XHAFER LECI:ME LPK-në NUK KEMI MUNDUR TË BASHKËPUNOJMË, NË KRYESINË E SAJ ISHTE SPIUNI 'SIJALICA'-Bashkëbisedim me Kryetarin e BKDSH, Emin Fazlija
Faqja 1 e 1

Bashkëbisedim me Kryetarin e BKDSH, Emin Fazlija
ME LPK-në NUK KEMI MUNDUR TË BASHKËPUNOJMË, NË KRYESINË E SAJ ISHTE SPIUNI 'SIJALICA'
Nga XHAFER LECI
Xhafer LECI
Xh.Leci: Baci Emin, luteni të prezantoheni për opinionin dhe të na flisni pak për biografinë dhe veprimtarinë Tuaj.
E.Fazlija: Jam i lindur më 24 shtator 1937, në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës, nga prindërit: Haradin dhe Mihane Fazlja-Murtezi i martuar,babai i dy fëmijëve të rritur. Jetoj në Gjermani prej vitit 1970, ish i burgosur politik, i pensionuar në moshën e pleqërisë, 65 vjeçare
Xh.Leci: Kush është Emil Kastrioti?
E.Fazlija: Me humor, nuk e njoh fare dhe nuk e di a ekziston ky emër apo jo?
Xh.Leci: Si nuk e njihni?!... Kur dihet se Ju jeni nënshkruar me këtë emër mëse 30 vjet ?
E.Fazlija: Emil Kastrioti është emër i trilluar, pseudonim, të cilin e kam përdorë gjatë gjithë kohës të veprimtarisë time ilegale, kundër Jugosllavisë artificiale, e përbërë nga shumë popuj, por pa vullnetin e shqiptarëve.
Xh.Leci: A keni përdorë edhe ndonjë pseudonim tjetër gjatë veprimtarisë suaj politike-atdhetare ?
E.Fazlija: Po, kam përdorë pseudonimet: Zekë Kosova, Arben Kosova, Bareli, Maleta dhe Rruka. Këta dy te fundit i kam përdorë gjatë viteve 1995-1998, derisa kam vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar Ushtarak të Republikës së Kosovës, me seli ne Bonn të Gjermanisë, ku kryetar i këtij Këshilli ka qenë prof.dr.Mujë Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë qenë ish-ushtarkë të karrierës nga ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, me përjashtim që unë isha civil, i degraduar nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që Gjyqi Ushtarak i Zagrebit më dënoi me 8 vjet burg të rëndë, "për veprimtari armiqësore kundër shtetit dhe popujve jugosllavë”, nga Neni 117 alineja 1 e LP në lidhje me Nenin 100 e 101 të të njëjtit kod penal. Në Këshillin e lartpërmendur ushtarak të Kosovës, kam krye detyrën e drejtorit të Shërbimit informativ.
Xh.Leci: Kur dhe me kënd keni filluar veprimtarinë tuaj politike?
E.Fazlija: Aktiviteti im „politik“, nëse mund ta quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952, kur unë, bashkë me disa moshatarë, u betuam në Flamurin Kombëtar dhe në Zot, se do të punojmë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre shtetit Amë – Shqipërisë. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata e Parë e Rinisë nacionaliste shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit sllav. Pra është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE",si vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer Berishës.
Xh.Leci: Kur keni filluar ta botoni numrin e parë të Revistës “Besa Shqiptare?
E.Fazlija: Revistën „BESA SHQIPTARE" e kam botuar më 28 Nëntor 1972 – numrin e parë
Xh.Leci: Cila është demonstarta e parë që Ju keni organizuar në Perëndim?
E.Fazlija: Demonstrata e parë që ka organizuar Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare është ajo e 10 qershorit 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Xh.Leci: A mund të na thoni disa emra nga nacionalistët antikomunistë të regjimit të Mbretit Ahmet Zogu, etj., me të cilët ju keni mbajtë lidhje, korespodencë...?
E.Fazlija: Kanë qenë disa prej tyre si dr.Fuad Myftija, Isuf Begeja e disa të tjerë, emrat e të cilëve, momentalisht, nuk më kujtohen, por në Arkivin e BKDSH gjindet regjistri me emrat dhe adresat e tyre, si dhe një mori letrash të shkëmbyer me ta – letrat e tyre në origjinal dhe kopjet e përgjigjeve të mija.
Xh.Leci: Si ka qenë bashkëpunimi i Besëlidhjes me organizata tjera, qofshin ato majtiste apo djathtiste, si me LPK-në, me Enver Hadrin...?
E.Fazlija: BKDSH ka tentuar të bashkëpunojë me tërë mërgatën shqiptare, pa marrë parasysh orientimet e tyre, djathtiste apo majtiste. Por, me LPK-në nuk kemi mundur të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse, mjerisht, në kryesinë e saj ishte futur spiuni më i rrezikshëm jugosllav me nofkën “Sijalica”, i cili në mbledhjet e kryesisë ka kundërshtuar fuqishëm çdo bashkëpunim dhe afrim me BKDSH-ën, sepse ajo qenka, sipas fjalëve të tija, që m`i kanë vërtetuar disa pjestarë të asaj kryesie, “fashiste”,”balliste”,”reaksionare” dhe se BKDSH-ën po e udhëhiqka një “udbash” i rrezikshëm. Kurse me partitë djathtise kemi pasë relata shumë të mira, si me “Ballin Kombëtar,”Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, me “Lidhjen Kosovare”, “Lidhjen e Prizrenit”, “Bashkimin Demokrat Shqiptar”, “Heroizma Shqiptare”, më “Lidhjen Çame” dhe me “Rininë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë” më Bllokun Kombëtar Indipendent etj. Më Enver Hadrin kemi provuar të bashkëpunojmë, ishim shumë afër për një bashkëpunim, përmes të cilit bashkarisht do mund të punonim më shumë, për forcimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes tonë kombëtare...
Më 26 nëntor 1977 Enver Hadrit i kemi dërguar një ftesë-telegram, për pjesëmarrje në Kongresin tonë të parë, i cili qe mbajtur në Donzdorf, afër Göppingen-it, ku i kishim rezervuar fjetjen për 5 anëtarë të tij, siç pat kërkuar ai vet përmes një bisede telefonike, një javë para se të fillonte punimet kongresi ynë.
Pak para mbajtjes së Kongersit, E.Hadri, përmes një telegrami, na njoftoi se nuk vjen. Asnjëherë nuk e kemi pyetur, edhe sot nuk e dimë arsyen e mos ardhjes të Tij.
Vehbi Ibrahimi, edhe pas mosardhjes së premtuar të Enver Hadrit në Kongresin e parë të Besëlidhjes, është shoqëruar me E.Hadrin.
Telegrami i tij ruhet ne Arkivin tonë të BKDSH-së si dhe disa letra të tij, që unë, si kryetar i Beslidhjes, kam shkëmbyer me atë.
Xh.Leci: A ua ka vjedhur posten-letrat ndonjëherë ndokush, siç ka ndodhur me letrat e Jusuf Gërvallës etj.?
E.Fazlija: Po, fatkeqsisht ka ndodhur edhe kjo. Njëfarë “marksisti” i krisur kishte mbledhur adresat e 10 të “dyshuarve” dhe i kishte plotësuar kartelat për Postën kryesore ku, p.sh. për mua shkruantë:” Prej datës 1.9.1980 e deri më 20.9.1980 e tërë posta çka vjen ne adresen time, qoft Emin Fazlija apo Emil Kastrioti, letra, paketa, çeka me të holla, mos m`i sillni as në adresë të Postfahut e as në adresë të banimit, por gjitha të dërgohen në “Postllager” të Stuttgartit Nr. … ( ishte numri i koduar i asaj poste), ndërsa unë pritsha disa dokumenta nga Kopenhageni i Danimarkës, që një mik mi kishte dërguar me postë të porositur.`Ato ditë isha i sëmurë nga kraharoret dhe nuk mundësha t’a ngisja makinën, por çdo ditë e dërgoja vajzën time të vogël me bicikletë në postën e Donzdorf-it, por gjithnjë kthehej me duarthatë.
Një ditë më telefonoi miku nga Danimarka dhe ishte shumë i shqetësuar se qysh akoma nuk erdhi letra e tij, ku rëndom për dy ditë vinte posta te unë nga Danimarka,Belgjika dhe Suedia. E dërgoj prap vajzën dhe i thëm që nuk ka nevojë ta hapë postfahun, se e kishte hapur para 20 minutash. Por, hynë te shalteri dhe pyete nënpunsen e postës dhe thuaj se babi po e pret një letër që 10 ditë nga Danimarka e nuk erdhi. Vajza shkon dhe ja thotë këto fjalë nëpunses së postës, kurse ajo ia kthen: “Po vet babi yt e ka bërë që mos t`i vjen posta këtu dhe ja jep një postkartë të plotësuar, gjoja, nga unë me një dorëshkrim të një gjysmë analfabeti dhe bile edhe të “nënshkruar” nga unë, çka me revoltoi. I thëm vajzës: “Merre pasaportën time, ku është nënshkrimi im origjinal dhe shko e ia tregon asaj zonjës, se këtë kartelë nuk e kam plotësuar unë dhe ky nënshkrim nuk është i imi. Vajza shkoi dhe deri sa ajo ka arrijtë njëherë në shtëpi e prap në Donzdorf, postjerja duke e ditur gjendjen time, që jam emigrant politik, i rrezikuar nga regjimi jugosllav, e kishte lajmëruar policinë dhe vet shefi i Policisë nga Göppingen-i kishte ardhë në postën e Donzdorfit dhe e qetëson vajzën time, e cila ishte shqetësuar, edhepse e vogël, por i dinte hallet e mija. Policija e këtueshme e alarmon policinë e Shtutgardit dhe këta të fundit e urdhërojnë postjerin e “Postllagerit”, që nga ky numër mos të jep asnjë letër, paket apo telegram që vjen dhe i cakton dy detektiva me përcjellë postën, aq gjatë deri sa vjen “mjeshtri” me tërhjekë postën, por zyrtari i thotë se “nuk ka ardhë asgjë”. Ai del nga ajo zyre dhe hynë në zyrën për dërgimin e telegrameve, ku ky e nis një telegram të shifruar për Gjakovë.Pasi e kryen këtë, don të largohet, por ata dy agjentat civil e kapin për krahëve dhe i thonë “Je i arrestuar”.Gjatë arrestimit ja gjejnë një revolë me shurdhues dhe e dërgojnë në burg. Unë atë person nuk e kisha parë asnjëherë e as që kisha dëgjuar emrin e tij. Zyra e Landeskriminalamtit nga Shtutgardi e dërgojnë një komisar të tyre në vizitë te unë dhe ai me pyeti për personin e arrestuar, por po, unë i thashë se nuk e njoh e as që ia kam dëgjuar ndonjëherë emrin. Komisari me tha se ky person quhet Riza Salihu, themelues i Grupit Marksist-leninist, të quajtur “Zëri i Kosovës” dhe bashkëpunon me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Kryesore, ky u zbulua, por jo nga une, sepse siç thashë as që kisha dëgjuar për të, por unë u ankova se me mungonte posta. Edhe sikur të kishte qenë shoku apo vëllai im, unë nuk kam ditur kush është ai person, që don me kontrolluar postën time.
Xh.Leci: Ju keni marrë pjesë në shumë demonstrata, protesta dhe organizime tjera me karakter kombëtar, të cilat i keni organizuar vet, por edhe në ato që i kanë organizuar të tjerët, si e kanë pritë pjesëmarrjen Tuaj organizatorët dhe pjesëmarrësit?
E.Fazlija: Kurrë nuk jam bazuar në atë se kush po e organizon demonstratën. Kryesore që ajo të jetë kundra regjimit gjakatar jugosllav.Prandaj gjithmonë i kam këshilluar anëtarët e BKDSH-së, që të marrin pjesë në ato demonstrata, për ta shtuar numrin e protestuesëve dhe mos t’i marrin me vete parullat tona, që kanë karakter kombëtar si dhe hartën e madhe gjeografike të Shqipërisë Etnike, sepse LPRK-ja kërkonte Republikën e shtatë, në kuadër të Federatës jugosllave, kurse BKDSH lufton për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare, në një shtet të vetmin etnik, demokratik, properëndimor e jo Republikë Socialiste të Kosovës me marksizëm – leninizëm bolshevik.
Xh.Leci: Ju edhe pse jeni në moshë të shtyer dhe me shëndet të lig, jeni shumë aktiv me pjesëmarrjen Tuaj në shumë tubime që organizojnë bashkatdhetarët, në kuadër të Shoqatave, klubeve e shoqërive. Ku e gjeni forcën dhe vullnetin për pjesëmarrje?
E.Fazlija: E gjej aty ku flitët për kombin, atdheun, për ribërjën e Shqipërisë Etnike. Unë e ndiej vetën të rilindur, kur i shiqoj dhe dëgjoj fëmijtë shqiptarë duke kënduar këngë patriotike dhe duke vallëzuar valle kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare. Pastaj kur të rinjtë recitojnë vargje nga thesari i nacionalizmës shqiptare. Kjo është kënaqësia e shpirtit tim dhe kthehem në shtëpi si i rilindur, i rinuar për 40 vjet. Këto janë ndjenja të brendshme shpirtërore, që nuk është lehtë t’i rradhitësh në letër.
Xh.Leci: Ju keni botuar disa libra dhe në dorëshkrim keni edhe disa të tjerë. Ju ka ndimuar ndokush për botimin e tyre, qoftë nga Ministria e Kulturës të Kosovës, miq a shokë, kur dihet si Ju materialisht nuk qëndroni mirë?
E.Fazlija: Deri tash i kam botuar dy libra, kryekëput nga xhepi im, pa kurrfarë ndihme nga askush. Kurse i kam të përgaditura edhe tre libra për shtyp, por nuk kam mundësi me i botuar, sepse xhepi im është “shtjerrë” e ka mbetur thatë. Librat e botuar i kam shpërdarë falas në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe në mërgim. Libri “Një jetë kushtuar Shqipërisë Etnike” i kushtohet atdhetarit Hysen Çamit, kurse “Ditari i aktivitetit politik, kombëtar, kulturor të “Votrës Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare”, gjegjësisht, Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare”, si dhe libri “Letërkëmbime në mes kosovarit – “ çam” dhe Çamit “kosovar”, do të mbesin të rradhitura në USB e mund t’i botojë vetem atëherë, nëse Qeveria e Kosovës ma paguan dëmshpërblimin për 6 vjet burg të mbajtura. Ato të holla do ti përdorsha për botimin e këtyre librave, të cilat gjithashtu do të shpërdahen falas, sepse lexuesit shqiptarë janë në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe nuk kanë mundësi me blerë libra.
Xh.Leci: Po a nuk gjetët asnjë sponzor për botimin e këtyre veprave me rëndësi historike dhe kombëtare?!
E.Fazlija: Mjerisht, jo, edhepse në Kosovë ka shumë biznismena, që nuk do t’u fikëshin për 10-15 mijë Euro, por atyre nuk u intereson libri, historia, por u intereson më shumë pasurimi më mallra e shitëblerje të mjeteve qe prodhojnë...
Xh.Leci: Ju thatë se nuk keni mundësi financiare me i botua këto tri libra, si dhe monografinë qe jeni duke e përgaditur me një vrull djaloshar, kushtuar heroit kombëtar të Besëlidhjes Kombëtare, prof. Ymer Berishës dhe shumë aktivistëve dhe themeluesëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, vazhdimësi e Lëvizjes Irredentiste Shqiptare, si dhe veprimtarëve të “Besës Kombëtare”, pra, fjala është për 4 e jo 3 libra, ndërsa i pesti po pret me i ardhur radha për përfundimin e tij dhe të vetmen shpresë e keni nëse qeveria e Kosovës ju paguan dëmshpërblimin për 6 vjet të kaluara në burgjet jugosllave 1960 – 1966 ?
E. Fazlija: Ashtu është. Duhet me i shtri këmbet aq sa mbërrin plafi.
Xh.Leci: Realizimi i cilës ngjarje të rëndësishme do Ju gëzonte më së shumti ?
E.Fazlija: Arrijtja e një stabiliteti emocional, atëherë kur të realizohet ribashkimi kombëtar për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Xh.Leci: Çka Ju gëzon më së shumti kur ngriteni nga gjumi në mengjes ?
E.Fazlija: Dëshira për të jetuar.
Xh.Leci: Kur për herë të fundit keni qeshur me shpirt ?
E.Fazlija: Gjithmonë disponimin pozitiv për të qeshur e kam të lindur.
Xh.Leci: Cili është tipari kryesorë i karakterit Tuaj ?
E.Fazlija: E ndjeshme.
Xh.Leci: Cili është defekti i Juaj kryesor ?
E.Fazlija: Nganjëherë analizoj pa nevojë. Gjykoj edhe në veprimet më të thjeshta te vetja ime...
Xh.Leci: Si i toleroni gabimet e Juaja dhe të të tjerëve ?
E.Fazlija: Gabimet e mia i gjykoj ashpër, nuk jam aspak tolerant, çfarëdo qofshin ato, ndërsa ndaj gabimeve të të tjerëve mund të them se jam tolerant.
Xh.Leci: Kur jeni përlotur për herë të fundit ?
E.Fazlija: Më rastin e rivarrimit të Dëshmorit të kombit, Gjeneralmajorit Agim Binak QELA, më 17 dhjetor 2007, në Kleçkë-Kosovë, sepse Agimin e kam pas shok, mik, vëlla dhe bashkëpunëtor besnik e trim.
Xh.Leci: Cilave udhëtime të preferuara u gëzoheni më shumë?
E.Fazlija: Çdo udhëtim që bëhet me dëshirë, por veçanërisht udhëtimeve nëpër vise të ndryshme të trojeve tona shqiptare, duke filluar nga Podujeva e deri në Konispol, Shkodrër, Korçë, Gjirokastër, etj.
Xh.Leci: Si lexues i vjetër dhe i rregullt që jeni, cilët shkrimtar i lexoni më shumë ?
E.Fazlija: Dante, Shekspir, Zola, Maksim Gorki, Rabintranat Tagora,Tomas Mann, Fan Noli, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, D’ Angelis, Nermin Vlora-Falaschi, Mehdi Frashëri, Ramiz Kelmendi, Aristidh KOLA, etj.
Xh.Leci: Cilin Virtyt e vlerësoni më shumë tek një burrë ?
E.Fazlija: Burrërinë.
Xh.Leci: Cilin Virtyt vlerësoni më shumë tek një grua?
E.Fazlija: Aftësinë e të qënurit nënë dhe njëkohësisht e suksesshme.
Xh.Leci: A fërshëlleni duke dëgjuar ndonjë këngë kur bëni dush ?
E.Fazlija: Mjerisht, nuk kam shqisa e as prirje muzikore, prandaj heshti.
Xh.Leci: Cili libër u ka lënë mbresë të pashlyeshme?
E: Fazlija : „Enigma“ e De Angelis-it
Xh.Leci: Cili film u ka lënë mbresë të thellë?
E.Fazlija: “Nëntori i dytë” dhe “SKËNDERBEU”....
Xh.Leci: Cila është ngjyra e juaj e preferuar ?
E.Fazlija: Kuq e zi, e kaltërtë, e gjelbërtë etj.
Xh.Leci: Cilën pije e preferoni më së shumti?
E.Fazlija: Më shumë ujë mineral dhe kafe ekspress.
Xh.Leci: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
E.Fazlija: Nuk ka ndonjë gjë që jam penduar shumë në jetën time, gjithçka që kam kaluar ka qenë eksperiencë dhe me ka bërë që të jem ky që jam sot dhe shpresoj të bëhem ashtu si synoj të jam.
Xh.Leci: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
E.Fazlija: Vetminë dhe gënjeshtrat.
Xh.Leci: A ka gënjyer ndonjëherë ndokush kundër Jush?
E.Fazlija: Fatkeqësisht, po. Njëfarë kërkushi që nuk e meriton me ja përmend as emrin, sepse e lëndoj fisin e tij, ndaj të cilit kam respekt të veçantë, sepse gjatë shekujve ka dhënë trima dhe luftëtarë të devotshëm, për kauzën kombëtare, ndërsa krijesa meskine,të cilën e quanin I.K. apo IBRET KELBAZI, e botoi një paçavur-roman, në realitet një pamflet shpifës e përgjues, duke e pagëzuar “ATENTATET”, ku në mënyrë vullgare e pa asnjë argument me quan “spiun” të Udb-ës jugosllave?!... E kush më akuzoi aq poshtërsisht? Kush tjetër veçse njëri nga të dyshuarit kryesor për përzierje në këtë atentat i “shokëve” të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës-siç pohon ish shoku dhe bashkëveprimtari i tij F.T., si dhe spiuni i konfirmuar i STAS-it gjermano-lindor dhe “SIGURIMIT” të Enver Hoxhës. O TEMPORA, O MORES! (O kohë, o zakone!)
Xh.Leci: Cila është frika e juaj më e madhe ?
E.Fazlija: Vetmia.
Xh.Leci: A keni pasur dhe a keni frikë që kundër Jush mund të kryhet ndonjë atentat, siç ka ndodhur në të kaluarën me dy bashkëveprimtarët Tuaj më të afërt?
E.Fazlija: Tani jo, edhepse në të kaluarën, nga viti 1977 deri më 1982, agjentat e Udb-ës jugosllave kanë tentuar tri here të më vrasin, por Zoti i Madh me ka ruajtur, sepse nuk i kam pasur borxh askujt, vetëm se kam punuar sa kam mundur e kam ditur, për barazi dhe liri kombëtare, pa menduar se ndonjëherë do të shpërblehem me ndonjë post... Dhe, tash pas çlirimit të Kosovës, fal gjakut të derdhur të heronjëve dhe dëshmorëve të kombit si dhe faktorit poltik e diplomatik kombëtar e ndërkombëtar, ajo krijesë artificiale e quajtur Jugosllavi, u rrënua njëherë e përgjithmonë, bashkë me Udb-en. Tani më nuk ekzizton rreziku për zhdukjen time fizike. Sa u përket agjentëve te tipit të Ibret Kelbazit, ata, tani nuk ka kush i paguan si atëherë më 1981, që vranë shokun, mikun dhe nënkryetarin e Besëlidhjes, të ndjerin Vehbi Ibrahimi dhe plagosjen rëndë Rasim Zenelajn, i cili, mjerisht, edhe sot bënë jetë të vështirë, ulur në karrocë invalidi. Tipat e Ibret Kelbanëve si dukët e ndihmuan UDB-en për kryerjen e atentateve edhe kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës dhe të Enver Hadrit. Vetëm qyqarët frikacakë e antikombëtarë i kanë sherbyer UDB-es, duke punuar në dëm të çështjes tonë kombëtare e, në anën tjetër, duke u përpjekur të na shiten për atdhetarë...!
Xh.Leci: A keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
E.Fazlija: Asnjëherë.
Xh.Leci: Cila është motoja e Juaj?
E.Fazlija: Motoja ime është: SHQIPËRIA ETNIKE SHQIPTARËVË! Por, e kisha përvetësuar edhe atë të Prustit:” Gjarpëri që nuk më ha mua, lë të jetojë 1000 vjet”,- sepse kjo e ka një domethënie të veçantë.
Xh.Leci: Si do të dëshironi të vdisni ?
E.Fazlija: Se pari do të doja të jetoja gjatë, më pas, do të kisha dëshiruar vdekje të shpejtë, pa vuajtur ndonjë sëmundje të gjatë.
Xh.Leci: Sikur të kishit pasur mundësi ta takonit Zotin, çfarë do t`i thonit?
E.Fazlija: Do ta falënderoja ashtu siç e falënderoj çdo natë për jetën që ma dha dhe do t’a lusja që të ndihmojë kombin shqiptar për ribashkim në trojet e veta etnike, e që të jetojë i lirë e në paqe. Ndërsa qeveritarëve dhe liderëve partiakë e tjerë, t’u japë mend, durim, tolerancë, mirëkuptim dhe zgjuarësi të mjaftueshme, për të punuar sa më shumë e më mir, për interesat tona të përbashkëta, deri në realizimin e bërjes së Shqipërisë Etnike, për të cilën kam jetuar e punuar gjatë gjithë jetës time, pa u ankuar asnjëherë.
Xh.Leci: Si i moshuar 77 vjeçar që jeni, në çfarë gjendje fizike dhe psikike gjendeni aktualisht?
E.Fazlija: Fizikisht vitet e fundit kam pasur probleme të mëdha me zemër dhe boshtin kurrizor, për çka edhe jam operuar. Mjerisht, edhe tani kam probleme.
Për çka ju falënderoj shumë të gjithëve, ata shokë, miq e bashkëveprimtarë të mërgatës tonë, për vizitat dhe telefonatat që më kanë bërë gjatë kohës kur isha shtrirë në spitalin e Göppingen-it, e posaçërisht juve, zotni Leci, që për pos vizitave të shumta, ju patët bërë edhe një shkrim për gjendjen time shendëtsore.
Ndërsa për gjendjen time psiqike dhe shiprtërore, duke falenderuar Zotin, mund të them se është e shkëlqyer.
Xh.Leci: Cila është porosia e Juaj kryesore për opinionin?
E.Fazlija: Porosia ime është që mërgata jonë shqiptare, prindërit të dërgojnë fëmijtë e tyre nëpër shkolla me mësim plotësues në gjuhen shqipe, që të mos ndodh asimilimi. Ndërsa dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova të punojnë ditë e natë, pa u lodhur e hamendur, për bërjen e një shteti shqiptar të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Rroftë Shqipëria Etnike.
Xh.Leci: Ju falëmnderit baci Emin, për këtë bashkëbisedim vëllazëror.
E.Fazlija: Me nder qofshi ju zotni Xhafer Leci, për kohën që keni nda për mua.
Göppingen, 5.2. 2014

XHAFER LECI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dega e LDK-së për Beneluks përgëzon Kryetarin dhe Kryesinë e Re të zgjedhur nga vota e lirë e delegatëve
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a
» XHAFER LECI:LDK kurrë më si dikur!
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi