Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - STINËT E MIA – KËNGË TË BARDHA DASHURIE - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - STINËT E MIA – KËNGË TË BARDHA DASHURIE - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - STINËT E MIA – KËNGË TË BARDHA DASHURIE - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 08, 2013 8:52 pm

VIKTORIA XHAKO - STINËT E MIA – KËNGË TË BARDHA DASHURIE - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - STINËT E MIA – KËNGË TË BARDHA DASHURIE - Poezi

Nga vëllimi poetik gati për botim “BUKË E HIDHUR” 


Në një agim të bardhë tetori, mbushur aroma dashurie, plot dritë,

Një nënë e bukur solli në jetë vajzën e saj flokë kaçurrel,
Të trëdafiltë, të gjatë e të shkathët sa i çuditi të gjitha mamitë,
Dhe nënkon, që e përfshiu në kraharor, me krahët e fortë, të dejtë. 1)
 
Kështu, me sytë nga dashuritë që më pritën, erdha në jetë,
Për t’i sjellë asaj dashuri të reja, të vlerta të rriten, të vërteta.
 
Dashuria ime e parë ishte embrion brenda qenies sime:
Dy yjet më të shndritshëm të qiellit qëndisën ballin tim,
Dy pëllumbat më të butë e më të bardhë guisin mbi supet e mia,
Dy lulet më të bukura me aromë të kuqe ushqejnë zemrën time,
Dy bijtë e mi! Më e madhja dashuri e imja!
 
Kur trupin nuk e njihja akoma e trurin e kisha krejt të bardhë,
Të pashë e nuk kuptova se ç’magji kishin sytë e tu blu.
Ti më fole atë mesditë të kaltër prilli në pranverë,
U binda se veç teje, tjetër dashuri nuk do të lindte këtu
Në zemër, dorën vura mbi të, e mbylla, ta zgjata çelësin,
Ty, i dashur, dashuria ime e dytë, e blertë gjithnjë.
 
Shkallë të rrëpirta ngjita, zhytur në terr, dallgë përmbytur,
Nga pak hapja syrin, kërkoja dashurinë tënde në ëndrrat e mia,
Një ditë ajo shpërtheu, tajfun i egër, vullkan i zjarrtë, krejt i panjohur,
Prej teje, i dashur, lindi e treta dashuri e imja. Ajo ishte poezia.
 
Të katër stinët e mia janë këngë të bardha dashurie!
 
1)Prej dejesh
 
E diel 13 tetor 2013 ora 19:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO - STINËT E MIA – KËNGË TË BARDHA DASHURIE - Poezi 1455926_726559364038245_1476734797_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi