Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nderohen dëshmorët e rënë në Koshare

Shko poshtë

Nderohen dëshmorët e rënë në Koshare Empty Nderohen dëshmorët e rënë në Koshare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 12:36 am

Nderohen dëshmorët e rënë në Koshare

Nga Dega e LDD-së në Gjermani


Nderohen dëshmorët e rënë në Koshare Ldd%20(Small)
Pamje nga vizita e delegacionit të Degës së LDD-së në Gjermani në Koshare

Një delegacion nga kryesia e Degës së LDD-së në Gjermani, i prirë nga Hafiz Gagica, kryetar, vizituan dhe bënë homazhe varrezave të dëshmorëve të kombit në Koshare. Me delegacionin e degës së LDD-së në Gjermani, në Koshare ishin edhe Musë Çeku (vëllai i të madhit Salih Çeku) dhe Zenun Idrizaj (njëri ndër bashkëluftëtarët dhe bashkëndihmësit e parë të Salihut në sjelljen e armatimit në Kosovë në fillim të viteve 90-ta). Emocionet ishin të ngritura sa dhe lotët nuk munguan në sytë e shokëve dhe miqve të Salihut dhe Agimit. Atyre që me urtësinë, strategjinë, largpamësinë dhe heroizmin vetëflijues (gjithmonë në ballë të formacioneve ushtarake e jo nga strehimoret) hynë të gjallë në legjendat e kapedanëve të Arbërisë. Dhe janë dy apoteoza aq kundërthënëse ndaj njëra tjetrës: guri të cilin këmba e Agimit e shkuli dhe e "rrokullisi" për t´u kënduar kënga e bashkimit kombëtar, dhe ajo e Rrasës së Koshares, të cilën gjaku i Salihut me ushtarët e tij e ngritën në lartësinë e përjetësisë. E, rrasa është dëshmitarja më e mirë e heroizmit të treguar për kauzën e madhe kombëtare. Nderimi për të rënët në Koshare është njohja më e mirë e vetvetes, gjë kjo e thënë shpesh nga kokat e pafjetura gjithandej globit tokësor dhe e vërtetuar çdo ditë nga vizitorët e pambarim nga të katër anët e trojeve etnike shqiptare, por e lënë pas dore, sidomos në aspektin e përkujdesjes shtetërore. As rruga jo e mirë (në ndërtim), as vapa e madhe nuk ishin ato që sollën lodhje dhe molisje e dëshpërim tek delegacioni, por neglizhenca e strukturave shtetërore, që edhe pas dhjetë vjetëve nga rënia e tyre nuk u ndërmori asgjë në ngritjen e një kompleksi memorial, dhe kjo i mungon shumë Kosovës në vetë njohjen e identitetit të vet dhe të luftës së saj të drejt plotë me sakrifica për shkrimin e drejt të historisë sonë të re kombëtare. E gjithë kjo natyrisht që sjell shqetësime dhe zhgënjime tek popullata, e sidomos te miqtë dhe familjarët e dëshmorëve, gjë që ka bërë të flitet për mundësinë e shtruarjes së kërkesës për zhvarrosjen e tyre nga aty, poçese nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim. Shpresa është ajo që
na mban vertikal dhe të dinjitetshëm në qëndrimet tona

Komisionin për Informim të Degës së LDD-së në Gjermani,
Mentor Thaqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi