Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turizëm të vend vrasja e Bajram Currit

Shko poshtë

Turizëm të vend vrasja e Bajram Currit Empty Turizëm të vend vrasja e Bajram Currit

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 9:04 pm

Turizëm të vend vrasja e Bajram Currit


Nga Virtyt Gacaferri


Turizëm të vend vrasja e Bajram Currit 02052009100

Kush është ma e bukur Vlora a Valbona? Nëse je patriot sigurisht se emri Vlora do të duket më i mirë se Valbona, por nëse je dashamirë i natyrës, atëherë gjithsesi se do thuash se Valbona është më e bukur. E në veçanti lumi Valbona një perlë që është vështirë të gjendet, në ditët e sodit.

Për një maj vendosa që t’i “iki” vendeve tradicionale të kosovarëve si për shembull Gërmia, te i pesti në Pejë, në Dri në Gjakovë, apo atyre më të shtrenjta si Ohri, Ulqini dhe vendosa të bëjë një aventurë për në dy vende emrat e të cilave e lidhin Kosovën me Shqipërinë shumë ngushtë: Bajram Curr, qyteti që mbanë emrin e ministrit të mbrojtjes në Qeverisë Demokratike në Shqipëri i lindur në Gjakovë dhe Dragobi fshati ku Bajram Curri “iki” pasuksesshëm nga ndjekësit dhe gjeti vdekjen nga dora e zgjatur e armiqve të tij.

Ikja ime për në Dragobi ishte më paqësore se ajo e Bajram Currit, pasi nuk më ndiqte askush.

Kanjoni i thellë

Kur futesh thellë në këtë grykë e kupton pse dikush si Bajram Curri me shumë armiq do shkonte atje. Një grykë e mbështjell me bjeshkë të cilat ngritën menjëherë mbi kanjon në mbi 2000 metra lartësi mbidetare dhe 1000 metra nga rruga dhe fshati.

Gryka e Valbonës është më e gjerë dhe më e gjatë se ajo e Rugovës dhe ofron pamje dramatike me maja të rrëpinjta, shkëmbinj që ende kishin majat e zbardhura nga bora. Shkëmbinj që therin qiellin dhe të ndalin frymën, duke ofruar një spektakël madhështorë. Pamjet në këtë pjesë të bjeshkëve të Nemuna janë pa krahasueshme, më dramatike se sa pamjet në Grykën e Rugovës apo pjesët tjera të bjeshkëve të Nemuna në Kosovë.

Këtyre pamjeve të bëra nga natyra duhet t’i shtrohet edhe pjesa e bërë nga njeriu. Këtu (për ndryshim nga Kosova) që nga vrasja e Bajram Currit nuk ka pasur vi fronti, me këtë edhe është ruajtur skena origjinale e para më shumë se 100 vitesh, kur këto male sundoheshin 100 për qind nga kanuni. Në këtë pjesë të Tropojës kullat dhe mullinjtë nuk janë djegur, përkundrazi ato janë ruajtur dhe tashti ofrojnë pamje të veçantë për vizitorin.

Fshati Dragobi, dhe fshati Valbonë që janë pikat kryesore dominohen nga kullat e gurit, ndonjëherë të lyera në të bardh, por me formë origjinale – kënd drejtë me dritare të vogla katrore dhe kulm të hirtë. Vende tw konservuara që të qojnë mallin e botës së romanit të Kadaresë Prilli i Thyer.

Këso pamje mund të shihen edhe në fshatin e Thethit në veri të Shkodraës, që tashmë është bërë destinacion i qindra turistëve në kërkim të aventurave. Për ndryshim nga Thethi fshatrat e grykës së Valbonës ofrojnë më pak kulla të ruajtura, pasi janë fshatra më të vogla, por më shumë spektakël natyrorë pasi në këtë grykë kalon lumi që konsiderohet të jetë lumi më i pastër në Shqipëri – lumi Valbona.

Valbona është lum malor që buron në fshatin me emër të njëjtë nga majat e larta të bjeshkëve të Nemuna. Lumi mblidhet në grykë nëpërmes disa ujëvarave shume të bukura. Në këtë peizazh dominon Maja Jezercë që është mbi 2500 metra lartësi mbidetare dhe shumë maja tjera mbi 2000 metra.

Uji i Valbonës ka ngjyrë të kaltër në të gjelbër, ngjyrë e cila mund të gjendet në liqenin e Komonit ku derdhet ky lum dhe Drini i Bardhë që vjen nga Kukës.
Këto fshatra nuk kanë numër të madh të vizitorëve, megjithatë aty është një restorant i vogël që ofron mish qengji dhe mish derri si dhe vend për kamping për turistët e rrallë që shkojnë në këtë vend ose për të përjetuar pamjet spektakulare të grykës ose për të provuar ujërat e rrëmbyer të Valbonës.

Gryka e Valbonës së bashku me Shalën bëjnë një tërësi të fshatrave malore të cilat Shteti Shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare janë duke i ofruar në kuadër të turizmit rural. Të gjitha këto janë parqe nacionale dhe kanë nisur të funksionojnë si të tilla. Restoranti i vetëm në grykë të Valbonës menjëherë të ofron edhe konak, në rast kërkese besoj edhe pa pagesë por në rast turizmi me një shpërblim modest.

Gryka e Valbonës është një destinacion ku nga Peja arrihet për 2-3 orë varësisht nga vetura. Panorama unike, mikpritja e sinqertë dhe ushqimi origjinal i mishit të pjekur dhe djathit të bardhë janë shpërblim i mjaftueshëm për 2-3 orë udhëtim, 15 kilometra rrugë të keqe dhe kufi të kalueshëm lehtë.

Si të shkohet në Valbonë

Për të arritur në Valbonë duhet të kalohet kufiri në Qafën e Prushit ku mund të shkohet nëpërmes Gjakovës dhe Junikut. Pas kalimit te kufirit ndjeket rruga e asfaltuar dhe merret kthesa për Bajram Curr. Në këtë qytet më së miri është te kërkohet drejtimi pasi shenjat mund të fusin në rrugë, të cilat nuk janë parashikuar për vetura 24 orë në ditë dhe pastaj do të marrësh një gjobë. Pastaj me veturë shkohet deri në Shoshen. E tërë kjo rrugë është e asfaltuar. Në Shoshen fillon rruga malore e cila të dërgon nëpër kanjon deri në fshatin Valbonë.

Prishtinë Gjakovë 1.5 hrs; Gjakovë Bajram Curr 30-45 min; Bajram Curr Valbonë 20 min – 1 hrs (varësisht nga vetura).

Turizëm të vend vrasja e Bajram Currit Bajram-490x320
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi