Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK - po shkelet ligji në Kosovë

Shko poshtë

AAK - po shkelet ligji në Kosovë Empty AAK - po shkelet ligji në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:57 am

AAK - po shkelet ligji në Kosovë

Blendi Gashi
Kritikohet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 7 korrik
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar përsëri me akuza ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, kësaj radhë për arsye të mos respektimit të mbajtjes së takimit nga“Këshilli i Sigurisë së Kosovës”. Qeveria e Kosovës po vazhdon qasjen joserioze ndaj çështjeve me rëndësi vitale për funksionalitetin e shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, siç është siguria kombëtare e cila duhet të ketë trajtim prioritar ku edhe më shumë se një vit e gjysmë pas pavarësisë nuk po trajtohet si duhet tha sekretari i përgjithshëm i AAK-së Burim Ramadani në një konferencë për gazetarë. Ai shtoi se edhe pse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Themelimin e Këshillin të Sigurisë së Kosovës, prapëseprapë Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë përcaktimet ligjore, i cili shkakton në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Sipas ligjit, Këshilli i Sigurisë së Kosovës harton planin vjetor dhe cakton të mbajë jo më pak se një takim në çdo tre muaj. Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur dy herë, ku herën e parë takimi kishte karakter konstituiv që ishte mbajtur me 11 shkurt 2009 dhe takimi i dytë më 8 maj 2009, që ishte mbajtur pas presionit publik nga AAK-ja, ku ishte vendosur për inicimin e hartimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve Ramadani tha se AAK-ja synon të udhëheq me partitë e djathta në pushtet, LDK-në, LDD-në ose edhe me Ballin Kombëtar, kurse PDK-në e quajti parti të politikave të majta.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës është organi më i lartë i sigurisë në vend. Ai përbehet nga 8 anëtarë ekzekutivë, 9 anëtarë të tjerë këshillëdhënës dhe 2 anëtarë të tjerë vëzhgues. Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i Kosovës në kohë paqeje, kurse në gjendje të jashtëzakonshme e kryeson presidenti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi