Sfarqa: Gajret o qytetarë, rrini se u kënaqëm në Kosovën e lirë

Më mirë jetë modeste në vendin tënd se sa refugjat në perëndim. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka thënë se statusi i refugjatit nuk është zgjidhje e mirë, kjo situatë paraqet brengosje serioze dhe me të duhet të merret e gjithë shoqëria. Përmes një komunikate për media, si reagim pasi që numër i madh i ferizajasve ditëve të fundit ia kanë mësyrë perëndimit për një jetë më të mirë, Sfarqa u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore dhe agjencive të sigurisë që të merren më seriozisht me këtë çështje, për të penguar mashtrimet dhe manipulimet me qytetarët e dëshpëruar.
"Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të informacioneve shqetësuese për rritjen e numrit të ferizajasve që janë larguar nga komuna jonë me qëllim mërgimi në vende të tjera. Megjithëse ende nuk dihen saktë përmasat e kësaj dukurie, nxitësit e saj, as mënyrat se si arrijnë qytetarët e Ferizajt që të kalojnë në vendet evropiane, braktisja e vendlindjes pa një perspektivë të qartë për të ardhmen, paraqet brengosje serioze, me të cilën duhet të merret e gjithë shoqëria", thuhet në reagimin e kryetarit Sfarqa.
Më tutje në reagimin e tij, i pari i Ferizajt, konsideron se edhe përkundër faktit për kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jeton një pjesë e konsiderueshme e popullatës së Ferizajt, nuk e konsideron zgjidhje më të mirë statusin e refugjatit, të cilin e synojnë shumica e atyre që po vendosin të dalin jashtë vendit.
"Dëshiroj të shpreh keqardhje për informacionet se një pjesë e mirë e atyre që po e synojnë mërgimin, janë pre e mashtrimeve, e premtimeve të kushtueshme dhe e manipulimeve të matrapazëve, që i joshin sidomos të rinjtë për ta braktisur vendin e tyre, drejt një të ardhmeje plot vuajtje e pasiguri. Dua të solidarizohem me shqetësimet e atyre familjeve, pjesëtarët e të cilave tashmë janë larguar nga Kosova dhe t’u bëj thirrje të rinjve që të tregojnë më shumë kurajo për ta ndërtuar jetesën në vendlindje. Besoj fuqimisht se më shumë ia vlen një jetesë modeste në vendin tënd, se sa ajo e refugjatit në vend të huaj", thuhet ndër të tjera në reagimin e kryetarit Muharrem Sfarqa.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit një numër i madh i qytetarëve të Ferizajt e kanë zgjedhur rrugën e migrimit si një shpresë për një jetë më të mirë në vendet e perëndimit. Mësohet se shumica prej tyre kanë hyrë në obligime për t'i siguruar mjetet për mbulimin e shpenzimeve, ndërsa ka pasur zëra se disa kanë shitur edhe prona të paluajtshme si tokë e shtëpi, pa përjashtuar edhe kreditë nëpër bankat e këtushme. /Telegrafi/
http://www.standardi.eu/sq/Nacionale/Sfarqa--Gajret-o-qytetar%C3%AB--rrini-se-u-k%C3%ABnaq%C3%ABm-n%C3%AB-Kosov%C3%ABn-e-lir%C3%AB

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Isa Mustafa po provon ta fusë Kosovën në luftë qytetare
» Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane
» Pesë ditë në Kosovën e lirë e të pavarur
» Martirët e Kosovës që prehen në Kosovën e lirë e të pavarur
» Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi