Albert R. Abazi: Miloshi heroi i "Kosovës" shkruar nga Ago Agaj
Faqja 1 e 1
Albert R. Abazi: Miloshi heroi i "Kosovës" shkruar nga Ago Agaj
Miloshi heroi i "Kosovës" shkruar nga Ago Agaj
Nga Albert R. Abazi
Një libër të rrallë si rruazë xhevahiri për lexuesit e vërtetë të letërsisë shqiptare dhe për ata që kërkojnë plotësimin e domosdoshëm të historisë sonë kombëtare, që di ta prodhojë vetëm një mendje e madhe si ajo e atdhetarit, intelektualit dhe burrit të shtetit, Ago Agaj, ka nderin të promovojë klubi kulturor mbarëkombëtar "Ali Asllani" përpara këtij auditori të respektuar qytetar të Vlorës.
Legjenda e mbledhur dhe e përkthyer, nga një mjeshtër i spikatur i penës historike, eruditi fisnik i Vlorës Ago Agaj mban titullin "Miloshi Heroi i Kosovës". Ky patriot i ditur i shfaqjes s'i ndan dot nga njëra tjetra dy dashuritë e tij më të mëdha: Vlorën dhe Kosovën, të cilave dhe u kushtoi dy librat e tij. Nëse "Lufta e Vlorës" është enciklopedi e trimërisë, diplomacisë e memories të Epopesë së Njëzetës, "Miloshi Heroi i Kosovës" është një testament i gjallë i atij veprimtari të veçantë, që mbushi me dritë sytë e sa e sa të verbuarve.
Me dashuri e dëshpërim, me një krenari lartësish fisnike e të motivuar, Ago Agaj na jep një portret fenomenal, fantastik për nga realizimi i përshkrimit të tipareve, të cilësive, të veprimeve e ngjarjeve të një kohe thuajse tërësisht të mjegullt për ne.
Është pikërisht koha kur shekujt e murmë të pushtimit perandorak otoman i kishin vënë një portë të blinduar kujtesës historike të popullit shqiptar dhe fatit tonë kombëtar.
Pikërisht këtë periudhë, nga më të vështirat, nga më humbëset në vijueshmërinë logjike të ngjarjeve, datave, personazheve që bëjnë datat e mëdha e ngjarjet e dëgjuara, pra pikërisht fillimin e kohës së Mesjetës së Mesme kërkon të zbardhë dhe ia arrin qëllimit guximtari këmbëngulës i mendimit kërkimor, studimor, shkencor e historik Kosovari nga Vlora Ago Agaj, siç e quajnë me të drejtë qytetarët dhe rrethet intelektuale -akademike të Kosovës.
Fakt i dhembshëm është, që shumë kombe qytetërim formuese janë zhdukur nga faqja e dheut nga rrebeshet e dyndjeve barbare para Krishtit, e nga furtunat vandale pas Krishtit me Gotët, Hunët, Sllavët, Bullgarët, Normanët, Serbët e pastaj Turqit, që e rënduan shumë këtë tokë. Shqipëria, u rrah nga stuhitë, u tkurr, u mpak, por nuk u asgjësua, se pati nëpër hallet e shumta, bij me vlera, që ia prunë emrin të pahumbur nga lashtësia deri në kohët Moderne. Shumë historianë kanë dritësuar faqe të shumta të historisë shqiptare, por kontributi i Ago Agajt vlerësohet i pallogaritshëm, sepse ai zbardh një fakt të rrallë, të mbuluar nga nënvleftësimi, shpërfillja, harrimi e inati i të "mëdhenjve" kundërshtarë, xhelozë apo armiq dashakeqë. Është pikërisht Ago Agaj, që zbulon faktin e famshëm: Sulltan Muratin e vrau vetë Miloshi! Sulltanin! Një bir i Kosovës martire, liriëndërruar!
E për këtë Kosova ka gati 720 vjet që e nderon si hero e do ta nderojë për jetë.
Atje, te Fusha e Mëllënjave, më 15 qershor 1389 u zhvillua beteja e Fushëkosovës, ku sulmonte kalorësia e rëndë dhe e ngrirë në hekur e ballkanasve, e po aq furishëm hidhej kalorësia e lehtë dhe e shkathtë turke. Ajo ndeshje fat-rëndë brenda një dite qe përfundimtare, dhe vulosi fatin e popujve ballkanikë gjer përtej portave të Vjenës gjatë qindra shekujve. Ne, shqiptarëve na solli një luftë njëqind vjeçare dhe gjakderdhje herë pas here gjatë afro pesë shekujve. Na shkëputi nga ndikimi evropian që kishte çelur Rilindjen e saj, na dha liri të plotë në çdo pikëpamje, por na mohoi lirinë politike dhe kështu mbetëm prapa përsa i përket qytetërimit modern, edhe më keq se Turqia vetë!
Qe vërtetë dëm i madh ky, që populli ynë me vrull po përpiqet ta zhdukë. Veçse s'mund të harrojmë që kjo ndeshje tmerruese, e cila i dha fitoren Turqisë, na shpëtoi ne nga sllavizimi i plotë, dhe sot jetojmë me problemet përkatëse, si komb i lirë, me gjuhën tonë e karakteristikat kombëtare që kemi. Fushëkosova e 15 qershorit 1389 na dha heroin e Kosovës, me legjendën e tij. Legjenda thotë se Miloshi ka lindur e është rritur në Shqipëri, ku dhe sot jetojnë pasardhësit e tij, pra paska qenë shqiptar. E çdo legjendë ka një bërthamë të vërtetë: Ndeshja megjithëqë qe e shkurtër u bë me shumë inat, tmerrësisht e përgjakshme, sepse ndesheshin dy botë të ndryshme: vendësit e krishterë ku bënin pjesë ushtritë serbe, shqiptare e boshnjake me të ardhurit myslimanë të ushtrisë osmane; pra Oksidenti (Perëndimi) me Orientin (Lindjen)...
Pa u futur në situatën, që na sqaron sikur të ketë qenë vetë pjesëmarrës Ago Agaj, ndjej të nevojshme t'ju tregoj se historiani Saad e din thotë: "Shpatat shkëlqenjëse si diamanti u bënë të kuqe prej gjakut, dhe çeliku i ushtave gjithashtu dhe fusha e betejës qe mbuluar me kokat e turbanët me shumë ngjyra. Në këtë çast bujari serb, Milosh Kobiliçi, hapi rrugë përmes të vrarëve, të plagosurve e luftonjësve. Duke kaluar në mes të çaushëve e të rojës të sulltanit, ai bërtiti se donte t'i tregonte këtij një sekret me rëndësi. Murati e lejoi dhe Serbi duke u ulur sikur do t'i merrte këmbën i nguli kamën në gjoks.
Rojet u hodhën mbi vrasësin, por ky me një fuqi e shkathtësi të jashtëzakonshme u shpëtoi tri herë, por u vra kur arriti te kali. Muradi, i plagosur për vdekje, pati fuqi të diktonte urdhëroi të cilat e caktuan fatin e betejës. Lazari u zu rob, u shpu përpara sulltanit, i cili dha shpirt duke e dënuar me vdekje".
Turqit të tërbuar për vrasjen e Muratit iu hodhën me vrull ballkanasve për të marrë hak.
Kronikat greke e serbe japin një variant sikur Miloshi e vrau sulltanin në çadër për provë besnikërie ndaj Llazarit, me kamë në gjoks.
Është e mundur që Miloshi i plagosur të jetë shtrirë pranë një të vrari, dhe gjeti rastin të zbatonte vendimin që kishte marrë më parë. Të paktën kështu na thonë historianët osmanli. Sidoqoftë, emri i Milosh Kabiloviçit është shkruar në analet turke si i një vrasësi, por në gojën serbe ka mbetur si i një martiri hakmarrës për pavarësinë e Atdheut të tij, dhe do të jetë përherë kështu.
Sipas dëshmive të pakundërshtueshme të historianëve serbë, ata vetë, veprën e Miloshit nuk e quajtën të inspiruar prej dashurisë së zjarrtë për Atdhe, por për shkak të një ambicioni sekret për tu larë prej dyshimit të tradhtisë.
Shkaku i dyshimit ishte ky: Dy bijat e Llazarit, Vukashava e Mara, ishin martuar njëra me Miloshin e tjetra me Vuk Brankoviçin, rivalin e Miloshit. Këto dy gra-motra ishin zënë me shoshoqen se cili nga burrat e tyre ishte më trimi.
Vukashana, e zemëruar, i dha një pëllëmbë Marës dhe kjo iu ankua të shoqit, Brankoviçit, i cili i kërkoi kunatit të tij satisfaksion për pëllëmbën që Vukashava i kishte dhënë gruas së tij.
Leja
Pasi Lazari u dha leje të dilnin në dyluftim, këta dolën përballë me kuaj dhe Miloshi e hodhi në pluhur Vukën. Vuka, pas kësaj e akuzoi Miloshin se kishte lidhje me turqit.
Kjo akuzë, që nuk kishte asnjë bazë, u besua prej bujarëve serbë.
I pyetur prej Mbretit në darkë para betejës, Miloshi i dha akuzatorit burracak të tij përgjigjen më të mirë që mund të bëhej.
Të nesërmen ai zbatoi vendimin e tij duke vrarë atë të cilin akuzohej se e mbronte.
Kështu përvuajtja heroike e Miloshit u shkaktua prej grindjes së dy grave.
Në Arsenal të Stambollit janë ruajtur armët e Miloshit dhe takëmet e kalit.
Tre gurë shënojnë në fushën e betejës, në një largësi prej 30 m, vendet ku Miloshi u shpëtoi dy herë jeniçerëve dhe vendin ku u vra..
Një turbe turke tregon vendin ku u vra Murati... -ky është zbërthimi që i bën historiani i njohur Engel.
Edhe Llazarit me shokë nuk u mungonte trimëria dhe nuk do të ishin dorëzuar, po të kishin marrë vesh se ç'vepër madhore kishte bërë Miloshi.
Studiuesi serioz Ago Agaj, analizon hollësisht dhe argumenton me guxim shkencor e historik emrin dhe personalitetin e Milosh-Kopiliç-Kobiliç-Obiliç;
Gjithashtu, përse nuk përmendet fare emri Milosh në kronikat serbe gjer në shek.XV, përse e përmendin atë përpara këtyre kronistët turq e të huaj, dhe përse e përmend siç duhet të kuptohet prej kronikave të huaja atë emër gojëdhëna e vendit?
Vërtet që Miloshi nuk rridhte prej aristokracisë së lartë po prej asaj të ultës, po akti i tij u bë i krahasueshëm me ata trimat e kohës së vjetër. Miloshi u bë një Leonidhë i vërtetë, bujar e fisnik, sundues i pavarur në Kosovë e kundërshtar kryesor i Sulltan Muratit. Shumë shpejt emri i tij u bë një personalitet legjendar, pothuaj mitik.
Në Kosovë, për nder të këtij kreshniku të Drenicës legjendare, është një fshat plot bukurie hijeshi, që quhet Miloshevë, e përtej, në një faqe të freskët mali një tjetër fshat me emrin Obeliç. Kuptohet, që ky krijim është realizuar prej autoriteteve përkatës si model për të gjithë ngulimet e mëtejshme serbe në tokat e grabitura shqiptarëve; emri i plotësuar Milosh Obeliç mbetet simbol nxitës për guxim e vetëmohim, pararendës krenar i Ded Gjo
Lulit, Isa Boletinit, Shaban Polluzhës, Adem Jasharit e tërë atyre legjendave të paharrueshme për lirinë e shumëdëshiruar të trojeve dardane.
Për figura të vlefshme për historinë e kombit si Miloshi i Kosovës, marrin penën dhe nderojnë veten e historiografinë shqiptare heronj të mendimit të guximshëm shqiptar si Ago Agaj, që siç shprehet dhe vetë prej andej larg, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgatiti, botoi e na dhuron ne një visar të pazëvendësueshëm për bibliotekat tona, dhe një gur të fortë e të palëvizshëm për Historinë Kombëtare Shqiptare.
Në përfundim të këtyre mendimeve, për kujtesë të secilit nga ne që dëshirojmë të jemi punëtorë të mirë të penës, dua të citoj një historian të lashtë që shprehet:
"...Kur njeriun e lë dielli i Atdheut të tij, kush tjetër do t' bëjë dritë në rrugën e kthimit..."
Dritë mbi dritën e emrit Ago Agaj, që të shndrisë si yjet në qiell të kaltër, sepse i duhet akoma Shqipërisë dhe Kosovës ilirike! Faleminderit dhe Agos i dritësoftë kujtimi!
G. Ndryshe, 17 Maj 2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» "Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos
» 30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Albert Zholi:Luftar Paja monografi
» "Ditet e jetes sime...", filmi i shkruar i Xhanfise Kekos
» 30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Albert Zholi:Luftar Paja monografi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi