Pal Sokoli:MANIFESTIMI FESTIV I SHKOLLËS SHQIPE NE QYTETIN HAGEN- GJERMANI
Faqja 1 e 1
Pal Sokoli:MANIFESTIMI FESTIV I SHKOLLËS SHQIPE NE QYTETIN HAGEN- GJERMANI
Pal Sokoli:MANIFESTIMI FESTIV I SHKOLLËS SHQIPE NE QYTETIN HAGEN- GJERMANI
[ltr]MANIFESTIMI FESTIV I SHKOLLËS SHQIPE NE QYTETIN HAGEN- GJERMANI Hagen, 01:10:2016 Ne qytetin e Hagenit në Gjermani me organizimin e Këshillit të prindërve dhe kryesuesit të këtij këshilli z. Musa Mulolli u mbajt një manifestim festiv me rastin e rihapjes se paraleleve në gjuhën shqipe ne këtë qytet. Salla e Gjimnazit, “Ricarda Huch” ishte mbushur përplot me prindër, nxënës dhe mysafir nga institucionet gjermane e kosovare si dhe nga shoqata të ndryshme shqiptare ne Gjermani. Podiumi i kësaj salle ishte mbushur me plot nxënës qe mbanin flamuj si simbole të dy shteteve tona. Para tyre dallohej Agnesë Ramadani, nxënëse e shkollës shqipe në Dortmund e cila akapele këndoj himnin e flamurit tonë kombëtar. Artisti ynë dhe në këtë rast edhe kryesuesi i këshillit të prindërve shqiptarë te qytetit të Hagenit recitoi poezinë “ Fillimi i Shkollës”. Hapjen solemne të këtij manifestimi e bëri Kryetari i Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani Pal Sokoli. Pasi përshëndeti të pranishmit, prindër e nxënës si dhe mysafirët e nderit qe kishin ardhë nga qyteti i Hagenit si edhe përfaqësuesit e Ministrisë se Diasporës se Kosovës, përveç tjerash tha: “ Aty ku hapët një shkollë mbyllet një burg, dhe ne sot me hapjen e kësaj shkolle besoj se kemi mbyllur shumë të këqija për fëmijët tanë në këtë qytet” dhe pastaj edhe e moderoi këtë manifestim deri në përfundim . Në emër të organizatorëve dhe prindërve fjalën e mori Musa Mulolli. Musa përshëndeti të gjithë te pranishmit dhe posaçërisht zëvendësin e ministrit të diasporës z. Janez Frrokaj dhe zyrtarin për arsim pranë kësaj ministrie z. Anell Bajra, pastaj Znj. Cemile Giousouf deputete e partisë CDU në Bundestagun Gjerman nga qyteti i Hagenit si dhe dy përfaqësuesit e CDU- dhe CDA -së nga rrethi i Hagenit, z. Martin Schulz dhe znj. Heike Bremse . z. Mulolli ndër te tjera tha“ Sot për ne është një ditë e veçantë, se këto ditë duke falënderuar gatishmërisë dhe mbështetjen institucionale të shtetit Gjerman u mundësua të bëhet mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Fëmijët tanë, paralelisht do mësojnë dy gjuhë, dy kultura qe është pasuri kulturore dhe shpirtërore. Musa bëri apel edhe të prindërit qe mos të ngurrojnë fare për ti afruar fëmijët ne këto paralele si një hap integrimi dhe njohje dy kulturore. Z. Mulolli falënderoi edhe zotërinjtë : Sami Sejdiu, Rexhep Haliti, Qenan Kaqiu,Driton Hasani, Arben Seferaj, Ferdinand Nokaj, Valton Nimani dhe Jeton Kasumi për angazhimin e tyre, pastaj edhe mësuesit z. Sami Thaqi dhe Kemail Qollaku për kontribut të çmueshëm në këtë drejtim. Në gjuhën gjermane të pranishmit i përshëndeti z. Ferdinand Nokaj. Në emër të SHASH “Naim Frashëri” këtë manifestim e përshëndeti mësuesi Sami Thaqi, i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe fëmijëve të këtij qyteti ju uroj përzemërsisht paralelët shqipe. Moderatori Pal Sokoli prezantoi edhe “dorën e ngrohtë të shtetit tonë “ zëvendës ministrin e diasporës z. Janez Frrokaj i cili mori fjalën. Zv. ministri z. Janez Frrokaj në emër te Ministrisë se diasporës përshëndeti të gjithë të pranishmit e posaçërisht përshëndeti përfaqësuesit e shtetit gjerman e qe përmes tyre edhe shtetin gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen e arsimit në gjuhën shqipe. Pasi foli për rëndësinë e shkollës shqipe sidomos në mërgatë z. Janez Frrokaj bëri apel të prindërit qe ti dërgojnë fëmijët në këtë shkollë ku do ta kenë mundësinë të mësojnë më për se afërmi edhe kulturën shqiptare krahas asaj gjermane. Z. Frrokaj falënderoj edhe nismëtarët për angazhimin e tyre dhe ftesën dhe shprehi gatishmërinë të jetë gjithnjë prezent aty ku mësohet dhe kultivohet gjuha dhe kultura jonë. Hasan Qyqalla në emër të LSHKM (kryetar) përshëndeti hapjen e këtyre paraleleve dhe e konsideroj si të rëndësishme jo vetëm për kulturën shqipe por edhe për integrim në shtetin ku po jetojmë. Moderatori ftoj ne foltore deputeten e bundestagut gjerman Cemile Giousouf e cila të pranishmit i përshëndeti me fjalën “Mirdita” në gjuhën shqipe. Znj. Cemile Giousouf foli për origjinën e saj si emigrante dhe për rëndësinë e integrimit në shoqërinë gjermane, për arritjet e saj deri te posti i deputetes dhe për besimin qe i është dhënë. Falënderoi për ftesën dhe shprehu gatishmërinë e saj të mbështes nismat e tilla. Mësuesja e posa emëruar e këtyre paraleleve znj. Lule Qosja i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoj shumë prindërit dhe këshillin e tyre për besimin e dhëne dhe apeloi për bashkëpunim të afërt me te për të mirën e fëmijëve tanë. Në foltore u ftua edhe mësuesi i mëparshëm tanimë në pension i kësaj shkolle Qemajl Kryeziu, i cili uroj hapjen e këtyre paraleleve dhe evokoj për hapat e parë te kësaj shkolle para njëzet e më shumë vitesh. Artistja e mbrëmjes Anisa Mulolli recitoj poezinë” Më mësoj Abetarja” kështu duke e hapur programin shkollor të organizuar nga mësuesja Lule Qosja, qe ishte mjaft i pasur me recitime valle dhe këngë e qe ishin përgatitur për një kohë mjaft të shkurtër. Kontribut mjaft të çmueshëm këtij manifestimi i dhanë nxënësit e paraleleve shqipe nga Dortmundi me mësuesin Kemail Qollaku si ndihmesë me valle e këngë . Programin e nxënësve e vazhdoi këngëtari Kamer Hajdari. Pas manifestimit të pranishmit patën rastin të ushqehen me ushqime tradicionale të përgatitura nga familjarët tanë. Për të hapur paralele të tilla në gjuhën shqipe duhet një mobilizim i prindërve të fëmijëve qe ti regjistrojnë dhe me lista të plota të ju drejtohen enteve shkollore në komunat përkatëse. Uroj qe këso manifestimesh të kemi aty ku nuk kemi ënde paralele në gjuhën shqipe.[/ltr]
[ltr][/ltr]
[ltr][/ltr]
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET
» Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
» Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra
» Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island, dritëz Mëmëdheu për fëmijët e Diasporës
» Nexhmije Mehmetaj: Domosdoshmëria e institucionalizmimit të shkollës së gjuhës shqipe në Zvicër
» Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
» Pal Sokoli-LDK Dega në Gjermani- Shteti i NRW-së,në Velbert-U promovuan dy Libra
» Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island, dritëz Mëmëdheu për fëmijët e Diasporës
» Nexhmije Mehmetaj: Domosdoshmëria e institucionalizmimit të shkollës së gjuhës shqipe në Zvicër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi