Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Muharremi: Kanuni në “Alegreto Albania”

Shko poshtë

Ilir Muharremi: Kanuni në “Alegreto Albania” Empty Ilir Muharremi: Kanuni në “Alegreto Albania”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 08, 2009 1:44 am

Ilir Muharremi: Kanuni në “Alegreto Albania” U1_Ilir-Muharremi
Kanuni në “Alegreto Albania”
Nga Ilir Muharremi
Një familje e ngujuar në një kullë të ndërtuar nga shkallët, të cilat i ndihmojnë të ngjiten për të kontrolluar çdo gjë që i afrohet dhe për të zbritur poshtë në vetminë e izolimit, në fillim të shfaqjes jep nuanca të dramës, por në të vërtetë në subjektivitet ka të bëjë me dramë, por e tërë drama shndërrohet në komedi interesante duke përqeshur rrënjësisht Kanunin dhe duke ju bindur ligjeve të ashpra të tij. Si një emblemë, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, u ngjit shfaqja “Alegreto Albania” e regjisorit Altin Basha e interpretuar nga aktorët: Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Olta Daku, Gazmend Paja, Vasian Lami, Klea Konomi dhe Xhejni Fama.
Kjo familje jeton e izoluar brenda një hapësire nën presionin e ditëve në vijim, vazhdimisht ata në mënyrë psikologjike torturohen, madje shfaqin edhe trauma të ndryshme të gjakmarrjes së befasueshme. Boshti i veprës vërtitet rreth një kryefamiljari të cilin e luan Kabashi, ai është i ngujuar bashkë me familjen e tij për një krim që nuk e ka kryer vetë, por për të cilin duhet të përgjigjet në bazë të ligjeve të Kanunit, ngase është personi më i vlefshëm i fisit. Por, në të vërtet është ai zotësi i fisit? Mendja e tij këtë gjë dukshëm e pranon, por hallin të cilin e ka, i kundërpërgjigjet me frikën se ai nuk është i zoti ti bëjë ballë hakmarrjes. Në vazhdimësi, Kabashi luan një burrë “labil”, i cili gjendet në çfarëdo situate, përshtate më çdo batutë, madje nëse është në pyetje edhe ndonjë e rreptë. Por, gruaja e tij shpesh herë zënë rolin e burrit, e këtë gjë shumë e herë e dëshmon në situata të caktuara apo të udhëzuara. Komedia, në këtë shfaqje nuk është aspak vulgare apo e tepërt, nuk vjen nga “karrikimet” e aktoreve, por nga ndjenjat e sinqerta dhe të besuara. Në të vërtet të qeshurat në këtë shfaqje mund ti gjesh në shumë skena, sidomos tek dialogu i Kabashi dhe dy djemve të tij, të cilët besueshëm ecin nëpër skenë. Por, a është esenca e shfaqjes e qeshura apo diç tjetër? E qeshura me dramën e vërtet të kësaj familje bëhet sunduese, por ajo na vjen nga problemet tejet reale të cilat i luajnë ata në situata të caktuara, por edhe raportet mes tyre janë tejet të krijuara në mënyrë të shëndoshë, sidomos Kabashi arrin të sfidoj çdo gjë edhe në këtë shfaqje. Bëhet personazhi më simpatik, dhe më tërheqës nga publiku. Por, një gjë tjetër e cila është rëndësishme në këtë shfaqje janë rregullat e Kanunit, këto rregulla babai me dy djemtë citojnë përmendsh, nga kjo na del se Kanuni është konsideruar si një gjë e frikshme dhe e shenjtë dhe qëllimisht regjisori në disa skena fut këtë gjë të arsyeshme e cila nuk bastardohet me komedinë, por gërshetohet mrekullisht dhe arsyeshme duke u bazuar në temperamentin e personazheve dhe biografitë e tyre.
Do veçoja edhe një situatë interesante të veprës të cilën e bënë një grua tërheqëse që unë do e quaja “Media dramës” të kësaj familje, andaj Grotesku bëhet edhe më i fuqishëm kur ajo dhuron familjes një aparat radiografie si një shenjë e solidaritetit njerëzor, por ky aparat në vazhdimësi fillon të zbërthej karakteret e tyre në forma makabre, dhe këtu vërejmë se ata nuk e kanë zgjedhur këtë fat të mjerueshëm. Traumat e kanë pushtuar egon e kësaj familje, kjo vërehet në momente të ndryshme, mjafton një klithmë dhe të gjithë ti rrokin armët duke pritur “armikun”. Aq thellohen në dramë, saqë dukshëm shpërthen komedia, madje edhe në momentin kur e shohin vrasësin në televizor në një mision si paqeruajtës në Irak. Por në fund të shfaqjes, vrasësi ju propozon arrati për të shpëtuar. U thur planin në projektor, duke i treguar rrugët ku fundin e kanë në Greqi. Shfaqja ka fillim të mirë, momente interesante të thella, komedi brilante, nganjëherë ngjitet edhe në shkallët e absurdit të cilët të bëjnë të mos e harrosh shfaqjen me ditë të tëra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi