Zogby: Berisha, ndërroi imazhin e Shqipërisë

Pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e korrikut 2005, emri dhe imazhi i Shqipërisë filluan të ndryshojnë me shpejtësi, duke u kthyer në vëmendjen e kompanive ndërkombëtare për testimin e opinionit publik në prag zgjedhjesh.
Xhon Zogby thotë se, përfundimi me sukses i sondazheve elektorale në Shqipëri tregon se vendi ka hyrë në një epokë të re përsa i përket studimit të opinionit.
Xhon Zogby thotë se, përfundimi me sukses i sondazheve elektorale në Shqipëri tregon se vendi ka hyrë në një epokë të re përsa i përket studimit të opinionit. Në një intervistë për revistën britanike "Research", Zogby thotë se, kompania e tij ishte në gjendje të bënte një exit-poll të saktë për zgjedhjet parlamentare më 28 qershor, gjë që dëshmon mjaft për nivelin e demokracisë dhe gatishmërinë e Shqipërisë për reforma, një vend ku zgjedhjet e mëparshme janë kritikuar nga vëzhguesit. "Mund të shohësh ndryshime të jashtëzakonshme në vende si Shqipëria, në kuptimin se ky vend tashmë ka një treg të lirë, një qeveri më të lirë dhe që ka sjellë një atmosferë ku njerëzit ndihen të lirë të shprehin opinionin e tyre", thotë Zogby. Sam Rodgers, koleg i Zogby-t, që menaxhoi projektin e sondazhit thotë se, atje ka shumë organizata që do të kryejnë sondazhe në zgjedhjet e ardhshme. Praktika e sondazheve në Shqipëri është thuajse një terren i pashkelur, me një histori të shkurtër vetëm disavjeçare. Sondazhet e para elektorale në vend u bënë vetëm në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. E shkuara e errët e sundimit të vendit nga diktatura brutale komuniste kishte ndrydhur shprehjen e opinionit publik, duke detyruar qytetarët të mos e shprehin atë që mendonin. Gjatë periudhës së regjimit komunist, shprehja e mendimit kundër autoriteteve dënohej me persekutim, syrgjynosje, burgim e deri në pushkatim. Rënia e komunizmit në fillim të viteve `90 u hapi rrugën ndryshimeve demokratike në vend, ku filluan të kultivohen vlerat e të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes së mendimit. Shqipëria ishte në rrugën e duhur drejt këtyre vlerave deri në vitin 1997, kur eksponentë të regjimit komunist të grumbulluar tashmë në pasardhësen e Partisë Komuniste, rrëzuan me dhunë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo rrënoi shpresat e shumë shqiptarëve, të cilët kishin përjetuar dhunën më të egër gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste, duke mos guxuar të shprehin mendim tjetër përveç atij që u diktonte partia e vetme në vend. Që nga viti 1997 deri në vitin 2005, Shqipëria nuk përbënte ndonjë interes për asnjë kompani vendase apo të huaj për të bërë sondazhe në zgjedhjet lokale apo të përgjithshme, për faktin e vetëm se qeveria socialiste krijoi idenë e bazuar se do t'i manipulonte vazhdimisht ato. Në vitin 2005, një kompani sondazhesh me qendër në Kosovë, "Gani Bobi International", do të bënte sondazhin e parë për zgjedhjet parlamentare, duke i hapur rrugën në këtë mënyrë kësaj praktike në Shqipëri. Megjithatë, asnjë kompani e huaj nuk shfaqi interes për sondazhe në Shqipëri në atë kohë, për faktin e vetëm se dyshohej se qeveria e atëhershme e drejtuar nga Partia Socialiste po ushtronte dhunë mbi opinionin publik dhe rrjedhimisht, qytetarët nuk do të shprehnin hapur qëndrimet e tyre. Një sondazh i zhvilluar në kushte të tilla do të rrënonte edhe reputacionin e kompanisë më të mirë në botë në fushën e sondazheve. Pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e korrikut 2005, emri dhe imazhi i Shqipërisë filluan të ndryshojnë me shpejtësi, duke u kthyer në vëmendjen e kompanive ndërkombëtare për testimin e opinionit publik në prag zgjedhjesh. Sondazhe u zhvilluan për herë të parë edhe për zgjedhjet lokale në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të 2009, praktika e sondazheve zgjerohet me dy kompani të huaja, përveç disa kompanive vendase. Zogby International me qendër në SHBA dhe IPR Marketing me qendër në Itali, organizuan sondazhe disa javë para zgjedhjeve dhe exit-polle menjëherë pas votimit. Të gjitha sondazhet, qoftë ato të zhvilluara nga kompani vendase, qoftë nga kompani të huaja nxirrnin fituese Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit, gjë që u konfirmua më pas edhe nga vetë zgjedhësit shqiptarë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Programi im, zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në BE
» Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë!
» Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe
» Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë
» Sali Berisha president i Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi