Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë

Shko poshtë

Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë Empty Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 11:31 pm

Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë

Bota sot, Tiranë
Kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, theksoi se ne filluam ndërtimin e zgjerimit të terminalit në në kohë krize të madhe evropiane dhe botërore.


Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë RINASI
Kryeministri Berisha në Rinas
Kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, theksoi se ne filluam ndërtimin e zgjerimit të terminalit në në kohë krize të madhe evropiane dhe botërore.


Tiranë– Zgjerimi i terminalit të pasagjerëve të Aeroportit të Rinasit përbën një ngjarje shumë e rëTindësishme për vendin. Një fakt të tillë e ka pohuar kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë për përurimin e punimeve të fazës B të punimeve në këtë terminal. “Kjo fazë përfundoi në kohën më të shkurtër. Këto janë ritmet për të cilat ka nevojë Shqipëria. Janë vetëm ato që i bëjnë të mundur këtij vendi ndërtimin e së ardhmes”, u shpreh ai. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të zgjerimit të terminalit të këtij aeroporti, Berisha, duke vlerësuar ritmet e kryerjes së punimeve të ndërmarra nga ana e koncensionarit "Tirana International Airport", theksoi se "punimet për zgjerimin e terminalit u kryen në një kohë rekord dhe këto janë ritmet për të cilat ka nevojë Shqipëria, janë vetëm këto ritme ato që mund të bëjnë të mundur të ndërtojë të ardhmen".Kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, theksoi se ne filluam ndërtimin e zgjerimit të terminalit në në kohë krize të madhe evropiane dhe botërore. "Inaugurimi i punimeve po kryhet pasi aeroporti ka shënuar, në dallim nga të gjitha aeroportet e Evropës, një rritje prej 10 % të pasagjerëeve, kur aeroportet në këto vende kanë patur një rënie prej 4 %". Duke u ndalur në investimet e huaja në vend, Kryeministri informoi se Banka e Shqipërisë ka njoftuar se investimet e huaja në Shqipëri në 6-mujorin e parë të këtij viti u rritën me 59 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Në të njëjtën kohë Kreu i Qeverisë garantoi koncensionarin "TIA" se qeveria shqiptare do të jetë një partner që vlerëson kontributin e dhënë në zhvillimin e këtij vendi. "Faza e dytë e zgjerimit të terminalit të Rinasit është dëshmi e ritmeve të ndryshimit të Shqipërisë", vlerësoi Kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se "kam vizituar të gjithë vendin për të bindur qytetarët se Shqipëria po ndryshon dhe nuk ka dëshmi më të shkëlqyer se kjo se Shqipëria po ndryshon". Berisha vlerësoi shërbimet dhe sigurinë e ofruar në Aeroportin e Rinasit, ndërsa u shpreh se "arkitektura përshtatet plotësisht me peizazhet që e rrethojnë".
Terminali i ri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, i cili u përurua sot, shënoi përfundimin e investimit për fazën B të zgjerimit dhe modernizimit të këtij aeroporti. Investimi gjatë kësaj faze nga ana e konçensionarit Tirana International Airoport shkon në rreth 20 milionë euro, duke arritur në total 70 milion euro, dhe falë tij, tashmë mund t’u shërbehet me një cilësi më të lartë me shumë se 1 milion e gjysëm pasagjerësh në vit, ndërsa pothuaj janë dyfishuar sportelet e pritjes dhe të trajtimit të bagazheve. Pas këtij investimi, do të jenë 14 sportele të reja pritjeje, banke dhe agjenci këmbimi valutor.
Ndërsa në pjesën mbrapa, pas kontrollit të dokumentave, do të jenë 3 porta të reja për daljen e pasagjerëve në pistë, bar të ri dhe një hapësirë të madhe dyqanesh. Volumi i objektit është afërsisht 40 000 m³. Këtu përfshihet dhe një sallë biznesi, e cila nga 130 m² do të arrijë në 300 m² . Ky terminal mund t’u shërbejë të paktën 1 milionë e gjysëm pasagjerëve në vit, ndërsa vitin e kaluar u regjistruan 1,3 milionë pasagjerë. Sipërfaqja e zgjerua në terminalin e pasagjerëve shkon në rreth 4 800 metra katrorë, 890 prej të cilave i takojnë pajisjeve për transportin e bagazheve. Ndërkaq, është mëse 2-fishuar edhe hapësira e sallës biznes. Burimet shtuan se pasagjerëve do t’u ofrohen shërbime më cilësore.
Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë ISHAA
Në fjalën e tij përshëndetëse kryeministri Sali Berisha u shpreh:
Zotërinj ministra, shkëlqesi ambasadorë, zoti Kalenda, zoti Noe, zonja Gebbeken, i dashur Xhef, të dashur pjesmarrës në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për vendin, ndërtues, aksionerë, financues, operatorë të këtij aeroporti.
Doktor Kalenda, dua të shpreh kënaqësinë time të madhe, që në një kohë rekord, ne inagurojmë finalizimin e punimeve të fazës B të aeroportit të Tiranës, fazë e cila filloi ndërtimin në vitin 2008 dhe përfundoi në kohën më të shkurtër. Këto doktor Kalenda janë ritmet për të cilat ka nevojë Shqipëria, janë vetëm këto ritme ato që mund t’i bëjnë të mundur vendit tim, që të ndërtojë të ardhmen. Por faza B e aeroportit që inagurojmë ne sot, ka një domethënie shumë të madhe. Së pari dua të theksoj se ky aeroport është bërë pasaporta më e shkëlqyer e Shqipërisë, me shërbimet e shkëlqyera që ofron, me sigurinë e madhe që garanton, me arkitekturën që përshtatet plotësisht me peisazhet që rrethojnë, personelin e përgjegjshëm dhe shumë profesional që e drejton. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” është absolutisht arritja më e mirë dhe investimi më i shkëlqyer në këtë vend. Por domethënia e fazës B, është gjithashtu e madhe, në aspekte të tjera. Ne filluam ndërtimin e saj në një kohë krize të madhe europiane dhe botërore. Filluam në mars të vitit të kaluar, sot ne inagurojmë atë, pasi gjatë këtij viti aeroporti ka shënuar në dallim nga të gjitha aeroportet e tjera të Europës një rritje me 10 përqind. Në rast se të tjerët kanë pasur një rënie prej 4 qind, i takon këtij aeroporti të ketë pasur rritjen më të madhe në Europë. Banka e Shqipërisë ka njoftuar këto ditë se investimet e huaja në Shqipëri në 6-mujorin e parë të vitit 2009, u rritën me 59 përqind krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2008. Investimet në këtë aeroport janë një pjesë parësore e këtij investimi të rëndësishëm të viti 2009.
Duke përshëndetur dhe falenderuar edhe një herë, të gjithë ata që bënë të mundur këtë performancë dhe këtë shtesë të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, dua të garantoj doktor Kalendën dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij se në qeverinë time do të ketë një partner që vlerëson shumë kontributin e tyre në zhvillimin e këtij vendit. Faza e dytë e aeroportit është dëshmi e ritmit të ndryshimit të Shqipërisë. Unë qarkova vendin tim për të bindur qytetarët shqiptarë se Shqipëria po ndryshon dhe nuk ka dëshmi më të shkëlyqer se kjo, se Shqipëria po ndryshon. Unë do ta mbyll fjalën time me mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ju dhe me kërkesën që shiritat blu dhe gërshërët t’i bëjmë gati së shpejti për fazën e tretë të këtij aeroporti. Duket doktor Kalenda se ne do të kemi privilegjin e madh që së bashku të proçedojmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi