtja”. Dashuria është njajo dritare, nëpërmjet të së cilës jeta shpronësohet nga tjetërsimet e pafund e nga prangosjet e saj.”
Vepra “Rekuiem për një grua” e shkrimtarit Vath Koreshi është edhe roman lirik, edhe roman i shumësisë së refleksioneve dhe i tërësive meditative. –ka konstatua Buzhala
Ngjashëm ka veprua ai edhe në studimet tjera, si bie fjala për romanin e Daut Demakut Thuaj jetës mirëmëngjesi ku gjemë edhe këtë konstatim “Ja cila është lënda tematike-fabulare në romanin “Thuaji jetës mirëmëngjes” të Daut Demakut: rizgjimi i emocionit të dashurisë nga një shkrimtar që kthehet në Kosovë nga një vend tjetër dhe takimit mbas shumë vjetësh me Hanën bukur, një adhuruese e të parit, e cila punon në Shtëpinë e shkrimtarëve. Një shndërrim i mbrendshëm personal i dy personazheve drejt "pjekurisë dhe përvojave shpirtërore". Një këndvështrim krejt i ndryshëm i botës e një përafrim misterioz shpirtëror, përvojash krejt të veçanta e të jashtëzakonshme të një realiteti shpirtëror në takimet mbas shumë vjetësh, para shtëpisë së Shkrimtarëve, ku punon Hana: kalojnë një natë në banesën e vajzës, mandej veçohen nga shoqëria, shkojnë në Bjeshkë, në një shpellë, ku jeton Mësuesi, plaku Mal Berisha.....”
Ndërkaq duke bërë fjalë për tregimet e Adem Demaçit Prend Buzhala do të theksojë “Tregimet e kanë fillimin e fundin e tyre, rrjedhën e tyre narrative-fabulave, kufijtë e tyre ontologjikë. Nëse estetët nënvizojnë se fillimi i tregimit e ka “për detyrë” që ta ndryshojë tipin e perceptimit, atëherë përfundimi i tij merr barrën që ta mënjanojë atë perceptim të tillë, të organizojë përmbajtjen e paorganizuar, ta bëjë një tërësi përmbajtjesh të organizuara. Janë, këto, tregime pa grumbullime planesh a ndërlikimesh të jashtme, po me tension që vjen gjithnjë duke u shtuar. “
Në këtë libër i gjemë edhe kritikat për libra e autorëve tjerë në mesin e të cilëve po përmendim Branilla Tllamin, Petrit Palushin,Tonin Çobanin, Halil Zendelin, Ramadan Hazirin, Fatmire Durakun, Halil Haxhosajn,Ibrahim Kadriun, Fritz Radovanin dhe Don Mark Sopin,duke shtruar çështjet karakteristike për secilin autorë."
************************************
NDUE UKAJ:
"Janë 47 autorë, me mbi 60 vepra në prozë, që i vështron kritku e studiuesoi trashmë i njohur i letrave të sotme shqipe, Prend Buzhala. Ky vëllim dinjitoz i shkrimit kritik, përfshin shkrime kritiko-letrare e studime për veprat më të reja në prozë, ku vëllimet me tregime e novela,a shtu si edhe romani, vështroihen, intepretohen dhe zbërthehen nga këndvështrime rtë pasura të shkrimit kritik. me gjithë këtë volum veprash e autorësh, pamja e letërsisë shqipe na del më e plotë.
Për Buzhëlën nuk ka privilegj kjo ose ajo rrymë letrare, ky ose ai klan autorësh, apo krahinash. Prandaj, vlerë e veçantë dhe e rrallë e këtij vëllimis shkrimesh kritike, janë vështrimi i letërsisë shqipe si një tërësi e pandarë, sespe gjuha, vlera artistike, apo bukuria e rrëfimit përjetoihen nga të gjithë.I dashur, i afërt na vjen secili autor i ku bdruar këtu: prozatorë që krijojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, diasporë, Mal të Zi, tek arbëreshët e Italisë e gjetkë. Shkrimet e tij kritike, shumicën ndër to, Buzhala, fillimisht, i ka botuar në shtypin tonë kulturo në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, po edhe në diaporë, ashtu sikundër që janë prezantuar edhe nëpër vveb faqe të shumta të internetit - të publikuara kryesisht prej vitit 2004 e këndej. Kudo autori këmbëngul në kërkimin e veçorive artistike, në zbulimin e procedimevëe të reja të prozës sonë, në mjetet e reja të ligjërimit kritik e në interpretimin e romaneve, tregimeve e noivelave, po edhe të prozës dokumentare që e ka bazë rrëfimin e gjkallë e autentik. Sipas poetikës e procedimit të veprës, ndërron edhe qasja e autorit; metoda e kritikës psikanalitike, bie fjala, shfaqert e suksesshme për vepra me rrjedhë të ndërdijes, kurse ajo e qasjes së risive romanore, tek qasja e kritikës strukturaliste apo postmoderne etj. Autori e thotë vetë se proza shqipe aktulaisht spikat me vetëdijen e re për të vërtetat dhe realitetin, nga të cilat formësohet personazhi; spikatet me modelet e ndryshme të rrëfimit, të bioprozës e që përbëjnë një laryshi në këtë drejtim. Prandaj, duke e konsideruar rrëfimin si domosdoshmërinë e kskiztencës artistike e estetike të prozës fikcionale, edhe titulli i librit na shfaqet kuptimplotë: amza e rrëfimit.
Vepra ndahet në këto cikle: 1. Homazh për alkiminë e rrëfimit (ku përfshine portrete e vepra të autorëvë që nuk janë më në mesin tonë: Vath Koreshi, Mehmet Kajtazi, Beqir Musliu, Murat Isaku);
2. Ramiz Kelmendi tregimtar - portreti i tij dhe veprat “Letra prej Ulqini”, “Njerëzit dhe kërmijtë", “Vija e vrragë”, “Dy rrëfime”, dhe “Ahmet Koshutani”.
3. Poetikë e ndërliqshme - Profilizime krijuese (portretizimi dhe veprat më të reja të autorëve Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Fatos Kongoli, Anton Nikë Berisha, Visar Zhiti
Diana Çuli, Jusuf Buxhovi, Ramadan Haziri dhe Gjon Marku;
4. Thellësitë shtresore të rrëfimit - inrtepretohen vepra të autorëve Elvira Dones, Daut Demaku, Nasi Lera, Ndue Deda, Brunilda Zllami, Petrit Palushi, Bajram Sefaj, Tonin Çobani, Halil Zendeli, Halil Haxhosaj, Adem Demaçi, Ibrahim Kadriu, Mexhid Mehmeti, Bedri Tahiri, Hysen Berisha, Valdet Avdiu, Ibrahim Kelmendi, Reshat Sahitaj, Ramadan Mehmeti, Anton Gojçaj, Mëhill Velaj, Fran Camaj, Pal Ndrecaj, Biser Mehmeti dhe Dibran Fylli;
5. Katarza e Qenies Ëndërrimtare - Proza e krijuesve të rinj (përfshin veprat në prozë të autorëve Herolinda Zenuni - dy romane, Vilson Culaj, Ardian Jasiqi dhe Jetlir Buja).
6. Bioproza, modeli dokumentar ((Rasim Selmanaj: “Peizazhi i ëndrrës”, Fritz Radovani: “Një monument nën dhé”, Bedri Islami: “Enigma e një vrasjeje të
shumëfishtë”, (Edmond Berisha: “Grandslam i Edit”, shqip e gjermanisht).,
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prend Buzhala:**********(Poezi)
» PREND BUZHALA, SHKRIMTAR DHE STUDIUS I DENJE I LETRAVE SHQIPE
» Prend Buzhala:Ese- FJALA POETIKE, KJO VAJZË E RRUZULLIT , - ne manifestimin poetik PEGAS ALBANIA,Prishtine 21 shtator 2011
» Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE
» Prend Buzhala:****
» PREND BUZHALA, SHKRIMTAR DHE STUDIUS I DENJE I LETRAVE SHQIPE
» Prend Buzhala:Ese- FJALA POETIKE, KJO VAJZË E RRUZULLIT , - ne manifestimin poetik PEGAS ALBANIA,Prishtine 21 shtator 2011
» Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE
» Prend Buzhala:****
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi