Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:IKONA E GJALLË E DARDANISË

Shko poshtë

Agim Gashi:IKONA E GJALLË E DARDANISË  Empty Agim Gashi:IKONA E GJALLË E DARDANISË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 02, 2013 9:56 pm

Agim Gashi:IKONA E GJALLË E DARDANISË  1472805_10151822474544077_867570986_n
 
 
 
Agim Gashi:IKONA E GJALLË E DARDANISË 
/Me rastin e ditëlindjes së Presientit Rugova/

Sot në ditën e dy dhjetorit
Kur mbar bota është në qetësi
Kam vën foton tënde pranë
Ta festoj ditëlindjen Ty.

I vetmuar në dhomën time
Një karrike rrin e zbrazur,
Ajo është vendos për TY
Presidenti ynë i dashur.

Gëzuar Ditëlindjen President
Sot do i mbushje 69 mote,
Sa te jetë kjo botë me njerez,
Do festohet ditlindja jote.

Ishe Ylli i shqiptarisë,
Drita e vet njerzisë
Burrat si ti lindin rrallë
Lum populli që t´pati në ballë.

Edhe pse në fotografi
Unë e ndiej se je i gjallë,
Po të lutem Presidenti ynë
Na e thuaj prapë ndonjë fjalë.

Porosit na i ke lënë
Si në libra dhe në jetë,
Nëse ecim rrugës sate,
Populli ynë i lirë do jetë.

Çdo dhjetor ka një emër
Se na e dha një Yll t´lirisë,
Ishe e mbete në çdo zemër,
Ikona e gjallë e Dardanisë.

Gëzuar, gëzuar Ditëlindja jote,
Në parajsë me engjëj të tjerë,
Me trimat që ranë për këto troje,
Në zemër t´kombit do jeni përherë.

Të përshëdes me sharkinë time
Tani flej atje në qetësi,
Të kam kënduar e do ti këndoj
Me të bukrat këngë për Ty!


02.12.2013-Düren-

 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi