SKËNDER ZOGAJ: KOSOVA ËSHTË NË DUART E HALABAKËVE INSTITUCIONALË
Faqja 1 e 1

“Interpretimi në Gjykatën Kushtetuese mund ta ngacmojë edhe më tepër situatën dhe të nxjerrë telashe të reja që pamundësojnë formimin e qeverisë së re”, vlerëson Skënder Zogaj për Bota press.
Po bëhen gati dy muaj që shteti i Kosovës, përjashto këtu institucionin e Presidencës, po udhëhiqet nga një kryeministër në largim dhe nga një kryeparlametar i shkarkuar. Vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe paqartësitë e krijuara së fundmi se kush ka të drejtë dhe kush jo të formojë qeverinë, po e rrezikojnë edhe më tej funksionimin normal të shtetit. Pritjet që Gjykata Kushtetuese të qartësojë dilemat rreth asaj se kujt i takon e drejta për të formuar qeverinë, jo vetëm se i ka lënë në pritje partitë politike, por po prodhon edhe efekte të tjera negative.
Nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatçiu mendon se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në funksion të mbarëvajtjes së shtetit. “Nuk mendoj se dikujt i konvenon që Kosova të hyjë në një periudhë ku institucionet nuk mund të funksionojnë. Andaj mendoj se duhet të jenë në nivel të detyrës dhe ta kryejnë sa më shpejt atë përgjegjësi që e kanë marrë”, tha ajo për “Botapress”.
Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, nuk sheh ndonjë rrezik të funksionimit të shtetit, ndërsa beson se Kushtetuesja me kohë do ta thotë mendimin e saj, i cili po ashtu do të shërbejë në krijimin e institucioneve të reja. “Besojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ndodhë me kohë dhe po ashtu do të ndodhë në raport të krijimit të institucioneve kredibile në nivel të Kosovës. Presim që në afatin sa më të shpejtë Gjykata Kushtetuese ta ofrojë mendimin e saj dhe të funksionalizohet Qeveria e Kosovës”, tha Isufi për gazetën “Botapress”.
Publicisti dhe politikani Skënder Zogaj konsideron se funksionimi i shtetit të Kosovës është i rrezikuar tej mase dhe një situatë alarmante është krijuar sidomos pas zgjedhjeve të 8 qershorit, që e kanë dramatizuar në shkallë ekstreme mosfunksionim e shtetit, i cili po kalon ditët më të këqija, duke qenë as i lirë dhe as i pavarur. “Nuk është i lirë, sepse një pjesë e territorit të vendit është duke u mbajtur peng nga serbët e yshtur nga Beogradi, të cilët po provokojnë si urithët me "parkun e paqes" që e kanë vendosur mu në urën e Ibrit. Njëkohësisht, shteti i Kosovës nuk është as i pavarur, sepse po cenohet sovraniteti dhe po shkelet rendi dhe qetësia para hundëve të Policisë së Kosovës, që po qëndrojnë si spektatorë duke bërë seri me sy, ndërkohë që sharlatanë të ndryshëm në krye me Edita Tahirin po deklarojnë se "nëse Brukseli nuk merr ndonjë vendim për këtë çështje, atëherë Qeveria e vendit do të ndërhyjë me autoritetin e saj ligjor (!)"”, tha Zogaj për “Botapress”. Sipas tij kjo situatë fatkeqe është rezultat i faktorit vendor, i cili nuk është në nivelin e duhur të realizimit të përgjegjësive të duhura shtetërore dhe as nuk di të krijojë raporte dhe relacione bashkëpunuese dhe bashkërenduese me faktorin ndërkombëtar. “Kosova vazhdon të jetë në duart dhe në vullnetin e halabakëve institucionalë, që kalkulojnë me halucinacione sipas kërkesave dhe diktateve të manovruesve të ndryshëm shtetërorë. Pikërisht kjo ka të bëjë edhe me kërkesën e presidentes Jahjaga, në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e problemeve të krijuara nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit, rreth mandatimit të kryeministrit të ardhshëm. Vetë fakti se kërkesa është bërë para certifikimit të zgjedhjeve, mjafton për ta konstatuar futjen në hell të ‘mishit të dhisë’ ”, vlerëson Zogaj për Bota press.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skënder Zogaj:Doli Platforma Sërbisë, Kosova nën hije të qershisë
» SKËNDER ZOGAJ - SERBIA ESHTE MAKINA E RRENVE, SERBET VENTILAT E SAJ
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit
» Der Spiegel: Kosova, një vend në duart e klaneve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi