Nexhat Rexha: Koncepcioni artistik i ngritur ne frymën kombëtare
Faqja 1 e 1

Nexhat Rexha |
KONCEPCIONI ARTISTIK I NGRITUR NË FRYMËN E REZISTENCËS KOMBËTARE
Mr.sc. Kadri Mani “Falë të qoftë gjaku”, Botoi “Koha”Prishtinë,2008, fq. 174.
Nga Nexhat Rexha
Konceptimi i veprës poetike “Falë të qoftë gjaku”, është ndërtuar në disa njësi përmbajtësore, përmes të cilave autori ka radhitur ngjarjet e disa dekadave ,sepse Ai është protagonistë aktiv i këtyre proceseve të zhvilluara brenda kësaj kohe. Kadri Mani është njëri ndër kreatorët e shumë lëvizjeve politike e kombëtare,që gjithsesi qëndron në ballë të tyre. Vizioni dhe qartësia e tij prej poeti e atdhetari,gjithnjë e gjallëroi udhën e fatit të popullit tonë për liri e pavarësi.
Në këtë miratim dhe reflektim të brendshëm shpirtëror,vjen edhe kjo vepër letrare për herë të parë në vitin 1997,pastaj për ta ripunuar dhe sistemuar punën e tij hulumtuese , e në veçanti për t`i dhënë frymën sa më të lirshme poetike kësaj vepre. Kadri Mani në vitin 2008 në botim të Shtëpisë botuese KOHA,riboton këtë vëllim poetik me të njëjtin titull,”Falë të qoftë gjaku”.
Ai është autor i disa veprave letrare e publicistike,si: Shqipja e lartësive, 1988, Falë të qoftë gjaku” 1997, Nënë Tereza e Shqipërisë,1998,Shqiptarët janë atje, -(publicistikë),1999,Nuset tona,(roman),2003 dhe i shumë punimeve letrare e shkencore dhe së fundi ai edhe magjistroi, e tërë kjo tregon se elani i tij është gjithnjë në funksion të realizimit të botës së ëndrrave të tija krijuese.
. Pra,njeriu që çerekun e shekullit të kaluar e kaloi nëpër burgjet serbe është dëshmia më konkrete se Kadri Mani është njeri me personalitet të palëkundur të avancimit të çështjes kombëtare. Ai me shembullin e tij ka ditur dhe dinë të portretizojë njeriun tonë për të vënë në lëvizje ngjarjet për lirinë e këtij trolli.
Në këtë konceptim të përgjithshëm vjen edhe vëllimi poetik “Falë të qoftë gjaku”, i cili është perceptuar dhe në brendi të vargjeve artikulon; ëndrrat,dëshirat,dhembjet me një kredo ,që gjithnjë këto brenga autori i ka bartur me vete kudo që është gjendur .Dëshira e përmbajtur dhe karakteri i papërkulur për ta pa popullin e tij të bashkuar , e të çliruar e ka mbajtur autorin e këtyre vargjeve gjallë, edhe atëherë kur ai ishte në skëterrat e ish Jugosllavisë.
Përmes kësaj vepre dhe të tjerave ai dëshmon se ka gjetur forcë për të mposhtur me dinjitet sunduesin, e për ta vë në qarkullim vullnetin gjithëpopullor, gjithnjë me kreativitet e stoicizëm të gjallë.
Përvoja e tij prej njeriu e intelektuali nxori në dritë këtë vepër poetike, e cila është artikulim dhe kërkesë e pa ndalur e botës përparimtare të etnikumit tonë.
Vëllimi poetik”Falë të qoftë gjaku”,sajohet nga kjo përmbajtje:
Parathënie e autorit apo Hyrja në Evropë,.Ndërsa,titulli i veprës vjen nga poema “Fal të qoftë gjaku”,për të vazhduar me ciklet : Vjershë satirike,nga shtypi revolucionar ilegal kosovar,Vjersha për fëmijë,Vjersha për të rritur dhe Metafora e arratisur.
I tërë ky perceptim i autorit ka mbështetje anën reale e burimore të rrjedhës së ngjarjeve nga vijnë frymëzimet, pastaj ai me mjeshtri i vendosë edhe figurat artistike dhe në brendi të përpunimit artistik ato pastaj marrim frymë më shlirshëm dhe japin kuptimin e tyre përmbajtësor e funksional.
Kadri Mani përmes vargjeve ka stigmatizuar të ndodhurat e përditshmërisë jetësore ,duke i veshur ato me petkun artistik,kuptohet gjithnjë me përkujdesje prej poeti. Për këtë arsye poezia e këtij vëllimi buron nga artikulimi i ngjarjeve,e që autori është përjetues intim i tyre.
Kadri Mani në poemën ”Falë të qoftë gjaku” ka specifikuar vargun me elemente të rëndësishme poetike, ai në brendi ka dhënë idenë e formësimit e të karakterit për një shtresë të njerëzve dhe të ngjarjeve dhe atyre iu ka dhënë ngjyrim burimor,sepse vetë fjala e thënë nëpër këto ngjarje të fillimit të viteve të ` 90-ta është e njohur dhe aty zhvillohej beteja e madhe për zhdukjen e gjakmarrjes. Autori,nëpër vargjet e saj ka pasqyruar pamjen e afërt të këtyre dialogjeve që ishin shprehje e vullnetit të mirë,ato ishin kuvende ku gjykohej drejtë dhe pa inponime domethënë vetë shtresa popullore me prijësit e saj i paraprinë kësaj drame të rëndësishme, e cila ishte po aq rezistuese ndaj flakjes për bimën e keqe,që kishte hyrë nga sunduesi në tokën tonë.
E tërë kjo pamje e gjallë në vete reflekton pikëpamje shumëdimensionale për qëllim të zhdukjes së kësaj të errësire,por njëherit, autori në vepër ka përdorur një gjuhë shumë të qartë, e herë –herë ,në disa raste fjalë arkaike,të cilat i japin kuptim të rëndësishëm qëllimit të kësaj lëvizjeje kombëtare. Të gjitha ndodhitë e afërta të lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, ruajnë në vete karakterin e fuqishëm të shumë nënave, të cilat në odat kuvendore ,vërtetë ditën të falin gjakun e më të dashurve të tyre,me bindjen se fjala e tyre,jo vetëm që bashkonte, por ajo rrezatonte në kuvendte e burrave dhe vërtet ajo e mundi të keqen. Me këto ngjarje e ndodhi të rëndësishme u hap një perspektivë me një faqe të re për historinë tonë.
Me tërë këtë bagazh poetik,autori ka përfaqësuar një numër të madh protagonistësh të kulturës sonë, të cilët i kanë paraprirë ngjarjeve për lirinë Kosovës ose kanë qenë viktima të një politike shfarosëse ndaj popullit tonë. Për këtë më së miri flasin vargjet:
Për një mezhde arë
u vra
Shefqeti
arën përfare
e hëngri
ryshfeti
Fq.12,
Ose disa vargje tjera flasin kështu:
ti i mbyllur
në kotec
as je patate
as je spec
disa do t`i marrin
paratë
të tjerët
do t`i çnjerëzojnë
gratë!
Fq.14.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nexhat Rexha: Koncepcioni artistik i ngritur ne frymën kombëtare
Sa herë që të hyjmë më brendinë e vargjeve kuptojmë më për së afërmi klimën dhe atmosferën e rreshtave të gjatë për të madhështuar këtë ngjarje të rëndësishme. Veçantia e këtyre vargjeve është shumëdimensionale,sepse autori ka specifikuar shumë emra të nderuar të kombit,përmes të cilëve është ruajtur tradita për të ardhmen dhe njëherit ai ka lidhur ngjarjet bashkë me personalitetet e dalluara kombëtare të të gjitha kohërave.
Ky parashtrim i kësaj tradite ka ruajtur elementin tradicional të besnikërisë,e me këto refleksione autori ka sjell imazhe të kohëve dhe ato i ka bashkuar në një kohë. Prandaj edhe ka shënuar vlera të mirëfillta artistike dhe tradicionale,që konsiderojmë se janë pasuri edhe bibliografike. Ndërkaq, autori ka përmendur 114 emra,nga këta 9 emra janë të femrave veprimtare, 4 emra janë të diktatorëve të politikës Jugosllave dhe 101 emra janë meshkuj të çmuar të kulturës sonë, të cilët mund të shërbejnë për studiuesit që do të merren me këtë problematikë në të ardhmen.
Kadri Mani në këtë vëllim poetik ka shtuar tema të ndryshme nga areali ynë,përmes të cilave ka shqyrtuar probleme aktuale të realitetit tonë shoqëror,duke dhënë mundësi të kapshme për lexuesin për atë që ka paraqitur në vepër,
Temat dhe motivet
Temat dhe motivet e këtij vëllimi janë kuptimplotë,sepse përmes brendësisë së vargut shihet qartë se autori është njohës i thellë i ngjarjeve,për faktin se ai nuk është vetëm kalimtar i rastit,por është përjetues dhe projektues real i këtyre ngjarjeve që i kanë dhënë rrjedhë,vullnet e gjak shumë brazave të këtij populli. Të gjitha këto rrjedha të kohëve Kadri Mani i ka lidhur përmes aktualitetit politik e kombëtar,për të shkrirë përmes artit letrar. Ai me tërë koloritin e shtruar si lëndë të gatuar i ka afruar lexuesit mundësinë për ta njohur nga afër të kaluarën dhe për të hapur rrugë për një të ardhme më të mirë të kulturës sonë.
Motivi satirik që është trajtuar në vepër zgjon kureshtjen për mënyrën e trajtimit dhe kjo tingëllon bukur në disa poezi,por në poezinë”Kërcet lahuta e çiftelia”,ai përmes figurave të zgjedhura e domethënëse demaskon këtë shtesë të pseudointelektualëve, të cilët për hirë të karrierës personale janë në gjendje të marrin poste të pamerituara në shoqëri, e tërë kjo dukuri është pjesë shoqërore,sepse kjo ndodhë në të gjitha kohërat e ata nuk zgjedhin mjete për të arrirë aty ku nuk e kanë vendin. Autori ,jo vetëm që ka demaskuar këtë soj të njerëzve ,por i ka veshur me një figuracion të latuar dhe i ka portretizuar edhe të gjitha pikëpamjet e tyre. Ajo që spikatë në këtë motiv e në disa poezi satirike është pamja e brendshme e padijes për këtë shtresë pseudovlerë.
Atdhedashuria
Atdhedashuria është ideal dhe frymëzim i autorit për shtetin e tij unik,për këtë dhe njëmijë arsye të tjera Kadri Mani ka kultivuar e brumosë vargun e tij me mjete të fuqishme artistike,përmes të cilave ka një harmoni gjuhësore. Ai nuk ngurron asnjëherë të demaskojë intrigën që bëhet shkas për ngecje të përgjithshme.
Për të hyrë në vargun poetik të Kadri Manit, kërkohet njohje paraprake, të cilat fuqizojnë këto dëshmi e fakte. Ai i këndon UÇK-së,UÇPMB-së, Jusufit ,Kadriut ,Bardhoshit e shumë të tjerëve, Ajshe Gërvallës e shumë nënave që ditën në djep t`i këndojnë ninullat e pavdekësisë edhe atëherë kur paradokset e politikës ditore prodhonin skena e kontraste nga më të ndryshmet. Ai iu kushton këngë edhe poetëve e miqve, për të shënuar se atdheu është i të gjithëve,por për të nuk punuan të gjithë mirë e drejtë, e mos të flasim edhe për sakrificat që nuk janë të njëjta,sepse ato edhe s`mund të jenë të njëjta. Mirëpo, ata që ranë në altarin e lirisë janë të pazëvendësueshëm ,për këtë shtresë të të flijuarve,autori ka zgjedhur fjalën që jep jetë,sepse ata ndriçuan, e duke u flijuar dëshmorët e bashkëluftëtarët kënduan për sot e nesër ,si Rexhep Mala e Nuhi Berisha ,kjo shihet në poezinë”Dy dëshmorë të Shqipërisë Etnike”
Kërcyen në një bodrum,me revole dhe dy bomba
derdhën gjakun sikur lumë,gjithë natën jehoi kënga!
moj Kosovë të tillë i rrite,dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite,kur u rrëzuan këta viganë??
.......................................................................
........................................................................
Moj Shqipëri n`det sa ke vala,moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala ,aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
Fq.82.
Kadri Mani me fuqinë e fjalës artistike ka saktësuar rënien heroike të dy bashkëluftëtarëve. Ai përmes figurës së krahasimit ka lartësuar krenarinë,dashurinë dhe qëllimin e rënies së dëshmorëve. Është kuptimplotë vargu që shpreh edhe art,edhe histori e mbi të gjitha ai në vete është i mbështjellur me unitet e dashuri për të dhënë dritë e jetë për tokën Arbërore.
Cikli i fundit Metafora e arratisur edhe si vëllim edhe si cilësi zë vend të rëndësishëm në vepër,sepse rrezaton mall e dashuri. Pra ky titull është mjaft i ngrohtë, po aq është edhe konsekuent, sepse materia e jonë ka lëvizur shumë edhe pse kjo lëvizje ishte domosdoshmëri e qëllim për ta ruajtur frymën e trungut tonë. Ai e ka ushqyer shpirtin me mendje e moral të shëndosh ,pra këtu kemi realizimin gradual dhe zhvillimi sa vjen e merr formën në përputhshmëri të shpresave përmbajtësore , gjithnjë duke i dhënë psherëtimën dhe uratën e qëndrueshme me shumë mall e sakrificë,brezave që vijnë për këtë metaforë të arratisur. Autori bashkëjeton me kohët edhe kur e ka përjetimin e keq,ai nuk mposhtet,dëshiron të dalë nga kjo amulli,nga kjo e keqe dhe gjenë frymë e gjak për të fal të djeshmen,por gjithnjë në kërkim të kohës për shtegdalje me qëllim që të krijojë dashuri me bindje për njeriun tonë,se atdheu është i të gjithëve dhe ai i takon më shumë si gjithmonë gjeneratave që vijnë .Këtë proces të rrjedhës së vazhdueshme autori e shenjëzën me fatin pasardhës dhe me prijës ideator që kërkon historia e një kombi për të gjitha kohët, e ai këtë e donë e mbjellë e transmeton në vargun këtij vëllimi poetik, e krejt në fund këtë mesazh e merr lexuesi në tërësinë përmbledhëse të kësaj vepre letrare. Pastaj titulli i librit është më i kapshëm dhe më i afërt,më i dashur e më kuptimplotë, për të ruajtur këtë mesazh e vlerë gjithsesi autori aludon në ndërtimin e vendit,por me një qëllim që e kaluara të ruhet në muzeun e zemrës e mendjes,sepse ”gjaku nuk bëhet ujë”,thotë një fjalë e urtë popullore. Por gjaku duhet të ruhet për ditë të bardha e kjo bardhësi i takon vetëm kësaj toke,që vlen për t`ia kushtuar jetën të tërën asaj.
Pra, në këtë kontinuitet e vazhdimësi ,autori i librit ” Falë të qoftë gjaku ”, Kadri Mani edhe në këtë moshë ka elan e vullnet për të ndërtuar të ardhmen, ai nuk ndalet, vepron, punon në shumë fusha të kulturës e të dijes,si përherë në shërbim të kombit.
Pra,vëllimi poetik “ Falë të qoftë gjaku”, në tërësinë e brendshme që ka shtjelluar autori në të specifikon me qartësinë e gjuhës së pasur e të unifikuar,me shumë pajisje gjuhësore autoktone,të cilat burojnë nga leksiku ynë i pasur. Njëherit, vargu i tij është i ndjeshëm e kryengritës,i afërt për lexuesin dhe me tërë përmbajtjen e vetë ai e begaton vëllimin kulturor e kombëtar të etnikumit tonë.
Pra,në të kemi të shtruar e të shkruar fjalën artistike përmes të cilës është trajtuar edhe herezia e kohëve njerkë. Pra,fuqia magjike e artit tingëllon bukur,guximshëm dhe sublimon në mënyrë reprezentative të ardhmen emblemë ,të cilën e ka ëndërruar Kadri Mani.

Më 2 qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nexhat Rexha: Rrëmbim
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
» Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN
» Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi