Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz

Shko poshtë

Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz Empty Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 11:13 am

SHENIME PER AUTORIN

Çesllav Millosh (Czeslaw Milosz) u lind me 1911 ne Shetejnjama(Lituania e sotme). Pas mbarimit te liceut ne vendlindje, ai studioi me pare gjuhen dhe letersine polake ne nje nga Universitete me te lashta ne kete pjese te Evropes, ne Vilne , qe dikur i takoi Polonise. Ne nderkohe, studioi dhe kreu Fakultetin Juridik ne Universitetin e Vilnes „Stefan Batori“(1924-1929). Kohen e okupacionit e kaloi ne Varshave, mori pjese ne levizjen e rezistences. Ilegalisht botoi asokohe antologjine „Poezi te pavarura“. Do te botoje here pas here vellimet poetike „Shpetimi“(1945),ku poetin Cesllav Millosh do ta rradhisin nje nder poetet e pare polak. Ne vitet 1931,1934-1935 qendroi ne Paris si bursist shkencor. Ne vitet 1945-1951 qendroi ne sherbimet diplomatike(SHBA,France). Ne France ishte i lidhur ngushte me Institutin Letrar te Parisit, vecmas me revisten e njohur letrare „Kultura“, te cilen e redaktonte intelektuali i madh polak ne emigracion Jezhi Gedroic(Jerzy Giedroyc).Qe nga viti 1960 vendoset pergjithnje ne SHBA, ku do te ligjeroje si profesor i gjuheve dhe letersive sllave ne Universitetin e Kalifornise ne Berkeley dhe ne Universitetin e Harvardit. Cesllav Millosh eshte laureat i shume shperblimeve prestigjioze nderkombetare ne fushe te letersie ne SHBA dhe Evrope. Me 1980 Cesllav Millosh do te nderohet me Cmimin Nobel ne fushen te letersise si dhe do te marr titullin si nje nder humanistet me te drejte te popujve te botes. Se fundi jetoi ne Krakov(Krakow) te Polonise. Vdiq ne moshen 93 vjecare me 14 gusht 2004 ne Krakov
Nderkaq, opusi i veprimtarise letrare te Cesllav Milloshit eshte i gjere dhe i shumellojshem, qe nga poezia, novela, romani e deri te kritika, eseu dhe trajtesat e ndryshme ne fushen e historise se letersise jo vetem polake po edhe boterore.
Poet, prozator, eseist, historian i letersise dhe perkthyes brilant i letersise polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Cesllav Millosh eshte nje figure polidimensionale dhe poliedrike ne letersine boterore, i cili ne veprimtarine e vet te gjere letrare zbuloi bukurite dhe shemtite e realitetit te shoqerise njerezore ne bote, te mirat dhe te keqijat e asaj shoqerie, pershkruar me gjuhen e fuqishme te ironise dhe te sarkazmes, te farses dhe groteskes. Ky shkrimtar erudit dhe produktiv shkroi dhe botoi me se 50 libra, ne mes tjerash: „Tre dimra“(1936), „Shpetimi“(1945), „Traktati moral“(1947), „Mendja e roberuar“(1953), „Pushtimi i pushtetit“(1953), „Drita e dites „(1953), „Lugina e Isses“(1955), „Traktati poetik“(1957), „Vendlindja e Evropes“(1958), „Kontinentet“(1958), „Mbreti Popiel dhe poezi te tjera“(1961), „Gucio i magjepsur“(1965), Veshtrimi mbi gjirin e San Franciskos“(1969), „Qyteti pa emer“(1969), „Obligimet private“(1972), „Ku lind dhe perendon dielli“(1974), „Toka Ulro“(1977), „Kopshti i shkencave“(1979), „Himni per Perlen“(1982), „Kronika“(1987), „Duke filluar nga rruget e mia“(1985), „Pauza metafizike“(1989), „Te kerkuarit e atdheut“(1991), „Ne breg te lumit“(1994), „Historia e letersise polake(1993), „Legjendat e bashkekohesise“(1996), „Jeta ne ishuj“(1997), „Orfeu dhe Euridika“(2003), „Mbi udhetimet ne kohe“(2004), „Poezite e fundit“ etj.

POEZIA BASHKEKOHËSE POLAKE

CZESŁAW MIŁOSZ

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
MAZLLUM SANEJA)

NATYRA

Të dashurova, Natyrë, derisa kuptova kush je.
Më hidhërove zemrën time, të djalit të ri,
me vello të zezë dielli u mbështolla.
Hodha matanë atlaset dhe herbariumet e mia,
kujtimet e iluzionit.
Filozofi im atëherë u bë Schopenhaueri,
Endacaku me vështrim të ngulitur
Në lumin e jetës kalimtare,
Të cilet lindnin dhe vdisnin pa vetëdije.
Vetëm ai, njeriu, kupton, mëshiron,
I nënshtruar dhe i panënshtruar
Të drejtës së patundshme.
Vetëdija e njeriut nga inati yt, Natyrë.
Paskëtaj përsiata për këtë tërë jetën.
Dhe kush më akuzon për antropocentrizëm
Në vendet e religjionit antropocentrik.
Apo barabar me mosbesimin antropocentrik?
William Blake pati të drejtë duke bashkuar në një
Njerëzoren dhe Hyjnoren.

HISTORITË NJERËZORE

Këto janë histori njerëzore, patetike, të përvajshme
Të cilat askurrë nuk do t’i rrëfej.
Thellë mendohem
Se çfarë me përmbajti. Ndoshta mirëkuptimi,
Se të gjithëve na përshtatet një deformim i sigurt
Me kujdes e fshehur
Se zbulimi i saj një takt i pamatur
Si të treguarit me gisht të gungaçit.
Derisa tashmë jam
Një magjistar që të bëj ritualet e mia
Ca me lart, e jo me poshtë se njeriu
Sikur të mundja të jem një kor
Në teatrin antik.
Që të luaj me rroba të skalitura në gur
Që të vajtoj mbi grackat e Fatit!
Po historitë e mia nuk do të ishin monumentale:
Veçse çarçafë të rrudhosur, betime të shkelura,
Gënjeshtra të vogla, prezervativë të përdorur.
Dhe fjalë ndërmjet asaj dhe atij,
dhe fjalë që lëndojnë,
që ai tjetri të ndihej si një leckë e shkelur në tokë,
I goditur, i prekur thellë në dinjitetin më intim.
Komprometimi i vendimeve fi snike,
Përqeshja e përfytyrimeve më të madhërishme
për vetveten.
Jeta e tyre si dallga kur akumulohet dhe
spërkatet për brigje.
O Zot i Madhërishëm
Mos i lerë ata në humnerë
Pa Purgator dhe Ferr,
Në labirinte të gabuara
Vëre në buzët e mia lutjen
Dhe lutu për ne, për ata dhe për mua,
që desha t’i përshkruaj
dhe nuk i përshkrova.

HYJNORE

Poeti William Blake përjetoi tetëdhjetë vjeç,
dhe kur vdiq, këndoi himne triumfuese.
Sepse diti që po shkonte në një vend tjetër,
të padukshëm për sytë e të vdekurve.
Banorët e saj marrin trupat jolëndor
Po lëndor të tillë çfarë pati Jezu Krishti
I ringjallur atëbotë kur iu shfaq nxënësve
Dhe Çoma që mundi të prek plagët e tij.
Është ky vend i kërkimeve të përjetshme intelektuale,
në kërkim për përtëritjen e pareshtur të kuptimit të gjërave,
dhe ai, William Blake, do të jetë atje më tej
që të kultivojë mjeshtërinë e poetit, profetit dhe skalitësit.
Unë gjithashtu do të doja të besoj se do të jem në atë vend
Që të mundem të bëj atë, që e fi llova në këtë botë.
Kjo domethënë të bësh diçka pareshtur
Dhe të bëhesh vetë synim i pareshtur
Dhe askurrë të mos ngopesh me të prekurit
E pëlhurës vezulluese në ateljenë e botës.
Përditë duket rrëmuja në qytetet e kahershme
të harruara nga diasperi.
Qytetërimet e papërfytyrueshme të maskave trekëndëshe
Njëkohësia e vezullimit dhe mijëvjeçarët.
Nën ngrohtësinë e Diellit në zenit, në kopshte
ku ritmi është po ai si pulsimi im i dikurshëm i gjakut.

NË DEPRESION

Në thellësitë e depresionit tim
njoha botën e pashpresë,
Dhe ngjyra e errët, si dita e ndarë me re
Nga dielli.
Dhe dëgjova: “Kjo do të jetë për ty”.
“Asgjë më të mirë nuk meritove”.
Atëbotë fi llova të thërras:
“Mbret i Dritës merrmë në gjirin tënd!
Dhurues i Mëshirës merrmë në përqafi m!
Amon, Zeus, Jehove
Lërmë të hyj në korin tënd!
Nuk mund të marr frymë pa Ty,
Diell i Drejtësisë!
Nuk mund të eci pa Ty
Diell i Kujtesës!
Nuk mund të vrapoj pa Ty
Diell i Këshillës së Mirë!”
Atëbotë mendova se zbulova botën
Çfarë është në të vërtetë.
Dhe mëshirova njerëzit, sepse
e ngushëllojnë vetveten me përralla
Nga librat e krijuara kaherë,
mijëra vite me parë.

SI KAM MUNDUR

Si kam mundur
Si kam mundur
të bëj gjëra të tilla
duke jetuar në këtë botë të tmerrshme
duke iu nënshtruar të drejtave të saj
duke luajtur me të drejtat e saj
Kam nevojë për Zotin që të më falë
Kam nevojë për Zotin e mëshirshëm.

NËSE

Nëse Zot nuk ka
Nëse Zot nuk ka
Kjo domethënë se ne jemi vetë zota.
I thamë “jo” ligjit të botës,
që është ligj i kalimit të kohës dhe vdekjes,
si dhe ligjit të pavetëdijes.
Zbuluam të mirën dhe të keqen.
Ndërtuam katedrale.
Ngritëm altarë për hirësinë e të Papranishmit
Besuam, se do të fi tojmë Parajsën e humbur.

MBI SHPËTIMIN

I privuar nga të mirat dhe nderimet,
I privuar nga lumturia dhe shqetësimet,
I privuar nga jeta dhe ekzistenca
I privuar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi