Pasaporta kot
Pasaporta kot
Pasaporta kot
Asnjë qytetari të Kosovës, pavarësisht nacionalitetit të tij, nuk do t’i vlejë pasaporta biometrike serbe. Komisioni Europian ka vendosur që liberalizimi i vizave të vlejë vetëm për ata që adresën e banimit e kanë në territorin e Serbisë. Deri më tash, 1. 500 kosovarë kanë marrë pasaporta të tilla, ndërsa 7. 647 kanë aplikuar.
Nga Besiana Xharra më 06.07.2009 në ora 8:02
pasaportë biometrike serbe
Lidhur me mundësinë që Serbisë t’i hiqet regjimi i vizave për në BE në fund të këtij viti, kosovarë të shumtë kanë shfrytëzuar rastin që të marrin pasaporta biometrike të këtij shteti.
Mirëpo, pas shumë debatesh të Komisionit Evropian lidhur me këtë çështje, tani është marrë vendimi që asnjë qytetar i Kosovës, pavarësisht nacionalitetit të tij shqiptar, serb apo rom, nuk do t’i vlejë pasaporta biometrike serbe për të udhëtuar pa viza në BE.
Sipas gazetës serbe, Dnevnik, nëse në pasaportën e tyre, adresa e banimit nuk i përket territorit të Serbisë, atëherë ata nuk do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.
“Propozimi ka të bëjë me liberalizimin e vizave për shtetasit me vendbanim në territorin e Serbisë, por jo edhe për qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës”, thuhet në propozimin e këtij komisioni, në të cilin gazeta Dnevnik thotë se ka pasur qasje.
Sipas këtij mediumi, Komisioni Evropian do të fusë Serbinë në listën e bardhë “Schengen”, vetëm pasi të miratohet vendimi që liberalizimi i vizave të mos aplikohet për qytetarët e Kosovës.
Arsyet sipas këtij komisioni, janë pasi Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha shtetet e BE-së dhe se arsyet e tjera për këtë vendim kanë të bëjnë me siguri – teknike dhe ato me faktin që autoritetet në Beograd nuk e kontrollojnë territorin e Kosovës.
Pra duhesh të kesh adresë vendbanimi brenda territorit të Serbisë, që të vlejë pasaporta biometrike e Serbisë.
Kështu Komisioni Evropian merr këtë vendim, i vetëdijshëm se kosovarët, pavarësisht nacionalitetit, duke përfshirë edhe serbët që jetojnë këtu, do ta kenë të vështirë për të marrë një pasaportë ku iu shkruhet adresa e banimit jashtë territorit të Serbisë.
Mirëpo, kosovarët e nacionalitetit shqiptar, duke u nisur nga mundësia për të udhëtuar nëpër BE, deri tani kanë marrë rreth 1 mijë e 500 pasaporta biometrike serbe, ndërsa kanë aplikuar rreth 7 mijë e 647 të tjerë. Këto të dhëna i ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, për të përditshmen Danas.
Kosovarët kanë mundur t’i marrin këto pasaporta, pasi Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të shtetit të saj.
Vuk Jeremiq, ministër i Jashtëm i Serbisë, pati deklaruar se pasaportat biometrike do t’iu jepen edhe qytetarëve të Kosovës, dhe se kjo, sipas tij, nuk është çështje politike, por teknike. Ai pati thënë se, “do të zbatohen kontrolle të veçanta sigurie për qytetarët e Kosovës, të cilët do të kërkojnë pasaporta, për shkak të rrethanave të veçanta të sigurisë".
Ndërsa, sipas ekspertit për çështje të sigurisë, profesorit Zoran Dragishiç, shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë për pasaportë serbe, sepse "Kosova është një pjesë integrale e Serbisë".
“Sipas Kushtetutës, shqiptarët janë qytetarë të Serbisë dhe nuk ka arsye që administrata jonë mos t’iu lëshojë atyre pasaporta. Ndërsa, shqiptarët që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë pas vitit 1999, nuk janë të ligjshëm për pasaporta serbe", pati deklaruar Dragishiç për gazetën Danas.
Lëshimi i pasaportave biometrike të shqiptarëve të Kosovës është një nga temat e vazhdueshme të diskutimit gjatë takimeve për liberalizimin e regjimit të vizave ndërmjet ekipit negociator serb dhe ekipit të ekspertëve të Komisionit Evropian dhe e tëra për shkak të mundësisë së emigrimeve.
Derisa së fundmi, ky komision ka marrë vendimin që kosovarët të mos mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pa qenë banorë të Serbisë.
Nga mediet serbe po ashtu bëhet e ditur se me datën 14 të këtij muaji, në Strasburg do të miratohet ky propozim, i cili do të jetë pozitiv për të futur Serbinë në listën e Schengenit.
Sipas Komisionit Evropian, qëllimi i punës do të përfundohet deri më 30 nëntor dhe liberalizimi i vizave për Serbinë do të fillojë më 1 janar 2010.
Në procesin e liberalizimit të vizave janë e futur edhe Mali i Zi e Maqedonia. Ndërsa Shqipëria e Bosnja janë në të njëjtën rrugë, kështu që Kosova mbetet e vetmja jashtë këtij procesi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pasaporta e vërtetë e një krijimtarie
» Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë
» MBP: Mos u shqetësoni, kemi mjaft pasaporta
» Rusia s’iu jep pasaporta, i fton serbët nga Kosova në Siberi
» Shqiptarëve nga Kosova, 1000 pasaporta serbe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi