Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skëndr Zogaj:Diskriminim i sertë ndaj monmenteve kulturore shqiptare

Shko poshtë

Skëndr Zogaj:Diskriminim i sertë ndaj monmenteve kulturore shqiptare Empty Skëndr Zogaj:Diskriminim i sertë ndaj monmenteve kulturore shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 02, 2013 11:33 am

Diskriminim i sertë ndaj monmenteve kulturore shqiptare



*Monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare në gjithë Kosovën, janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike dhe keqpërdorimit që nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht!
Skëndr Zogaj:Diskriminim i sertë ndaj monmenteve kulturore shqiptare 197527_100397076649024_1689665_n
Shkruan: Skëndr Zogaj


Kultura në përgjithësi, e në veçanti çështja e monumenteve të kulturës shqiptare, në Republikën e Kosovës, skajshmërisht është e lënë pasdore, dhe  shkarazi vetëm sa për sy e faqe zihet në gojë, kur entet, institucionet dhe asociacionet e kulturës kanë nevojë që të përpilojnë raportet e “punës” dhe të arsyetojnë financat që i kanë shpenzuar. Pra, monumentet e kulturës shqiptare në Kosovë, jenë në një gjendje tejet të palakmueshme: krejtësisht të pambrojtura,  të lëna në pamëshirën e stihisë së kohës dhe të foktorit njeri, që me keqardhje duhet ta themi se është shumë larg nivelit të dëshiruar të vetëdijës elementare kulturore për vlerësimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin shpirtëror të vlerave të gjithmbarshme të trashigimisë material kulturore e historike.

2.

Monumentet e kulturës shqiptare janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike, janë të injoruara nga pakujdesia masive popullore  dhe neglizhenca e theksuar institucionale, që nuk ka ndonjë qëndrim të formuar përkitazi me mbrojten, trajtimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve kulturore shqiptare. Në këtë gjendje janë edhe monumentet që logariten si vlera të vecanta kombëtare të evidentuara si  “nën përkujdesjen shtetërore”, por, as këto nuk e gëzojnë kujdesin dhe mirëmbajtjen minimale institucionale. Prandaj, është krejtësisht normale që monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare i kërcënon shpërbërja e sistematike dhe e vazhdueshme,  nga prekjet e ashpra iraconale dhe keqdashëse, por edhe nga “përdorimi” jokulturor i monumenteve me rastin e riteve të ndryshme ceremoniale nga qytetarët, të i cënojnë me mënyrën e sjelljes dhe të përdorimit të vlerës së tyre. Kjo ka ndodhur  me monumentet më të lavdishme kujtuore, historike e fetare, të cilat brutalisht “qëndisen” me lloj-lloj shenjash dhe cinglash tekanjoze që, nuk përkojnë aspak me karakterin dhe funksionin e monumentit dhe e dëmtojnë vlerën, funksionin dhe e devalvojnë imazhin e monumentit të caktuar. Në këtë gjendje, është e spjegueshme dhuna sistematike që manifestohet ndaj monumenteve të trashigimisë kulturore shqiptare, në gjithë Ksovën, ku nuk kursehen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik  gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht!

Ky rast e shpjegon krejtësisht gjendjen në të cilën ndodhen monumentet kulturore shqiptare në Kosovë.

3.

Kur flasim për monumentet kulurore në Kosovë, cështja e ka edhe anën tjetër të medaljes - ekstrafaqen që ka të bëjë me monumentet kulturore serbe, për të cita Kosova ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e tyre! 

Për të qenë sa më mirëkuptues ndaj realitetit kosovar  që vazhdon të jetë në periudhën e tranzicionit shtetëror, duhet ta arsyetojmë edhe pafuqinë shtetërore të Kosovës,  për të refuzuar detyra poshtëruese. Mirëpo, në anën tjetër,  efikasiteti brilant i masave për mbrojtjen e monumenteve te trashigimisë serbe, ta turbullon vrerin, sepse paraqet përkushtimin ekstrem të institucioneve për mbrojtjen me cdo kusht, ndërkohë që, për monumentet kulurore shqiptare lihen krejtësisht pas dore!  

Për të mos i shprehur emocionet e mllefta për gjendjen, po themi vetëm se, mbrojtja e këtillë e monumenteve kulturore serbe në Kosovë është e pamerituar plotësisht! Problemi duket i vogël për në fakt është tepër i madh, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim “pozitiv” të sertë në dobi të serbëve, e në dëm të shqiptarëve!  Përkujdesja special shtetërore për monumentet serbe dhe pakujdesia totale për monumengtet shqiptare, është absurd i paparë, sepse nuk mund të gjindet në asnjë lloj përvoje botërore, që të shkel vlerat autoktone dhe të mbroj vlerat e huaja, sidomos kur është fjala për vlera të kultivuara për qëllime armiqësore, sic dihet se janë monumentet e trashigimisë kulturore serbe në Kosovë! Kjo duhet te thuhet hapur dhe zëshëm, sepse është fakt konkret, i pamohueshëm.

Në këtë situatë, angazhimi shtetëror i Kosovës për mbrojtjen e monumeneve serbe është joserioz dhe i dëmshëm. Pse u dashka që nga buxheti modest i Kosovës të shpenzohen mjete të majme për mbrojten e monumenteve të një vendi tjetër. Pse dhe si arsyetohet angazhimi i 140 policëve të specializuar për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike e fetare serbe! Si shpjegohet kjo zemërgjerësi banale, që privilegjon vlerat e huaja në dëm të vlerave të veta, që janë si mos më keq, pos tjerash edhe i ka sakatuar  dhuna gjenocidale e vendit dhe popullit që Kososva e merr nën mbrojtje speciale. Kjo është e tepërtë, sepse ajo që të duhet në shtëpi, nuk cohet në fqinjësi. Monumentet kulturore serbe janë problem i Beligradit. Prishtina ka monumentet e veta, dhe Beligradit duhet t’ia garantoj trajtimin sipas konventave ndërkombetare, duke kërkuar qasje dhe angazhim reciprok, sipas standardeve të garantuara dhe jo privilegjimin e kujdoqoftë! Kjo ëshë rruga e zgjidhjes, që duhet të realizohet sot, sepse nesër bëhet vonë. 

Skëndr Zogaj:Diskriminim i sertë ndaj monmenteve kulturore shqiptare 77434
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi