Meja, shembull i gjenocidit mbi një popull
Faqja 1 e 1

Kastriot Shehdadi
Edhe amaneti i 377 të rënëve këtu në Meje, ishte ta bëjmë Kosovën të lirë, të pavarur, përparimtare, një Kosovë që nuk e ndal ecjen e saj nga e ardhmja”, thotë presidenti Sejdiu.
“Gjykimet e kriminelëve serbë, të cilët kanë kryer krime në Kosovë janë farsa, ndërsa ata kriminelë duhet të gjykohen nga gjykata ndërkombëtare” tha presidenti Fatmir Sejdiu
Gjakovë, 27 prill
Të hënën në Meje u përkujtua masakra më e madhe që kishte ndodhur brenda një dite ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë. Në këtë përvjetor u tubuan familjarë që pësuan nga kjo masakër si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës duke përfshirë presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë e lokalë. Masakra e Mejes është shembulli i shfarosjes dhe realizimit të planifikuar të vrasjes totale të një populli, tha presidenti i Kosovës, dr.Famir Sejdiu, në 10-vjetorin e masakrës më të madhe në Kosovë, që serbët realizuan në Meje të Gjakovës, ku të njëjtin ditë dhe në të njëjtin vend, vranë dhe masakruan 377 civilë shqiptarë. Ndërkaq, për gjykimet e kriminelëve serbë në shtetin e krimit, presidenti Sejdiu, tha se “gjykimet e kriminelëve serbë, të cilët kanë kryer krime në Kosovë janë farsa, ndërsa ata kriminelë duhet të gjykohen nga gjykata ndërkombëtare”. Kriminelët duhet të gjenden kudo që janë fshehur, të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë edhe më shumë, sepse kemi edhe mbi 1900 të zhdukur, fati i të cilëve duhet të zbardhet. Edhe amaneti i 377 të rënëve këtu në Meje, ishte ta bëjmë Kosovën të lirë, të pavarur, përparimtare, një Kosovë që nuk e ndal ecjen e saj nga e ardhmja”, tha Sejdiu.
Ndërkaq, duke kujtuar edhe një herë një vrasje të tillë të popullatës civile, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “ky ishte një gjenocid i kryer nga Serbia”. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetar i komunës Pal Lekaj, i cili duke nderuar kujtimin për të rënët, kujtoi se “me varre e mbollëm një pjesë të mirë të tokës sonë të cilat sot janë më shumë se varre, nga ku marrim frymëzimin, mësimin dhe porosinë se sa e fortë është atdhedashuria”.
Masakra e Mejës është një prej krimeve më të mëdha që regjimi serb ka kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Ky krim kundër njerëzimit është gjykuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkaq për këtë krim Tribunali i Hagës ka ngritur aktakuzë kundër dy prej komandantëve të policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviq dhe Sreten Lukiq. Ndaj të parit është duke u zhvilluar procesi i gjykimit, ndërkaq i dyti është dënuar m 22 vjet burg më 26 shkurt të këtij viti.
Nga kjo masakër ka ende të zhdukur të cilëve nuk u dihen gjurmët, madje as kufoma dhe varret.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» President Rugova ishtë shembull për Kosovarët shembull për të gjithë Shqiptarët
» Haxhi Muhaxheri:Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...
» IbrahI. Egriu: Shembull për kurbetçarët!
» Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm
» Një kompani që është shembull i suksesit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi