Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liderët politik nderojnë presidentin Rugova

Shko poshtë

Liderët politik nderojnë presidentin Rugova Empty Liderët politik nderojnë presidentin Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 17, 2011 9:58 pm

Liderët politik nderojnë presidentin Rugova



Me rastin e shënimit të përvjetorit të tretë të Pavarësisë së Kosovës, liderë institucional dhe ata politik nuk kanë harruar të nderojnë Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, duke u përkulur para varrit të tij dhe gjithashtu duke vizituar edhe familjen e tij.

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pas nderimit që ka bërë te varri edhe njëherë ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës trevjetorin e shpalljes së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.
Thaçi ka shtuar se sot kur po ndërtohet shteti i Kosovës, kur po konsolidohet dhe forcohet në të gjitha aspektet, në atë të sigurisë, të ekonomisë, gjithashtu edhe në aspektin diplomatik, ku është njohur nga 75 shtete, ka një rrugë të sigurt të integrimit euro-atlantik.
Ai ka shtuar se sot kur shënohet trevjetori e Pavarësisë, kujtohet e kaluara jonë krenare, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, gjithë luftëtarët e lirisë dhe meritën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për Pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për gjithë botën ndërkombëtare demokratike për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të rendit demokratik.
I pyetur nga mediat se a ka qenë Pavarësia e Kosovës edhe projekt i Presidentit të ndjerë Rugova, Thaçi ka shtuar se ky ka qenë projekt i gjithë qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se kontribut të madh kanë dhënë edhe liderët politik.
“Pavarësia e Kosovës është vullneti dhe projekti i qytetarëve të Kosovës, i implementuar më 17 shkurt 2008, kontributi i çdo lideri politik është vlerësuar dhe meriton respektin më të madh, prandaj jemi edhe sot këtu për të shprehur mirënjohjen, për të shprehur nderimin shtetëror”, ka theksuar Thaçi.
Pas homazheve, Kryeministri Thaçi ka vizituar edhe familjen Rugova ku është pritur nga të gjithë anëtarët.
Një nderim figurës së Rugovës i ka bërë edhe lideri i Aleancës për Kosovë të Re dhe njëherë i propozuari për President të ardhshëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai ka shtuar se kontributi i Presidentit Rugova është i papërshkrueshëm.
“Kontributi i Ibrahim Rugovës është papërshkrues, nuk mund definohet kontributi i madh. Ai ka filluar fundamentin e shtetit të Kosovës dhe duke i’u falenderuar punës së tij dhe njerëzve tij, ne sot jemi të pavarur dhe shtet i respektuar nga miqtë tanë perëndimor”, ka theksuar Pacolli.
Ndryshe, sot nderime Presidentit Rugova i ka bërë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ky është përvjetori i tretë i Pavarësisë së Kosovës, ndërsa gjatë këtyre tre vjetëve, 75 shtete e kanë njohur Kosovën shtet. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, Kosova është anëtarësuar në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi