Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grabovci i zhgënjyer me EULEX-in, por ka komunikime të veçanta

Shko poshtë

Grabovci i zhgënjyer me EULEX-in, por ka komunikime të veçanta Empty Grabovci i zhgënjyer me EULEX-in, por ka komunikime të veçanta

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 12:07 pm

Grabovci i zhgënjyer me EULEX-in, por ka komunikime të veçanta Xxl_1-adem-grabovci-9801354501254

Grabovci i zhgënjyer me EULEX-in, por ka komunikime të veçanta

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai është subjekti kryesor. Grabovci thotë se megjithatë do të bashkëpunonte me EULEX-in për ta sqaruar këtë çështje.
“Jam i bindur se në përbërjen e EULEX-it ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit”, ka thënë ai.
Grabovci thekson se ai personalisht ka kanale të veçanta të komunikimit dhe ka rol të veçantë për të koordinuar punët me zyrtarë të Qeverisë, të Kuvendit dhe të institucioneve tjera. Sipas Grabovcit, publikimi i incizimeve është shkelje e rëndë e privatësisë, ndërsa nuk ka lënë të kuptojë se do të kërkonte falje, ashtu siç ka kërkuar kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi