Më në fund merr qëndrim edhe Akademia: Përkrah fuqishëm Rektorin Zejnullahu
Faqja 1 e 1
Më në fund merr qëndrim edhe Akademia: Përkrah fuqishëm Rektorin Zejnullahu
Më në fund merr qëndrim edhe Akademia: Përkrah fuqishëm Rektorin Zejnullahu
Në përkrahje të rektorit Ramadan Zejnullahu, që u shkarkuar nga këshilli drejtues, ka dal edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një njoftimi. Në këtë letër të ASHAK-ut cmohet puna e rektorit për gjatë kohës sa ka ushtruar postin e rektorit, ndërsa vendimin e Këshillit Drejtues e quajnë arrogant.
Kjo është ketra e plotë e ASHAK-ut:
Të zmbrapset arroganca e Këshillit Drejtues dhe e klaneve në UP
Kryesia dhe të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës po i ndjekin me shqetësim zhvillimet në UP. Zgjedhja e Rektorit Zejnullahu, profesor me përvojë dhe dije për çështjet universitare na kishte dhënë një shpresë se, pas një periudhe jo të shkurtë veprimesh të pafrytshme për mbarëvajtjen e punëve në këtë vatër të arsimit dhe të shkencës, të dijes dhe të emancipimit të përgjithshëm të Kosovës dhe të shqiptarëve, gjërat po ktheheshin në drejtimin e duhur të lëvizjes së vendosur drejt avancimit të cilësisë dhe respektimit të ligjshmërisë.
Praktikat e shkeljes së ligjshmërisë dhe të injorimit të kritereve profesionale-shkencore, si pasojë e ndërhyrjeve nga grupet politike apo parapolitike, nga vetë instancat politike, apo të grupeve të interesit dhe të profiterëve të ndryshëm, e kanë lënduar rëndë këtë themelatë. Në vend që të kishim mbështetje thelbësore për ndërmarrjet pozitive të Rektorit lidhur me stabilizimin e gjendjes, ne po përballemi me shkarkimin e tij si pasojë e një veprimi teknik të një grupi menaxherial, për më tepër, për një pjesë, të caktuar nga vetë Ministria, apo nën ndikim të drejtpërdrejtë të grupeve të interesit.
Të gjithë jemi dëshmitarë që Rektori Zejnullahu bëri përpjekje ta stabilizonte gjendjen në UP duke respektuar ligjshmërinë dhe profesionalizmin. Në ndërmarrjen e shqyrtimit dhe të evitimit të parregullsive dhe të problemeve të akumuluara për vite me radhë, nuk mund të ketë garanci se nuk do të bëhen edhe hapa të ngutshëm, por para orientimit të përgjithshëm për t’u vlerësuar, eventualitetet e tilla nuk mund ta arsyetojnë masën drastike të shkarkimit, i cili, siç po duket, është përgatitur gjatë nga brenda dhe nga jashtë UP-së.
Interesi i Universitetit dhe i shoqërisë është më i madh se interesat e individëve, të klaneve dhe të grupeve. Prandaj, nga institucionet përkatëse të Republikës kërkojmë që ta zmbrapsin këtë vendim arbitrar të Këshillit Drejtues dhe t’i japin mbështetje Rektorit dhe menaxhmentit në rrugën për tejkalimin e situatës së tensionuar, të mospajtimeve të thella konceptuale midis menaxhmentit dhe grupeve të interesit dhe për reformimin e UP-së, gjithnjë në përputhje me ligjshmërinë dhe pavarësinë e institucionit, si dhe me përpjekjet për ngritjen e standardeve të cilësisë
Këto do të jenë kërkesat në protestën kundër shkarkimit të rektorit Zejnullahu
Rron Gjinovci, pjesëtar i shoqërisë civile, në profilin e tij në Facebook, ka renditur edhe kërkesat që do t’i kenë sot protestuesit:
Kthimi i rektorit në postin e tij Shkarkim i Këshillit Drejtues dhe emërimi i një organi të përkohshëm, ku gjysma janë ekspertë ndërkombëtarë
Shkarkimi i dekanëve dhe emërimi i ushtruesve të detyrës
Ndryshimi Ligjit për Arsimin e Lartë që të pamundësohet ndikimi partiak në Universitete Publike
Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara politikisht në UP deri në maj të vitit 2016.
Protestë në mbrojtje të Rektorit
Është paralajmëruar për sot në ora 11: 00 një protestë para Ministrisë së Arsimit në përkrahje të rektorit Ramadan Zejnullahu, të cilin dje e shkarkoi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Protesta po organizohet përmes një grupi të krijuar dje në facebook “Protestë në mbështetje të Rektorit Zejnullahu”, të cilit i janë bashkangjitur mijëra shfrytëzues të rrjetit social.
“Sot Këshilli Drejtues i UP-së mori vendim skandaloz që të shkarkojë Rektorin Zejnullahu për shkak të përpjekjeve të tij për të vendosur rend në Universitet. Ju ftojmë të bashkangjiteni në protestë para Ministrisë së Arsimit të enjten në orën 11:00, ku do t’i bëjmë thirrje Ministrit Arsim Bajrami të shfuqizojë vendimin e sotëm dhe të shkarkojë kryesuesen e Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, e cila dha hapësirë për malverzime të tilla”, thuhet në thirrjen në facebook.
Pas vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së, mbrëmë reaguan, ndër të tjerët, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit Arsim Bajrami, të cilët kërkojnë rishikimin e shkarkimit të Zejnullahut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qëndrim Gashi: Bërlloku akademik e shkarkoi rektorin
» LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU
» Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në
» Merr fund pengmarrja në Sidnej
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU
» Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në
» Merr fund pengmarrja në Sidnej
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi