Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profil i udhëheqësit Jacob Zuma

Shko poshtë

Profil i udhëheqësit Jacob Zuma Empty Profil i udhëheqësit Jacob Zuma

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 10:56 pm

Profil i udhëheqësit Jacob Zuma



Profil i udhëheqësit Jacob Zuma TProfil i udhëheqësit Jacob Zuma 20090406154246zuma203
Jacob Zuma shihet si udhëheqës karizmatik dhe i afërt me masën
Si udhëheqës i Kongresit Kombëtar Afrikan, Jacob Gedleyihlekisa Zuma pritet të jetë presidenti i ardhshëm i Afrikës së Jugut.


Gati katër vjet më parë, kariera e tij politike gati u fshi kur ai u akuzua njëkohësisht për përdhunim dhe korrupsion, akuza të dyfishta që mund t'i kishin dhënë fund karierave të shumë politikanëve.

Zoti Zuma u lirua nga akuzat për përdhunim, por çështja e korrupsionit u duk më e vështirë për t'u fshirë.

Politikani 66-vjeçar i ka mohuar akuzat për pastrim parash dhe kontrabandë, që morën shkas nga një marrëveshje e debatueshme armësh në vitin 1999.

Zoti Zuma deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse gjendej fajtor.

Një gjykatës i hodhi poshtë akuzat në 2008, por një apel më vonë vendosi se këto akuza mund të ringriheshin.

Partia Kongresi Kombëtar Afrikan, ANC tha se akuzat kundër udhëheqësit të saj ishin të motivuara politikisht dhe këmbënguli se zoti Zuma do ta drejtonte vendin në zgjedhje edhe sikur procesi të vazhdonte.

Por në fund nuk qe e nevojshme. Disa javë para zgjedhjeve të prillit, Autoriteti Kombëtar i Prokurorisë e hodhi poshtë çështjen pasi gjeti një provë për përgjime telefonash që sugjeronte se kishte patur ndërhyrje politike gjatë hetimit.

Lider populist

Mbështetësit e zotit Zuma thonë se fakti që është karizmatik dhe popullor sjell freski krahasur me presidentin Thabo Mbeki, që shihej si i tërhequr.

Jacob Zuma që ka lindur më 1942 dhe është rritur nga nëna e tij vejushë nuk është i shkolluar.

Ai iu bashkua ANC-së kur ishte 17 vjeç dhe u bë një anëtar aktiv i krahut ushtarak, Umkhonto We Sizwe, më 1962.

Ai u dënua për konspiracion për të rrëzuar qeverinë e apartejdit dhe u burgus në ishullin Roben bashkë me liderin Nelson Mandela.

Zoti Zuma njoftohet se ka ndihmuar për të mbajtur lart moralin e të burgosurve të ANC-së me këngë dhe teatër të improvizuar.

Zuma një tradicionalist zulu, u largua nga Afrika e Jugut dhe jetoi në Mozambik e më pas në Zambie teksa rritej brenda ierarkise partiake.

Ai u bë ndër udhëheqësit kryesorë që u kthye në atdhe në 1990 (kur u hoq ligji që ndalonte aktivitetin politik të ANC-së) për të marrë pjesë në negociatat me qeverinë e minoritetit të bardhë.

Gjatë të gjithë karierës së tij politike, zoti Zuma është njohur si JZ, pra me inicialet e emrit të tij dhe e ngriti imazhin e tij si mbrojtës i interesave të të të varfërve dhe të shtypurve.

Ai gëzon mbështetje në mesin e sindikalistëve dhe të partisë komuniste ( aleate e ANC-së) që besojnë se ai do ta ndajë pasurinë e Afrikës në dobi të të varfërve.

Por zoti Zuma i ka thënë BBC-së se nuk do ta ndryshojë politikën ekonomike të ANC-së.

Por ka nga ata që kanë frikë se populizmi i zotit Zuma mund të shkojë shumë larg dhe janë të shqetësuar nga zakoni i tij për të kënduar në tubimet himnin e kohës së apartejdit, "Umshini wami" (më jep automatikun).

Si shumë udhëheqës prej komunitetit të tij Zulu, zoti Zuma është poligamist. Ai është martuar të paktën katër herë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi