AS JETË AS VDEKJE
Faqja 1 e 1
AS JETË AS VDEKJE
AS JETË AS VDEKJE
SHKRUAN: AVNI TAFILI
Marrë nga: http://www.zgjim.org/el_fitnetu_01.htm
El-Fitnetu më e rëndë se vrasja. Vrasja, të përfundohet jeta e dikujt. Është i vdekur. Më e rëndë se vrasja është: as jetë e as vdekje. Të nxirren sytë me ndonjë hekur, apo të prehet hunda?! As jetë as vdekje! Apo, të thyhen këmbët në gjunjë, të thyhesh në bel, apo drejt e në zemër të depërtojë një fije e hollë hekuri, e cila të shpon një copëz zemre?! Të prehen veshët?! E më e rëndë të shohësh sesi djali apo vajza nuk kanë xhelozi për nderin dhe moralin e tyre dhe të familjes! Sesi djali pasurinë tënde e shpenzon në punë të liga, e si vajza deri në orët e mbrëmjes sorollatet nëpër rrugët e lagjet e qytetit?! As jetë e as vdekje! Apo, të vijë djali në mbrëmje i mpirë në zemër e në mendje, e të të bërtasë, e të të rrah, e të të prish qetësinë e natës?! Kjo është el-fitnetu, më e rëndë se vrasja. Sa shumë do e dëshironte njeriu përfundimin e jetës, kur bëhet pre e el-fitnetu-së. Kur el-Fitnetu e kaplon, e ngadalë zemrën ia copëton, e desh të gjallë e han; as jetë e as vdekje!
El-Fitnetu, fjalë arabe. Provokim! Kur e keqja mendjet dhe zemrat e njerëzve ngacmon. E liga e hijeshuar nga djalli i mallkuar. Lufta është e pastër. Aty dy fronte hapen: të mirët dhe të ligët. Kur në betejë e mira dhe e keqja përballet. Më të përgatitët ngadhënjejnë, e triumfi me të mirët! Por, el-Fitnetu nuk është luftë e zhurmshme, është e heshtur, nuk e hetojnë veçse ata që përpiqen jetë të ndershme të bëjnë. Ata që besojnë Zotin dhe ditën e Llogarisë, e erën e të keqes e ndiejnë! E ndiejnë mallkimin e tokës, që mezi pret t’i vijë urdhri e të japë lajmet e veta. As jetë as vdekje! Shiko me bisht syri, je duke bërë el-fitnetu; ecë rrugës e zhveshur, je duke bërë el-fitnetu; fol me zë të lartë e provokues, je duke bërë el-fitnetu; ulu me ata që s’respektojnë Zotin dhe të dërguarin e Tij, je duke bërë el-fitnetu; rri me ata njerëz që urrejnë të pastrën dhe të bukurën, je duke bërë el-fitnetu.
As jetë as vdekje! Prekja e dorës së një vajze, që lidhja martesore të lejohet me të, është el-fitnetu. Sulm i epshit, e pre e el-fitnetu-së. Luftë e brendshme. Kur sytë nguliten, e kur zemrat dalldisen, e kur gjaku ndizet, djalli i mallkuar të bëhet zotëri! Ruana Zot! As jetë as vdekje. Ngacmim! As nën tokë e as mbi tokë. I luhatur e i hutuar, sikur ti tokën je duke sillë, e jo toka ty. As jetë as vdekje! I gjallë, por gjysmë i vdekur! I copëtuar, el-fitnetu më e rëndë se vrasja, vrasja të rrëzon në tokë, të pushon jeta, ama, kur të prek e bëhesh pre e el-fitnetu-së, një sy në një skaj e syri tjetër në skajin tjetër; njëri vesh në një skaj e veshi tjetër në skajin tjetër; mendja e shkapërderdhur, e bërë shoshë, e zemra, e copëtuar në qindra pjesë, këtë do e atë do, peng i këtij e rob i asaj, njëra pjesë atje, e pjesa tjetër diku tjetër. As jetë as vdekje; trup i copëtuar e i shkapërderdhur, me mendje e zemër të bërë copë-copë.
Zgjohesh në mëngjes, e duke qenë pre e el-Fitnetu-së, në vendëse të adhurojë Zotin që e krijoi e mirënjohës të jetë, e të kapet për udhëzimin e drejtë, takimin e parë bën me atë që bëjnë e thonë në medie prijësit e el-fitnetu-së dhe ushtarët e epshit! Mendje e shkapërderdhur e zemër e bërë copë-copë, sa mbushet me hidhërim, ngazëllehet. Sa ngazëllehet, pas pak, hidhërohet e dëshpërohet. Temperaturat aty ulen, aty për aty ngrihen. As jetë as vdekje! Tundim e turbullim i tërë qenies. Do duhej të fillonte ditën i qetë, por i mjeri që në orët e para të ditës, shqetësohet e hidhërohet, e tundohet e tronditet; nuk e di nëse dita po jep lajme përgëzuese apo ndëshkuese. Sikur të mos kishte çelur dita e re! Qetësia e natës huq i shkon!
Vëzhgues i medieve. Ngjarjet e paradites! Hë! Njerëz që kinse janë në ngjarje, gjithnjë janë të ngecur në vend dhe kohë. Janë peng të së kaluarës. Jo nuk është vëzhgim e as vëzhgues, por janë duke shpëlarë trurin e tyre që në mëngjes duke mos e vënë re fare!
El-Fitnetu, të jetosh jo si zotëri por si shërbëtor! Kur të detyrohet moda e modeli. Mënyra e jetesës! S’je në gjendje as të rrish e as të mos rrish, as të ikësh e as të mos ikësh. Pre e prijësve të el-fitnetu-së dhe ushtarëve të epshit! E as në gjendje të zgjedhësh atë që di e beson. Kështu kur barku nga el-fitnetu preket, gëlltitë çdo gjë që i shërbehet. Jo i shërbyer, por i robëruar; konsumues pa filtër. Kur baltën e zezë e ha për çokollatë. Të parit, të dëgjuarit, nuk shohin e as nuk dëgjojnë; pa dritë sytë errësohen ndërsa në zhurmë veshët shurdhohen. Pa nuhatje, me hundë të zëna me baltë të papastër!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hasan QYQALLA:KUR IDEALIN E SFIDON ME JETË A VDEKJE… POETI!
» Fate mërgimtarësh-Drin Elshani, një jetë, një vdekje!-Inmemoriam
» Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......
» Valon Beqiri:Dy jetë në një jetë
» Blerim Rrecaj: Jetë, o jetë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi