Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone

Shko poshtë

Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone Empty Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 05, 2009 1:50 am


Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone U1_AliJasiqi
POEZI PATRIOTIKE ME TEMA AUTOKTONE



Nga Ali D. Jasiqi



Emrin e Bedri Hysës e ndeshim në shtypin shqiptar të Kosovës në vitet e gjashtëdhjeta,përkatësisht në vitin 1952,kur e botoi vjershën e parë për fëmijë në revistën “Pionieri”, Ndërkaq dy vite më vonë poezinë e tij do ta gjejmë edhe në faqet e revistës letrare “Jeta e re”. Por për një kohë të gjatë ai nuk botoi, deri në vitet e e shtatëdhjeta, kur edhe u botua përmbledhja e parë e poezive me titull “Duke kërkuar njerinë” më 1973. Pas kësaj u radhiten veprat e tij të tjera njëra pas tjetrës “Erë në erë” 1975), ”Myshqe” (1977), ”Paskajore” (1980) ”Shekullore” (1985) “Pikë e pesë” (1987) ”Kohë Kosove” (1991) “Këtu është Troja”(1994)“Në mes fjala e bekuar”(2000),”Në mes fjala e bukur”(2000),”Maja”(2002),”Sizif a je shqiptar”(2004),”Ora e mirë”(2006),”(S)a je njeri”(2007) dhe se fundit “Te(k)st (l)amanet” (2009).Pra gjithesejt 15 përmbledhje poezish.Poezitë e tij janë përkthye dhe botuar edhe në gjuhë tjera. Kështu në serbisht është botuar përmbledhja “Shprushja e kohës” (1988) dhe “Ura” në turqisht (1990), kurse në kuadrin e bibliotekës “Albatros” të “Rilindjes” doli përmbledhja e poezive të zgjedhura me titull “Vetëtin njeriu” (1989




Një zë specifik



Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone U1bedrihysa1Poeti Bedri Hysa është shkrimtar specifik në letërsinë shqipe. Është specifik për disa arsye. Ai si poet u lajmërua shumë herët, por pushoi për një kohë bukur të gjatë, përkatësisht nuk botoi për shumë vite për t’u paraqitur me një vonesë bukur të madhe me botim të librave në një anë dhe si poet që ka një stil dhe një mënyrë specifike, të vetën, të shprehjes artistike ne anën tjetër. Është poet që me mjeshtri të rrallë i gërsheton elementet e poezisë popullore shqipe dhe të asaj moderne, për të krijuar kështu një stil, një shprehje të veten, karakteristike vetëm për te. Së këndejmi nuk është vështirë që poezinë e tij ta njohësh edhe kur i mungon nënshkrimi i autorit. Sepse ai di dhe mund të shkruaj vargje që me pak fjalë thonë mjaft. Edhe një karakteristikë tjetër e dallon poezinë e Hysës nga shkrimtarët tjerë shqiptar. Ai është poet i rrallë, për të mos thënë i vetmi, që me një shenjë të pikësimit, përkatësisht me kllapa t’i jep të njëjtës fjalë dy kuptime. Kështu për shembull në poezinë e tij ndeshim edhe këso vargjesh

Kush s’e ka më vete

Atë ato de(r) te

(Deti zjarri gruaja)

- që do të thotë se fjala mund të kuptohet edhe si dete, por edhe si derte, dhe që të dyja kanë kuptim dhe mund të inkorporohen në poezinë e tij përplot porosi e mesazhe të qarta. Apo edhe një shembull tjetër, përsëri karakteristik, që mund të kuptohet në dy mënyra

Për bletë të plotë me vlime

Me këtë vogëlsi voli

Dol(l)i nga botëgota ime

(Përkushtim)

- ku fjala e ndarë me kllapa mund të kuptohet edhe si doli, por edhe si dolli,përkatësisht përshëndetje.

Vargu i tij është i shkurtër, ashtu siç është në të shumtën e rasteve edhe poezia, përkatësisht strofa, kryesisht dyvargjësh, apo edhe trivargjësh, por që thonë mjaft, ngase Hysa mendon dhe shprehet qartë dhe konciz .



Poezi e temave dhe e motiveve autoktone



Bedri Hysa është poet që frymëzimet e veta i kërkon dhe i gjen në realitetin e kohës apo edhe në të kaluarën e popullit të shumëvuajtur shqiptar, për të cilin edhe këndon. Andaj më të drejtë konstatojmë se poezi e tij është poezi patriotike me plot kuptimin e fjalës. Ky autor i gjurmon temat dhe motivet ne ambienti autokton, ne historinë tonë, ne realiteti me të cilin ballafaqohet njeriu i ynë me të gjitha baticat dhe zbaticat, peripecitë dhe traumat që mund të paraqiten në jetën e tij të përditshme nëpër valët e jetës përplot rrëshqitje e me më pak gëzime dhe ditë të bardha, të cilat vijimisht i ëndërron dhe i dëshiron. Kështu ai në veprën e vet letrare do të këndojë për vendlindjen, për ballkanasin, por edhe për Isë Boletinin e do të hidhet edhe në të kaluarën jo forte të largët, kur Kurshumlia ishte shqiptare, e të cilën e ëndërron pa ndërpre gjyshja e secilit shqiptar të ikur nga trojet stërgjyshore të këtyre trevave, që u përzunë me dhunë nga barbarët serbë. Në këtë poezi vend të posaçëm zënë Sharri, kjo bjeshkë e njohur që është simbol i qendrës shqiptare. Ne poezitë ku zihet ne gojë Shari ai do të madhëroj qëndresën heroike te bashkëkombasvet të vet. Poetin e ndjeshëm Bedri Hysa do ta frymëzojë edhe ngjarjet e ndryshme të ditës në mesin e të cilave vlen të përmendet sjellja e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë, simbol ky i bashkimit të shqiptarëve, që edhe njëherë do të vijë si i tillë, që do të ngjallë edhe të vdekurit që të hyjnë në valle, në vallen e Lirisë se shumëpritur.

Poezia e tij është hartuar ashtu që fjalët rrjedhin njëra pas tjetrës sikur të ishin ndonjë lojë, sikur të ishin radhitur vetëm që të shkojë mirë dhe rrjedhshëm, si bie fjala “boll | bollë - Stambollë”. Por kur lexohen pak më mirë dhe më me kujdes ato kanë kuptimin e vet, nga i cili do të dalë edhe porosia dhe mesazhi i poetit, që gjithsesi është i qartë dhe i kuptueshëm. Fjalët boll,që do të thotë mjaft dhe bollë, një lloj rrëshqitësi helmues dhe Stambollë, qytet turk nga i cili na erdhi gjithë e keqja për shqiptarët. Ose të marrim për ilustrimin te këtij konstatimi poezinë karakteristike “Fshati shtrezë”, ku trajtohet kallja e shtëpive nga barbarët, që nuk kursenin asgjë në shfrenimin e tyre shtazarak, e ku autori do të shprehet se shqiponjat nuk mund të pinë ujë të kuq, çka do të thotë gjak, për të përfunduar se:

e mallet gjekëtijnë

dhembja burrërisht

shpirti shtrezisht

Shar(r)i ilirisht

poezi kjo me një qartësi të lakmuar, që dëshmon për frymëzimin e thellë të poetit, që të trajtojë tema nga jeta e njerëzve të këtij nënqielli shqiptar.

Bedri Hysa është poet me shpirt, krijues që e ndien dhe e shpreh botën intime, por që personifikon problemet e përgjithshme njerëzore. Për t’i shprehur ndjenjat e veta ai i shfrytëzon mjetet e të shprehurit artistik, duke iu përmbajtur rregullave që përcaktojnë edhe mënyrën e shtjellimit të poezisë sipas përmbajtjes duke iu përgjigjur edhe shprehjes stilistike ku dominon eliptizmi, vargu i thyer, përsëritja fonologjike e veçori të tjera të të shprehurit artistik. Ai është poet që me mjeshtri i gërsheton fjalët e shprehjet stilistike e figurative në mesin e të cilave do të veçonim simbolin, metaforën, krahasimin, kontrastin, epitetin e shumë shprehje të tjera figurative të domosdoshme për poezinë si art i bukur.



Kumtesë e lexuar në manifestimin “Kepi i Shpresës së mirë- Fahredin Gunga” në Mitrovicë më 30 tetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi