Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Faqja 1 e 1
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Poeti Jan Michał Stuchly me poetin dhe perkthyesin Mazllum Sanejen |
JAN MICHAŁ STUCHLY
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)
TË KËRKUARIT E RRUGES DERI
TE VENDI KALLIOPE
Nganjëherë
dikush diçka dikujt
thotë
dhe
pyet
A thua është vështirë
sot të jesh poet
Stilolapsi
karta
mendime kalimtare
të kuptuara me fjalë
a mjaftojnë
Dikush tjetër
thotë
kjo është një gjë e pavërtetë
më parë duhet kerkuar rrugët
deri te vendi Kaliope
po
Madje edhe audienca private
në Muzën e poezisë
vetëm nganjëherë të lejon ty
të quhesh poet
se arti i poezisë
punë e çuditshme
asnjë pasuri as pronësi
që të pushtosh
Historia e së kaluarës
me shembujt e strofave e këngëve
të Qezarit Neronit
dëshmoi
Ndaj duke shkruar poezi
këtë mos e harro
Ti poeti im me pamjen e jashtme
BOTA MAHNITËSE E NATYRËS
Artisti piktori pikturon portretet
me penel paletë me ngjyra
në natyra
në studio
në përfytyrimin e thellë
individualisht
me cikle
imazhe te jetës imazhe abstrakte portrete
natyrën e vdekur
Poeti nga fjalët jetëshkurtëra shkruan
krijon poezinë
te cilën kompozitori e bashkon
me çelësin e violinës
me muzikë
Unë
Jahreszeiten stinët e vitit
të Vivaldit
në mënyrë të paturp i pabindur imiton
që të bëhët së pakut
pastish i „botësë mahnitëse”
duke harruar
Primum inter pares
pranvera vera vjeshta dimri
Pranvera
e zgjon nga gjumi dimëror natyrën
ngjall botën me ngrohtësinë e vjedhur të diellit
me delikatesë… me vesën me shiun e imët me shiun
vizaton me ngjyra,vizaton me akuarel
kopshtet e lulëzuara e fushat e blerta
Vera
i pjek me korrikun
portretet e vizatuara të maestros
që me forcë shprehëse të luajnë
me ngjyra muzikën e kësaj stine të vitit
fal ngrohtësinë
që me ngjyrë bronzi të praruar të verës
të kundërmojnë
me lule fushe
Vjeshta
me vernikun e tetorit
përforcon peizazhe të mahnitshme
kremton të korrat
lyen me pendë të patës
sikur furrtari
që nxjerr nga furra bukën e freskët
derisa njeriu i vogël ka frikë
a mjafton kjo vallë
deri te fundi i mjere i pranverës
Dimri
i lejon natyrës ta vë në gjumë
Hibernacioni i janarit i shkurtit
dëshiron të ruajë portretet
për pasardhësit e ardhshëm të shekullit
i ka zili krijuese vizatuesit
që me acar skicon në cham
mozaikun kaleidoskopik
vetëm tregtari i panjohur
këto vepra me cikle
i grumbullon
në muzeun e botës
KOSOVARËVE
Të përzunë me dhunë
si qenin
nga shtëpia jote
përse
Derisa Ti
i pafuqishëm
Ti hesht
qan
gris copë-copë rrobat
ato që ende i vesh
që i mbart në shpinë
i dëbuar i përzënë
me frikë
për jetën e vet e familjen
i uritur i mjerë
zbathur ec me ngadalë shpejt
deri në asgjëkund
Ti refugjat i pafajshëm
skamnor i Evropës botës
Syte tu të shqyer
vështrojnë pa fund
pa shpresë
deri në asgjëkund
thuajse flasin
më shumë se mijëra fjalë
Shoh një tjetër planetë
Tokën vendin tim Ilirinë
atDheun Kosovën
ndoshta jo për mua
E unë të them
do të kthehesh në shtëpinë tënde
të stërgjyshërve tu
në Kosovë
qe të rindërtosh
shtëpinë e djegur
shtëpinë e vetmuar
veçse
mos humb shpresën
E mira ngadhnjen
mbi të keqen mbi të ligen
pastaj
vjen më pas
falja e pambarim
21/04/1999
MENDO MIRË
Memeci
me gjymtimin e vet këlthet
Të shurdhërit
vetëm qetësia kokën ia thyen
I verbëri
perveç syve dhe të gjitha shqisave
sheh dhe vështron
Derisa njeriu i shëndosh
nuk mund të kuptojë deri në fund
se sa i lumtur është... i pasur
me gjithë pakënaqësitë e shumta të përditshme
PËRSE POET
Përse poet
fjalë të pazakonta përdor
ashtu duhet Ti mendon
Muza e poezisë
këtë nuk e kërkon
e muzika e fjalët
çfraë thuash
Përse poet
vetëm nga fjalët e zakonshme
të strofave poezisë
shkruan
vetë akoma nuk di
përse
Poeti im
mendimet tua fisnike
le të rrjedhin nga zemra
e po mundesh nga fjalë të ndryshme
të krijosh poezinë
për njerëzinë
DËSHPËRIM
Graviteti i dritëhijeve
gjurmat e pikëllimit
në gëzim shterpësi përjetimesh
në afëri mahnitja
përditshmëria e reflekseve
largësia e kuptueshme
bredhëritje në udhë
ikja nga zgjëndrra
korrigjimi i sjelljeve pozitive
lufta psikike
frika e fundit të ekzistencës
garë e mendimëve me veprimet
dëshpërimi
dëshpërimi
mungesa e frymëmarrjes
KRONOS
kush të shpiki
Ty
Kronos
kush të krijoj
Ty
Kronos
kush te kupton
Ty
Kronos
kush të do
Ty
ndoshta vetem
Klepsidra
që gjithnjë
ushqehet me kokrrat e rërës
dhe askurrë nuk dëshiron
të pran
Kronos
e di vetem një gjë nga të gjallët
bëhu për gjithnjë apo kurrë
po megjithëkëtë i mallkuar
AUTOBIOGRAFIA JO MODESTE
Dikur isha i ri
dikur isha tërheqës
dikur isha madje thanë i pashëm
dikur isha i lumtur
dikur isha gjithashtu mesatar
dikur isha i ngjashëm me një fotografi të Vispjanjskit
dikur isha e guxoja ta quaja vetveten poet dhe piktor
dikur isha si shihet një egoist jo kritik
dikur isha...
Megjithatë kjo nuk është e vërtetë
se dikur
Unë jam ende qeniesoj...
E PAEPUR
- Motrës sime, Bernarda Stuchly -
Dëgjomë
të hamë bashkë darkën
kushedi dhe kur do të takohemi edhe njëhrë
sepse nesër duhesh të shkosh në spital
Ajo ishte e paepur
do të ha vetëm
përse asgjë nuk thua
megjithëkëtë
bashkë shkuam
te vendi i Shpresës
të nesërmen në mesditë
nuk dita çfarë të bëjë më parë
më 31.01.1992 u vendos
unë në shtëpi pikturova portretin
me temën lidhur me Shpresën e Madhe
përplot diell
mbrëmanet
gjithçka kaloi me një fund të gëzuar
fal Zotit edhe për mua
Sot ajo tashmë e di
se njeriu perveç sigurisë në vetvete
duhet madje të ketë ndihmën e tjetrit
njeriu askurre nuk duhet te jetë i sigurt në vetvete
në asnjë rast
ajo tashmë e di
Faleminderit
me fal
ne prapë hamë bashkë darkën
Ajo ka portretin me diell
QETËSIA
Qetësia aq shumë e dëshiruar
për ne
sa mirë sa bukur
i bën
çdo trupi
çdo shpirti
në kujtimet e largta
dëgjoj fjalën
qetësia
qetësia e vjeshtës
e di
jo për të gjithë
kjo stinë e preferuar e vitit e jetës
me melankoli
e përjetimet e së kaluarës
t’i përkujtosh pa zë
Bota është ë e bukur
Të bukur janë njerëzit
Po
njerëzit më të bukur
shndërrohën edhe me të bukur
në kujtesën tonë
në të veshurit e Qetësisë Perfundimtare
E secili prej nesh
në këtë botë të mrekullueshme
qenieson
e jeton
vetëm njëherë
derisa qetësia
na bën të bukur më të bukur
HIJE
në hapësirën e çdo dashurie
të kapërcesh hijën tënde
nuk është art
në sferën e dashurisë
kjo hije
pengesë e pamposhtshme
Dekalogun e ri
na dhuroi Zoti
dhe çfarë
Skicat ... Hijet
pa vështirësi kapërcen
po atëbotë kur mungon drita
atëbotë kur dielli shuhet
dilema e hijes tretet
dhe koha merr fund
gjithashtu
hija e secilit
MIRUPAFSHIM
Mirupafshim
të dashurit e mi
megjithatë
unë ende jam
ndonëse shi bie
ndonëse kohë e vrenjtur e mugët
Gurët fundosen
në tokën e njomur të lagur
derisa gurët e tjerë
këtu në fund të botës sime
gurët e rrëmuar
Dita pasuese përkulet
dhe me ngadalë bie mbrëmja
Bie shi
edhe ca
një shi i imët
E qetësia
afrohet hyn tek unë
gjithnjë më afër
dhe sjell me vete kujtimet
kujtimet nga e kaluara
qetësia interesante
e paturp e së ardhmes
ende me mban shpresa e brishtë
ndonëse me ngadalë
kridhem në errësirë
duke vështruar tashmë kthjelltësinë
gjithnjë më tepër mendoj
për një pushim ideal
Mirupafshim
të dashurit e mi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (V)
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (VI)
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (V)
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (VI)
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi