Nexhat Rexha:Ndjeshmëria në shpalosjen e arterieve emocionale
Faqja 1 e 1
Nexhat Rexha:Ndjeshmëria në shpalosjen e arterieve emocionale
Nexhat Rexha:Ndjeshmëria në shpalosjen e arterieve emocionale
Trajtimi e koordinimi poetik arrinë shkallën e kënaqshme brenda tërësisë së vargjeve,sepse ato vijnë nga thellësia shpirtërore ,me synim dhe arritje sa më funksionale për të thenë ndjeshmërinë e të gjitha shtresave njerëzore.Në këtë mënyrë Sevëmja ka arritur të depërtojë nëpër këto arterie shpirtërore që ka bota e trazuar në momente që arrijnë te njeriu dhe kërkojnë, që patjetër të shpërthejnë në lokacionin e destinuar për të shkrirë pikat e ujit në vapën e një stine
Libri i Sevëme Fetiqit “Një gllënjkë dashuri”,vjen si rezultat i transparences poetike,duke dhënë pamje refleksive si në ide e brendi, për të shkrirë e dimensionalizuar aktualen teorike në realitetin jetësor. Tematika e shtruar në këtë vëllim poetik, ka elementin e shpërfaqjeve të ngrira në përditshmërinë tonë,që ndërlidhet me komunikimin e shprehjes sa më origjinale të shtjellimit si dhe në figurshmërinë aktualizuese të vetëdijsimit artistik.
Shfaqjet magjike në shumë raste krijojnë baraspeshimin ideoartistik në përvijimin e vargjeve për të komunikuar me lexuesin sa më shlirshëm dhe për t`i afruar atij ndjeshmërinë emocionlae të realitetit jetësor. Në këtë kontekst artistik dedikohen edhe poezitë e këtij libri, të cilat natyrshëm nxjerrin parafytyrimin e këtij raporti në mes fjalës së lirë në nivel e funksion të lidhjeve prezentuese si në brumosje, e qartësim të zakonshëm.
Vepra është ndarë në tri pjesë , e që këto ndarje kanë akordim të brendshëm në mes veti ,si: Rrjedhë kohe, Trëndafilat pa gjemba, binarët e jetës.
Trajtimi e koordinimi poetik arrinë shkallën e kënaqshme brenda tërësisë së vargjeve,sepse ato vijnë nga thellësia shpirtërore ,me synim dhe arritje sa më funksionale për të thenë ndjeshmërinë e të gjitha shtresave njerëzore.Në këtë mënyrë Sevëmja ka arritur të depërtojë nëpër këto arterie shpirtërore që ka bota e trazuar në momente që arrijnë te njeriu dhe kërkojnë, që patjetër të shpërthejnë në lokacionin e destinuar për të shkrirë pikat e ujit në vapën e një stine.
Preokupimi i autores determinon vargun e saj në të gjitha cilësitë e një uniteti sa më funksional, sa më të qartësuar në të gjitha poezitë shihet ngjyrimi dhe përjetimi i secilës gjymtyrë, të cilën e dallon vetëm frymëmarrja në momente të caktuara. Këto rrahje të zemrës e qarkullimt të gjakut ka mundur t`i artikuloj vetëm shpirti i ndjeshëm i një femre, që bashkëjeton; me poezinë, me jetën , me të bukurën me të vetmin qëllim që vargu i saj të arrijë efektshmërinë në dedikimin e saj deri te frymëmarrja e fundit.
Poezitë që prekin të gjitha poret e përditshmërisë, ngjallin jetën dhe arrijnë të kthejnë ditët e humbura në ngazëllim të dashurisë,me prekje të ëndrrës së zhdukur,por që ato falin edhe mëkatin janë realizime poetike, të cilat i krijojnë autorës dhe poezisë shqipe vendin e merituar në këtë kohë, kur poezia e dashurisë ka trajtim të rendësishëm në letrat shqipe.
Refefrencat e poezive më të realizuara fokusojnë në efektshmëri më ndryshe, ato krijojnë klimëm dhe hapësirën më ëndrrimtare për të zgjuar të lodhurënn nga pritja e mundimshme e një ankthi të mistershëm, kjo botë shpaloset në disa poezi si në këto:
Kur femra dashuron,Shiu s`po ndalet….,Florinjtë e ëndrruar, Festa e të dashuruarve, Luftëtarë të përjetshëm, Krenari e vrarë, Obsesion etj.
Këto poezi e çlirojnë atë nga ky ankth, sa i trishtueshëm, po aq edhe i lakmueshëm, e Sevëmja me këto depërtime arrin ta çliroj njeriun e këtyre pritjeve të gjata. Kërkesat e njeriut janë të pa fund ,ato janë gjithnjë në kërkim të asaj që ai ndjen, ato janë gjithnjë në shikim të vezullueshëm, sepse syri i kërkuesit shigjeton kah fundi i dritës dhe qëndron sogjetar në çdo hyrje e dalje të tunelit të quajtur dashuri.
Autorja në poezinë” Shiu s`po ndalet…” është në pritje të stinës së pestë dhe kjo e bënë të mundhshme pritjen ,e cila eshtë në ardhje dhe konsiderojme se kjo stinë realizën ëndrrën e bukur siç shprehet ajo në vargje:
Aty në një drithërimë
do të bëjmë fole të re
aty do të na quajnë
hënë e plotë
kur të notojmë qiellit
së bashku
s`do të ketë më
as dhembje as lot
fq.22.
Si në këtë poezi e të tjera lirikat e dashurisë pushtojnë qiellin në kërkim të diellit të praruar, këto figura në ligjërimin poetik japin fuqinë metaforës e simbolit, kështu që shpesh herë poezia merr fuqi,ngjyrim më të kënaqshëm si dhe krijon muzikalitet të pranueshëm në të gjitha variantet e saja.
Poezia në librin “Një gllenjkë dashuri”,ngërthen përjetimin artistik nëpër valet e thellësive të dashurisë, ajo të jep optimizmin e pandërprerë në realizimin e ëndrrave si proces i ekzistenciales në harmoni me etikën njerëzore dhe atë poetike. Tërërsia e veprës bashkëjeton me kuptimin realist të të ndodhurave në praktikën jetësore, për të dalluar parashtrimin me veçori esenciale në parim të përgjthshmes si realacion i përjetimit, në shuarjen e urrejtjes, në triumfin e të bukurës me shije e kolorit sa artistik ,po aq edhe të pranueshëm si vlerë estetike në letrat shqipe.
Sevëme Fetiqi me vëllimin poetik “Një gllënjkë dashuri” ka shkrirë e përpunuar të gjitha mineralet shpirtërore në realizimin e përdorimit sa më original në formë e brendi, si dhe ka inkurajuar realizmin e mundshëm . Poezia depërton në të gjitha arteriet e përjetimit dhe gjenë strehim, e jep dashurinë pa indikacione të perëndimt, përkundrazi në vargjet e këtij libri autorja arrinë të faktorizojë pa kompleks parimin e investimit në dedikim të dëshiruar.
Kërkesa për të depërtuar sa më në thellësi të metalit të çmueshëm krijon mundësi, e jep gatishmëri në shkëlqimin universal, duke i dhënë aromë e shije vargut në skalitjen e kristalt. Vargjet e kësaj vepre kanë rrjedhë të natyrshme dhe ato të japin orientimin e një balade të dashurisë ,që spikatin fjalën e gdhendur në të gjitha stinët e lumturisë.
Ëndërrimet e palosura të kësaj bote, ajo i shpalosë për të pa e shijuar këtë gllënjkë të etjes në dashuri të vërtetë, e cila vjen dhe kërkon lirinë e përjetshme.
Buzëqeshja shkrinë akullin, ajo shkrinë edhe zjarrminë, kurse magjia e ndjenjës për të arritur loti formën e dëshriruar arrinë deri tek drejtpeshimi artistik .
Tërësia e veprës “Një gllënjkë dashuri”,arrinë të bëjë lexuesin për vete ,si në mbarshtimin tematik, poashtu edhe me përjetimin e ndjesitë e thella në qarkullimin e të gjitha arterieve në anatominë e trupit të njeriut.Si e tillë vepra lexohet me ëndje, duke dhënë ndjenjën e sinqeritet dhe mesazhit të qëndrueshëm si vlerë artistike./KultPlus.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nexhat Rexha: Rrëmbim
» Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
» Nexhat Rexha: Koncepcioni artistik i ngritur ne frymën kombëtare
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
» Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
» Nexhat Rexha: Koncepcioni artistik i ngritur ne frymën kombëtare
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi