Blerim Rrecaj: Intervistë me skulptorin dhe piktorin Bekim Rexhepi
Faqja 1 e 1

ARTI I SHKEPUT NJEREZIT NGA PARADOKSET KULTURORE DHE I BEN ATA TE NDJEHEN ME MIRE
Nga Blerim Rrecaj
Artisti Bekim Rexhepi që prej vitit 1996 jeton dhe vepron në Gjermani. Deri tani ka hapur katër ekspozita personale dhe dy kolektive, si në Munchen,Ingolstadt, Augsburg dhe Stuttgard. Thotë se Gjermania ia ka ofruar lirinë dhe qetësinë shpirtërore për të ‘shtegtuar’ artistikisht, por shumë artistë gjermanë dhe jo gjermanë që veprojnë në këtë shtet ankohen për shkallën e ultë të dashurisë për pikturën që është duke ekzistuar te njerëzit e këtij vendi...Në këtë intervistë ‘Bekimbeu’ u përgjigjet me maturi dhe me frymë drejtpërdrejtshmërie pyetjeve që iu bëhen...
Ku ishe, ku është dhe çfarë bën Bekim Rexhepi, një përshkrim për jetën tuaj të dikurshme e të tashme, ose më saktë cili është autoportreti juaj?
Megjithëse pyetja hyn në kontekstin e subjektivizmit tim, atëherë do të përpiqem të jem i shkurtër në vlerësimin për vetën. I lindur në Mitrovicë më 1972, i profilizuar si teknik i arkitekturës, më pastaj i inkuadruar në Akademinë e Arteve të Prishtinës te Prof.Agim Çavdërbasha. Studimet në këtë akademi i ndërpreva si reagim i gjithë gjendjes kuantitative, së pari brenda akademisë (flas për ato vite kur unë isha konkurrent) dhe po ashtu në sferat të tjera shoqërore e jetësore në Kosovë. Një gjendje jo e qëndrueshme, e cila po thellohej në kriza të vazhdueshme, madje edhe në përmasa kombëtare, e bënte faktorin -studim- të pamundur. Kjo gjendje që shkakton ngjarje dhe bashkë më të edhe histori nuk mund te lihet pas, në indiferentizëm absolut. Siç dihet individi është i varur, pra edhe i detyruar, të rezistoj në lëvizje, të dëshmojë “dashurinë” dhe “besnikërinë” e tij ndaj vendit e kombit.Këto janë dhe duhet të mbesin shqetësime për secilin qytetar, e të tilla ishin edhe për mua. Në një formë apo në një tjetër, kur rrezikohet identiteti përgjithshëm, i secilit qytetar të Kosovës, kur vlerat kulturore të një kombi nuk mund të jenë më parësore , atëherë duhet mobilizimi apo zgjimi i vetëdijes kombëtare. Jo, pa dashur u bëra pjesë e përfshirë, e veprimeve nëpër rrugë në manifestimet e atëhershme, më tërhiqte shumë, megjithatë, aventura e shkrimit e mendimit ndryshe që kërkonte domosdo rezistenca jonë. Të them të drejtën, sukseset në art - në ato vite nuk ishin synim im i vetëm, do të ishin spontane të gjitha ato suksese, karshi cenimit të lirisë. Fundi, cili krijues do të bëhej i qenësishëm me atë gjendjeje letargjie të atyre viteve, shkurt asnjëri dhe askush. Nga këtu, unë fillova edhe aventurën kushtimisht politike, brenda PRSH-së dhe e më pas brenda një organizate edhe veprimtarinë ilegale.
Padyshim se gjendja në Kosovë sa vije e rëndohej dhe bëhej më e padurueshme, sikur edhe përpjekjet për të rezistuar në atë gjendje më aktivisht u harxhuan. Apatia politike dhe kulturore e mbathnin padurimin kudo dhe këtë gjendje nuk e duron askush, e veçmas artisti, sepse aty shpërthen në vetvete, i detyruar të gjejë një realitet tjetër, për ti realizuar synimet e tija, të cilat nuk gjejnë shprehjen e vet në atë realitet të zymtë me fajtorë e pafajtorë të ndryshëm.
Duke e lënë këtë dromcë historike personale, unë tani jetoj në Gjermani dhe veproj në këtë vend, i cili padyshim se më ka dhënë qetësinë fizike dhe mundësinë që disa synime të mia të mund t’i shpreh. Është tjetër se sa ia kam arritur gjithë kësaj.
Si një i ri jeni dalluar në lëmin e arteve pamore, fushë në të cilën vazhdoni të shpreheni angazhimin tuaj krijues, me fjalë të tjera cilat ishin angazhimet, përpjekjet, sukseset ...?
Krijimtaria ime artistike zhvillohet dalngadalë, përpiqem të bëjë piktura edhe pse e pranoj se nuk kam edhe aq kohë të lirë për të mbetur një krijues i përmasave të theksuara, sepse me artin figurativ nuk merrem ashtu siç e marrin shumë kreator, që përpiqen që artin ta bëjnë me çdo kusht t’u lëverdis si “kafshatë goje”. Unë vazhdoj të mendoj akoma ,se, artin së pari e bëj për vete, e bëj që ai të më krijoj ndjesi, kërkesa të atilla që mund të ndjehem mirë duke i bërë ato me kulturën estetike që kam dhe të vazhdoj të bëjë këtë gjë. Rruga e krijuesit është e vështirë, e kam provuar edhe si vizatues rruge, duke u bërë portrete njerëzve të ndryshëm. Nuk iu baskohem dot krekosjeve të atyre artistëve që mburren se jetojnë mirë me art, por nuk përjashtoj dhe raste të izoluara, e sidomos në ato vende ku piktura shikohet e adhurohet më me kulturë. Së këndejmi, duhet thënë jo për të thyer ëndrrat e krijuesve të tjerë, por, pa arsyetuar tendencën në dukje, e them hapur se kultura artistike në vendin ku jetoj e veproj unë, nuk ka një perspektivë të nevojshme sepse ka kërkesat e vogla për të pasur një pikturë artistike në sallon e shtëpi, e kjo gjendje e tillë nuk më jep shumë shpresë. Shumë krijues vendas dhe të huaj ankohen për shkallën e ultë të dashurisë për pikturën, madje ky vend nuk ka as galeri të vetën kombëtare. S’ka se si të ndodhë ndryshe kur një krijues i formësuar me shije estetike të mos vazhdoj të jetë i pranishëm në kohë e hapësirë, këtë do ta bëjë duke i përplasur idetë artistike qoftë në pikturë, vizatim a fusha të tjera. Duke mos u zgjatur edhe më shumë në këtë lëmi dhe në ndonjë rast tjetër të saj, fare ndryshe mund të diskutojmë për artin në veçanti...
Në sferën publicistike, paraqiteni me shkrime të cilat përmbajnë shqetësime të natyrshme që na mundojnë tash sa kohë si komb. A nuk ju mjafton vetëm brushë e ngjyra...?
Me publicistikë merrem tash e sa vite, dua të falënderoj shumë miq e sidomos Veton Surroin, i cili atëherë në revistën javore “Koha”, m’i botonte shkrimet e para, idetë e mia zinin vend në opinionet e kësaj reviste, e cila ishte e vetmja ndryshe. Shkrimet e përjavshme më inkurajonin vetvetiu duke i dhënë hapësirë shqetësimeve dhe mendimeve kontribuese për liri e shtet. Liria dhe shteti kombëtar u bën përsiatjet në shkrimet e mija. Vazhdoj ta dua siç e thash më lartë këtë aventurë të shkrimit, duke dashur gjithnjë të jem zë kritik i gjërave të padrejta, që s’duhet të na ndodhin dhe që s’duhet të na pëlqejnë pa dashur e njëkohësisht këto gjëra duhet t’i themi gjithnjë dhe gjithmonë me emrin e vërtetë. Këtë synojnë shkrimet e mija, e që viteve të fundit kam arritur nga shkrimet të përfitoj shumë, madje shumë miq, e dashamirës të mendimit të lirë demokratik. Arrij të jem pjesë edhe e shqetësimeve të vazhdueshme për lirinë dhe demokracinë në vend, padyshim kjo ka aktivizuar edhe më shumë intelektualë, të jenë pjesë e reagimeve politike për zhvillimet që kanë të bëjnë me kombin shqiptar. Nganjëherë kur gjërat nuk arrij t’i them me brushë e ngjyra, shkruaj dhe analizoj këto gjëra duke bërë debate pa të cilat as arti e as politika nuk bëhen. Fundi shkruaj sepse më shkruhet...!
Tash një kohë jetoni e veproni jashtë Kosovës. Si ndodhi që të “ikni”, të “arratiseni”? A keni arritur që nga ky largim të gjeni hapësirën e duhur për t’u ngritur shpirtërisht e për t’u shprehur artistikisht? Me ç’ngjyra do ta përshkruanit largimin tuaj nga atdheu dhe veprimtarinë tuaj brenda e jashtë tij?
Po për kaq kohë sa jam e veproj në këtë vend, kam arritur të mësoj shumë gjëra edhe për artin, por edhe për kulturën tjetër, që është ndryshe nga ajo e jona tradicionale. Kultura jonë për të qenë e pranishme në qarqet e ndryshme, duhet t’i ketë njerëzit e saj, përfaqësuesit më të denjë. Një përgjigjeje nga kjo e gjejmë tek secili po deshëm t’i përgjigjemi në mënyrën tonë të thjeshtë. Aq sa japim dhe do të kemi. E vërteta është se ne nuk kemi mundur të jemi aq të vëmendshëm në pasqyrimin e kulturës sonë, arti ynë është përhapur shumë pak në botë, nganjëherë më shumë ne na i njohin cilësi të tjera (jo të mira) se sa cilësitë që do të duhej. Fjalët “ikje” e “arratisje”nuk vijnë nga gjërat e mira. Mbase artisti kurrë nuk do të ikte apo arratisej nga gjërat e mira...! Ndofta, geni, natyra e tyre, apo veçantia artistët i bënë të janë më të interesuar se të tjerët, që të mos e bëjnë jetën e tyre në ambiente me gjëra fare mitike dhe gjithnjë si të mira. Thënë ndryshe, artistët duan realitete më të ballafaqueshme karshi realiteteve të tjera dhe këto mbase duhet prekur, shijuar .Mëgjithse kjo pyetje si e tillë mbart me vete një tendencë të diferencimit të atyre pikëpamjeve të lira krijuese. Unë do të shtoja në vazhdim se: Arti nuk do të ishte kaq joshës për njerëzit, sikur të ndalej në diferencime të pikëpamjeve të lira. Ne sot kemi shumë rryma artistike, për të cilat kemi përsiatjet tona, herë të pëlqyera dhe herë kritike, por këto rryma e bëjnë artin të jetë një thesar i çmueshëm. E kundërta do të na linte akoma në “gërvishtjet e hershme” dhe në ato arenat e errta te mureve e shpellave. Pra, artin duhet parë vetëm si një liri sublime, ku secili krijues ngrit vizionin e tij duke mbart harmoni me gjërat që na lidhin në një univers... Arti i shkëputë njerëzit nga paradoksi kulturor, i bën njerëzit të ndjehen më mirë.
Po për kaq kohë sa jam e veproj në këtë vend, kam arritur të mësoj shumë gjëra edhe për artin por edhe për kulturën që kultivohet këtu. Gjermania si një vend me traditë ta mundëson atë që pak vende ta mundësojnë.
Jeni nga Mitrovica të cilës ia keni kushtuar pos tjerash edhe disa logo artistike, cilat janë kujtimet fëmijërore që do shpalosni?
Mitrovica është një qytet i rëndomtë, sa mitik, po aq edhe me një histori të brishtë, i rëndomtë, e them kështu sepse kam parë shumë qytete të rëndomta dhe të rëndësishme. Madje në shumë vende kam parë qytete, që i përvetësojnë qytetarët e vet në mënyrë të ndryshme, me diçka të ngrohtë me diçka joshëse duke i bërë gjithnjë për vete. Mitrovica këtë nuk ta ofron, e nuk do të na ofrojë ndofta dhe për shumë kohë. Mund të mos kem të drejtë të këmbëngul në këtë mënyrë, por, se çfarë mund ta arsyetoj gjithë këtë që e them është distanca e largët tashmë me qytetin tim të lindjes. Ç‘është e vërteta unë kam shumë pak të njohur, shokë dhe miq që jetojnë në Mitrovicë, sepse pothuajse të gjithë janë jashtë këtij qyteti, dhe kur kthehem për vizita, aty përpos pamjeve që të ngjajnë si të“reja”, dhe që mbi to janë shlyrë ato pamjet e vjetra, që e identifikonin këtë qytet me një histori të vetën. Është e dhimbshme të shprehesh dhe ta pranosh akoma më shumë se ky qytet më s’të ngroh, s’të josh më... Është një dhimbje-akuzë për të gjithë ata bashkiakë që vijnë e shkojnë dhe më shumë marrin nga ky qytet se sa japin për të, është akuzë edhe për mua...!? Duke e parë të nevojshme se ky qytet përpos emrit që ka duhet të ketë simbolet e saja identifikuese ashtu siç kanë edhe qytet e tjera në botë, kam vendosur t’i bëjë disa logo të mundshme identifikuese për këtë qytet. Nuk më takon mua të zgjedh, dhe këtë nuk mund ta bëj, idetë e mija janë hedhur në treg. Logot për Mitrovicën që ju mund të keni hasur aty këtu të publikuara në disa media janë një përpjekje e imja e pashkëputur si angazhim për qytetin tim të lindjes. Mitrovica aktualisht nuk ka një logo identifikuese dhe përpjekja e parë për ta bërë një logo ka dështuar dhe tash, idetë për ta formuluar një logo më të thjeshtë dhe më përmbajtjësore besoj janë të hapura. Edhe diçka- me këtë qytet kam kujtimet më të rëndësishme të jetës, nëpër shumë aktivitete, suksese , pa harruar kaosin e turbullirat... Mitrovicën do ta dua sepse më dha këtë shije që nuk është e njëtrajtëshme. Mitrovica më lidhë me të kaluarën time, me rininë, simbolika e vetme e cila deri në këto momente tek unë zgjon një një lloj pasqyrimi, një lloj rrezatimi.
Cilat janë lidhjet tuaja me atdheun, familjen, të afërmit, shokët, njerëzit, kolegët artistë?
Atdheu më ka mësuar shumë gjëra, më e rëndësishmja është dashuria, kjo është e domosdoshme për një njëri të kulturuar, këtë dashuri e rris vazhdimisht nga larg atdheut, sepse nuk thuhet kot se gjërat që ke, sikur nuk të mjaftojnë, ndërsa ato qe s’i ke të joshin gjithnjë dhe gjithmonë, pra dua që atdheun ta kem mall të mos mjaftohem me të, që të ndjehem keq pastaj. Familjes arrij t’i ndihmoj, madje e vizitoj për çdo vit, çmallem me ata pak shokë e miq që kam atje.
Cilën paralele do hedhësh me jetës në Gjermani dhe asaj në atdhe, ose ç’dhurata do t’i bini atdheut nga atje?
Është një paralele e madhe, mes organizimit dhe mos organizimit njerëzit zgjedhin të parën, do të doja që jeta në atdhe të jetë me organizuar në shumë fusha e segmente shoqërore, dhe të mos lihet vend për ndjeshmëri varësie nga tjetri apo të tjerët. Jeta e organizuar sjellë mirëqenien një vendi, e bënë atë të jetë i nderuar dhe i respektuar. Nuk e di nëse do të kem mundësi dhe aftësi që t’i bëjë dhuratë atdheut. Do të angazhohem tërë jetën që diç në fund t’ia lë si dhuratë.
Diç për fund të kësaj bisede paksa spontane?
Hapësira e mediumeve tona qoftë elektronike apo të shkruara, u krijojn shumë pak hapësirë krijuesve tanë, qofshin ata të ardhur nga fusha e artit figurativ apo të letrave. Këtu po bëhet një padrejtësi e madhe dhe e pafalshme e njerëzve të medieve. Nganjëherë më bëhet se media janë të paguara nga muzikantët e tregut të zi, për ti ndjekur ata hap pas hapi, madje edhe atëherë kur ata s’dinë të thonë asgjë. Për këtë mjafton të ndalësh një ditë dhe të bindesh me mediat tona.
Uroj që , të shkëputemi nga mania e boshllëqeve tona shterpe, që s’përbëjnë një lajm dhe vetëm një lajm.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu
» Blerim Rrecaj: Një ditë...
» Poezi nga Blerim Rrecaj
» Intervistë me aktorin dhe piktorin Sylejman Lokaj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi