Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”

Shko poshtë

Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes” Empty Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 12:35 am

Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes” U1_Ilir-MuharremiDështojnë “Artistët e së nesërmes”

Nga Ilir Muharremi

Edicioni i sivjetëm i ekspozitës kolektive “Artistët e së nesërmes” ishte paksa zhgënjyes për mua dhe për shumë vizitorë të cilët kishin ardh të shohin dicka më ndryshe krahasuar me edicionet e kaluara. Agjë më ndryshe, asgjë e re, nuk ke mundur të shohësh në punëimet e Lulzim Zeqirit, Miranda Thaçit, Bahrije Sahitit, Shkelzen Sejdiut, Roland Masurciës dhe Kushtrim Zeqirit. Punimet e tyre ishin vendos në muret e Galerisë Kombëtare të Prishtinës, më shumë dominonte zbrazëtira dhe ngjyra e bardh e murit se krijimet e mangëta të këtyre krijusve “Konceptual”. Po i quaj konceptual se qëllimet e tyre janë të ngjajnë me konceptualizmin ose artin e idesë, por ideja ishte dikund në gjumë. Po të përqendrohesh me tërë dijën tënde, në punime e tyre, nuk mund të gjesh asgjë konceptuale, domethënse, tërhekëse, vizionale apo ndonjë punim që në vetë ngërthen mesazhe dhe ambicie të larta. Zbrazëtira, dhe hapësira boshe, dominonte.

I zhgënjyer jam edhe me komisionin e përbërë nga Arta Agani, Fitore Isufi – Koja, Sislej Xhafa dhe Zeni Ballazhi. Unë prisja një përzgjedhje të thellë psikologjike me një koncept i cili vazhdimisht të fut në labirintet e ngjyrave, një lojë maramendëse ngjyrash, ose ndonjë video me një koncept jazakonisht filozofik dhe bashkëkohor që si pretendim ka të ngre në pah shumë probleme shtetërore reale të cilat prekin cdo shtresë, ose të trajtohet papunsia e cila është një gjë reale që ndodh në Kosovë. Mendoj se qëllimi i artistit është të futet në sekretet e shtetit ti pasqyroj ato nëpërmejt artitit të tij modern, të ndryshoj dicka gabuese, por për të ndikuar ai në makinen e shtetit, duhet të jetë i mbështjellur me estetikë, gjë që mungone në punimet e gjashtë krijuesve. Estetika bënë që mendja e njeriu të hulmtoj konceptin e saj. Punimet ishin të formatit tejet të vogël, të krijuara pa ndonjë imagjinatë, kuptim kishin, por nuk përmabin në vehte ndonjë ngritje interesante. Gjëja që ishte më freskuese për të pranishmit, ishte koktelli në hyrje të kësaj Galeri. Birrat e ftohta të Pejës, dhe mishi i qebapave, bëheshin më tërheqëse dhe më të shihsme, krahasuar me botën artiskte aty brenmda që ndodhej. Konsumimi më i ëmëbl për këta njerëz të pafajshmë në këtë ditë të nxehtë vere ishte vetëm birra e cila përcjellej me mish. Cdo gjë kishte zëvëndësuar, arti i tyre tretej në vetmi, mjaftonin vetëm 5 minuta shetitje nëpër Galeri dhe do kuptoj cdo gjë. Këta njerëz përpiqen të krijonë disa vija kaotike, të ndryshme pa ndonjë kuptim të thellë, ose ndonjë psikologji, apo filozofi të ndryshimit, dhe të mundohen të bëhen të pëlqyeshëm për turmën e njerëzve, ata në prag kanë dështimin e tyre të brendshëm. Andaj, këto ekspozitë do e quaja edicioni i dështuar i këtyre artistëve pa ide ndryshimi, apo pa estetikë tërheqëse e cila do na shpinte në majat më të larta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi