FATMIR MINGULI:RRAPI I NIVCË BUBARIT DHE ALEN BOSKÉ
Faqja 1 e 1
FATMIR MINGULI:RRAPI I NIVCË BUBARIT DHE ALEN BOSKÉ
FATMIR MINGULI:RRAPI I NIVCË BUBARIT DHE ALEN BOSKÉ
( Ese për një rrap)
Ideja për të shkruar një ese për rrapin e Nivicë Bubarit është e hershme, por e pakristalizuar në skeletin e duhur. Shumë vite përpara, diku nga 1975-a, Edi Hila ekspozoi pikturën e mrekullueshme „Pemët“, e cila u kritikua së bashku me autorin nga ithtarët e realizmit socialist. Për çudi, pemët e Edi Hilës ngjanin me njerëzit. Mund të jetë këtu filizi që mbiu për të shprehur një mendim për një pemë, natyrisht jo si gjithë të tjerat.
Rrapi i Nivicë Bubarit është me emër në Shqipëri, ndoshta edhe në Korfuz, në Italinë e Jugut apo edhe në tokat fqinje maqedonase. Ky rrap nuk është i vetmi që është kështu i lavdishëm, sepse ka shumë e shumë pemë të tilla të mëdha, të stërlashta, me “biografi“ të pasur. Është edhe rrapi i Mashkullorës, është dhe rrapi i Prizrenit, i Bezistanit në Elbasan, secili me biografi të pangjashme me të tjerët.
Vite më vonë unë shkrova një ese për pemën e Nënë Terezës që u mboll në kopshtin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Në këtë ese unë shkrova për pemët dhe për njerëzit. Vetë eseja ishte e brishtë, ashtu si vetë Nënë Tereza, ashtu si dhe vetë pema që u soll nga India dhe që edhe sot është ashtu, me trup të hollë, jo shumë e lartë, ndonëse kanë kaluar shumë vite. Kur shkruaja këtë ese, u ndesha me një poezi të Alen Boskes, një poezi që i kushtohet pemës madhështore me emrin rrap.
Çuditërisht, rrapi për këtë poet francez, nuk ka formën e njeriut të zakonshëm. Në vargjet e tij ai, rrapi, është një njeri mbigjigand dhe i gjithëhapësirshëm.
Kujt t’ia kërkojmë
lejen për të lindur?
Rrap, na lejo
të bëhemi një copë mish
midis degëve të tua,
nën hijen e madhërisë sate!
Rrap, na jep
leje për të jetuar:
do të rritemi nën lëvoren tënde,
do të kemi rrënjët e tua
dhe sipas shembullit tënd,
do të mundim të përkëdhelim qiellin.
A do të na e lëshosh nesër, rrap
lejen për të vdekur?
Hijen tënde do ta marrim me vete
atje ku gjithçka është hije
dhe shëmbëlltyrën tënde
atje ku asgjë s’ka shëmbëlltyrë,
mirënjohës do na kesh.
(Shqipërim i Besnik Mustafajit).
Rrapi, duke jetuar 3000-4000 vjet, është kështjellë natyrale, është arkeologji mbitokësore, është përçuesi i së vërtetës drejt lartësive qiellore, ndërkohë që me krahët e tij, çati klorofile, mbulon njerëzit, të cilët i ka në mbrojtje. Njerëzit pinë kafe dhe bisedojnë. Degët e rrapit janë protektorë të tyre. Rrapi i Nivicë Bubarit është një Shën Rrap, protektor i fshatit. Për vite me radhë rrapin e kam menduar edhe si një mbimësues të njerëzve me moshë të rritur, të cilët mësimet e rrapit ua përcjellin fëmijëve të tyre, nipërve dhe mbesave.
Dhe leksionet që jep rrapi janë me eksperiencë shekullore. Aty nën rrap diskutohen historikisht ngjarjet e botës dhe të fshatit e të fshatrave përreth, të bregdetit dhe të Labërisë afër bregut të detit. Kam dëgjuar shpesh që rrapi quhet “Universiteti i Nivicës”. Dhe është quajtur pa ironi. Një universitet i dytë “kolaudues” i universiteteve të shtetit apo privatë. Kolaudues në mënyrën niviciote, mënyrë e cila bazohet në ironinë e thellë, jo qesendisëse, tronditëse, por jo ofenduese. Ata pleqtë poshtë rrapit janë tepër studiues, duke qenë më parë vëzhgues të hollë të çdo gjëje, deri te kravata që ka veshur një djalë i ri, të cilit s’i ka mbirë mustaqja dhe sa ka filluar shkollën. Ironia e niviciotëve e ka burimin pikërisht te sheshi nën rrap, të bisedat e katedrës universitare të rrapit. Ironia e niviciotëve është proverbiale, atë e ka në gjak çdo niviciot, që kur është krijuar jeta në këtë fshat malor dhe bregdetar njëkohësisht, që kur rrapi i rriti krahët dhe i mori nën sqetull jo vetëm pleqtë, por dhe të rinjtë.
Kur vazhdoja Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë, dy mësues të mi ishin niviciotë. Gaqo Konomi jepte letërsi dhe Niko Muka jepte teknologji. Të dy ishin njerëz dhe mësues shumë të mirë. Në atë moshë 14-vjeçare unë u ndesha me këta dy bashkëfshatarë dhe këshillat e tyre i mora në forma të ndryshme. Gaqo Konomi ishte simbol i ironisë ndër gjithë mësuesit e Politeknikumit. Niko Muka ironinë e tij e jepte nëpërmjet shkëlqimit të syve, ku spikaste dashuria nëpërmjet qortimit. Ironia groteske e profesor Gaqos ishte çudibërëse. Ajo kthente në udhë të mbarë me qindra nxënës. I ashpër në dukje, i hidhur në shprehje, ai brenda shpirtit të tij kishte veçse dhembshuri dhe dashuri të pashfaqur. Këta dy nxënës të rrapit të Nivicës më bënë dhe mua nxënës me korrrespondencë të rrapit magjik.
Është e padyshimtë ideja se rrapi e ka pllenuar këtë veti të njerëzve të zgjuar. Ironi dinë të bëjnë vetëm njerëzit e zgjuar. Ironi dinë të bëjnë njerëzit e zgjuar e të mirë.
Në fund të fundit, është rrapi ai që e dikton këtë veti të niviciotëve e nuk është faji i tyre, ashtu si Tartarini i Alfons Dodesë ndikohej nga dielli i Provansës tek sajonte ngjarje të paqëna.
Francezi tjetër, Alen Boske, u përkthye më 1990 nga Ismail Kadare dhe Besnik Mustafaj. Libri simpatik me poezi të Boskes u shoqërua me një parathënie ese të Dritëro Agollit. Dritëroi i quan gjithë poezitë e Boskes si një pemë që do të mbillet dhe do të rritet në tokën shqiptare. Profecia e Agollit doli e saktë. Alen Boske u mboll nën kujdesin e këtyre tre poetëve tanë kopshtarë të mrekullueshëm.
Një miku im shkrimtar, kur i thashë se po shkruaj një ese për rrapin e Nivicë Bubarit dhe Alen Boskenë, ai me një naivitet të pafajshëm më pyeti se a kishte qenë Alen Boske në Nivicë. “Jo, – i thashë,- por Alen Boske nëpërmjet poezisë së tij për rrapin është nën lëvoren e tij, është një copë mish midis degëve të tij. Rrapi është një pemë simbolike. Ashtu si fshatarët e Nivicës shohin te rrapi një perëndi, dhe Boskeja e quan atë “madhëri”.
Rrapi i tejkaloi si pemë të gjitha pemët e tjera. Gjethja e tij sot është emblema e flamurit të shtetit kanadez. Ashtu si ne që kemi një shqiponjë në flamur.
E për më tepër që fshatarët shqiptarë kuvendet e tyre i kanë tamam nën hijen fatthënëse të rrapit, ndërsa fqinjët e tyre fshatarë italianë kuvendet i kanë në oborrin e kishës së fshatit.
Rrapi i Nivicë Bubarit është një çudi e trashëguar që nga krijimet e para. Rrënjët e tij sjellin histori të kaluara nëpërmjet lëngut të tyre, ua transmetojnë degëve e gjetheve. Elektronika klorofiliane e kthen këtë lëng në valë diturie që ua përçon fshatarëve, aty nën të, tek pinë kafe e diskutojnë. Ata nuk e kuptojnë këtë transmetim idesh, ngjarjesh, udhëzimesh që japin gjethet e rrapit. Por rrapi vazhdon punën e tij.
Disa thonë që ai ka qenë i rritur që përpara viteve 1400. E po kështu, shumë gjëra do të ketë treguar për Skënderbeun, Jeronim De Radën dhe studiuesit e huaj që e kanë parë këtë “madhëri natyrore”.
Degrandi, studiuesi francez që e ka vizituar Shqipërinë dhe që ka shkruar libra seriozë për ne, ka qenë në kërkim të një thesari, i cili duhej të ndodhej nën hijen e lisit të artë në kalanë e Dalmacies, në Koman. Ideja e gjetheve të arta të këtij lisi, çonte në hipotezën e ekzistencës të një thesari ari nën lis. Por Degrandi, duke gërmuar, në vend që të gjente ar, gjeti përreth tij varre të lashtë të kulturës arbërore, Ai, me librat e tij që shkroi më vonë, i quajti këto varre “misterioze”.
Misterioz është dhe rrapi i Nivicë Bubarit. Ari, thesaret, janë aty rrotull, ndoshta te gjiu gjeometrik i Kokomesë, te pylli i Prodanit, apo diku poshtë në ullishtat. Ndoshta ndodhet aty nën hijen e tij dhe, nëse është kështu, ky thesar janë niviciotët, këta shqiptarë autoktonë të pavarur, që nuk njohën tutelë. Ata njohin vetëm tutelën e Rrapit të Nivicë Bubarit.
Sepse tutela e rrapit të Nivicë Bubarit ka në esencë misterin. Ky mister ekziston patjetër në gjithë hapësirën niviciote. Kjo hapësirë është sa historike, aq dhe gjeografike, sa sociale aq dhe legjendare. Misteri i fshatit të Nivicë Bubarit patjetër ka lidhje me pak të njohurin Manastir të Kakomesë. Misteri i zhdukjes së kryqit, thesar i vërtetë rubinësh, dhe ungjillit të Kakomesë, nuk është zbuluar. Diku ata ndodhen, mbasi u morën nga brendësia e mureve të Manastirit të Kakomesë.
Nuk është thjesht misteri i zhdukjes së kryqit dhe ungjillit. Është misteri i vetë tokës ku është manastiri. Sa pak është shkruar për këto mistere!
Por rrapi i Nivicë Bubarit me siguri i di këto fshehtësira. Valët emetuese të tij do të dinë të konvergojnë me marrësit njerëzorë.
Ndoshta!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FATMIR MINGULI:RRUGA
» Fatmir Minguli:Promovimi i një libri të veçantë
» Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
» Fatmir Minguli:RUAJTSJA E KOHES-Tregim
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
» Fatmir Minguli:Promovimi i një libri të veçantë
» Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
» Fatmir Minguli:RUAJTSJA E KOHES-Tregim
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi