Berisha: Juridiksioni i Shqipërisë, sipas standardeve më të larta të BE-së

Bota sot, Tiranë
Qeveria miraton projektligjin 'Për profesionet në Republikën e Shqipërisë'
Qeveria miratoi projektligjin “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Kryeministri Berisha e konsideroi të rëndësishëm këtë nismë ligjore, pasi rregullon me ligj ushtrimin e profesioneve në raport me publikun.
Duke adaptuar standardin më liberal dhe duke hequr licencat për këto profesione, si ai i mjekut, farmacistit, avokatit dhe një seri profesionesh të tjera, interesi publik kërkon që këto profesione, në raport me publikun, të jenë të rregulluara me ligj. Qeveria miratoi projektligjin “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Kryeministri Berisha e konsideroi të rëndësishëm këtë nismë ligjore, pasi rregullon me ligj ushtrimin e profesioneve në raport me publikun.
“Duke adaptuar standardin më liberal dhe duke hequr licencat për këto profesione, si ai i mjekut, farmacistit, avokatit dhe një seri profesionesh të tjera, interesi publik, - u shpreh Kryeministri - kërkon që këto profesione, në raport me publikun, të jenë të rregulluara me ligj, të kenë të përcaktuar në ligj përgjegjësitë që rrjedhin, kodin etik dhe profesional që janë të detyruara të zbatohen në marrëdhëniet e tij me qytetarët shqiptarë.” Një aspekt të rëndësishëm të këtij projektligji, Kryeministri Berisha vlerësoi rivendosjen e provimit të shtetit për të gjithë ata që mbarojnë studimet pas miratimit të këtij ligji, para se të fitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit.
“Ky provim ka ekzistuar dikur në shkollat në Shqipëri dhe ekziston në çdo vend. Vërtet mbaron shkollën, por ke nevojë që, para se të marrësh të drejtën e ushtrimit të profesionit, të bësh një praktikë në një kohë të caktuar. Një praktikë të tillë e bëjnë mjekët, të cilët nuk e ushtrojnë profesionin pa një stazh praktike pranë një klinike apo mjeku me eksperiencë, por tani kjo kodifikohet. Para se të ushtrosh profesionin e të njihesh si profesionist në atë fushë jep edhe një provim,” u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha tha se provimi i shtetit do të jetë dixhital, një model i aplikuar me sukses edhe në vende të tjera dhe i rëndësishëm për të shmangur korrupsionin. “Ne nuk mund të vendosim provime të tjera përveç provimit dixhital, që është plotësisht i mundshëm. Modele të tilla ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Ne e kemi këtë jetike për të shmangur korrupsionin. Ndaj, ashtu siç po veprohet me provimet në shkollat e mesme, Ministria e Arsimit dhe Ministritë respektive si Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për profesionet e inxhinierit, arkitektit, urbanistit etj., duhet të fillojë me seriozitetin më të madh përgatitjet për standardet e provimit të shtetit. Në SHBA, provimi nuk quhet provim shteti, por pa këtë provim diploma nuk të konvertohet dhe ai është tërësisht i informatizuar. Në këtë mënyrë, ne realizojmë edhe një standard në interesin më të mirë të publikut, por, absolutisht, edhe në interesin e të diplomuarve, të cilët, pasi kanë dhënë me sukses provimin dhe kanë bërë praktikën, janë të çliruar nga çdo lloj paragjykimi qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”. Kryeministri, Berisha gjithashtu tha se ky ligj mbush një boshllëk që ekzistonte në legjislacionin shqiptar dhe është bërë kujdes që të mos cenojë arritjet e deritanishme në heqjen e licencave dhe lejeve të panevojshme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe
» Berisha: Rinasi, pasaporta e Shqipërisë
» Berisha, presidenti të zgjidhet sipas Kushtetutës
» Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane
» Sali Berisha president i Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi