Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Thika në fyt,Kosova pritet te reagoj

Shko poshtë

Xun Çetta:Thika në fyt,Kosova pritet te reagoj Empty Xun Çetta:Thika në fyt,Kosova pritet te reagoj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 11:23 am

Xun Çetta:Thika në fyt,Kosova pritet te reagoj Images2yb

Thika në fyt,Kosova pritet te reagoj







Pa u thelluar ne detale të problemeve të cilat e kanë kapluar Kosovën,trajtime këto më te cilat veç e kam tepruar vite më radhë. Tani po ndalem vetëm ne ca nga ato pika të cilat presin reagimet e para,mundësisht reagime të kohës dhe qe nuk dështojnë.

Pra reagimet sa nuk është bërë tepër vonë,janë i vetmi faktor për ta shpëtuar Kosovën e më gjerë hapësirat shqiptare,në të kundërtën vet krimi politik do ta bën lojën e vet të përgjysmuar nga idealet tona,më vonesa të pa parashikueshme dhe kurrë të jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë.



Kosova,urgjentisht pret një mobilizim gjeneral në të gjitha segmentet e jetës se qytetarit të saj ,pa dallim pozitë-opozitë,idealist e veprimtar apo burokrat e të korruptuar. Tani ka ardhur momenti i fundit para final qe secili prej nesh ta thërret mendjen se kush ku është dhe çfarë po bënë.

Nëse jo dje besoj se sot gjithë idealist e veprimtar kah jemi po bindemi se atdheu u takon të gjithëve,pa dallim është hajn apo i ndershëm,është tradhtar apo patriot,është pushtetar apo qytetar i thjesht,është i pasur apo i varfër,është i shëndosh apo i sëmurë,është i kësaj apo asaj gjinie,feje,krahine a nacionaliteti.



Të gjithë bashkë nuk kanë ku ta thyejnë qafen veçse në këtë Kosovë,e tani do duhej kodi civil qe secili ta gjen vendin e vet. Hajni aty ke e ka vendin si kudo në botë,i ndershmi anasjelltas,tradhtari aty ku e strehon patrioti i kohës por jo ta aktivizoj atë tutje në tradhti për benifiitet e veta politike e korrubtive dhe kështu te bëhen aleanca të çuditshme për qytetarin. Pushtetari ta bën dhe ngrit pushtetin me patriot dhe njerëzit e ndershëm, qytetari në anën tjetër ta ngrit ndërgjegjen dhe votoj të tillët,i varfëri ta gëzoj ndihmën sociale i pasuri le te solidarizohet me ato ndihma dhe ta shtrin dorën e ndihmës qe te pakësohet dora e lypësisë e cila po na sjell vuajtje shpirtërore kudo në rrugët e Kosovës.

I sëmuri ta gëzon përkujdesjen në spitale jo çfarë i ka Kosova si dhe te i ketë sigurimet shëndetësore e jo të sëmuret duke u dhen para operatorëve korrubtiv.



Të i numërosh këto rregulla të shoqërisë në shekullin ( XXI ) kjo është jo diqka e re por edhe qesharake !!! por ja se mjerisht Kosova akoma po jeton pa këto rregulla,pa këto të drejta te jetës me dinjitet njerëzor,po jeton e izoluar nga bota e këtij shekulli.

Kosova nuk është edhe aq fajtore për gjendjen,por edhe nuk është pa mëkate të llojit te vet duke filluar nga qytetari i saj deri tek politikani e aq më keq intelektuali të cilit nuk i dëgjohet zëri kritik veçse formalisht dhe i koordinuar me servilizma para pushteteve. Kjo gjendje donë zgjidhje sa nuk është bërë tepër vonë për hyrjen tonë në këtë shekull.



Sot në këtë kontinentin tonë Evropian të shekullit XXI të shtrohet pyetja se a jetohet apo jo në Kosovë në kohën kur tjerët po përgatiten të jetojnë në planetët tjera !!! kjo është më tepër se tragjedi.

Kosova,gjegjësisht të ndershmit e saj duhet të reagojnë me gjithë potencialin qe kanë,pa dallim ku janë në pozitë-opozitë,i djathtë i majtë apo i qendrës,i pasur apo i varfër,secili duhet ta gjen defektin e vet dhe arsyen për të reaguar e jo ta trashin mendjen dhe viktomizohën në pritje se kush po u del ne ndihmë.

Kjo ishte pjesa e parë e asaj çfarë duhet kuptuar drejt për te kaluar në pjesën e disave nga hapat çfarë duhen marr ndaj kësaj gjendje.



Urgjentisht duhet larguar praktikave te deritashme ku personat qe kanë pasur ide,vullnet dhe iniciativa,ata mjerisht janë izoluar,fillimisht exsploatuar,e dikur edhe persekutuar dhe në forma te ndryshme jo pak janë ekzekutuar,gjë kjo e cila mjerisht edhe sot me pak ndryshime prapa shpinës se opinionit kjo e keqe po vazhdon.

Nëse vërtet kemi bërë shtet dhe e quajmë veten të lirë,atëherë lufta për pushtet do duhej zhvilluar ndryshe nga po zhvillohet tani,kjo mjerisht kam frikë se nuk po ndodh,për çka shtrohet pyetja :A jemi çliruar apo vërtetë tani do të rifilloj lufta për çlirim jo vetëm nga Serbia por edhe nga falangat e saja në Kosovë ???.



Në kohën të cilën po aludojmë,nuk ka pushtet të për hershëm ngase kjo do të thoshte kthyerje në të kaluarën e dhimbshme,e atëherë humbja e pushtetit nuk duhet kuptuar si tragjedi dhe as fitorja të mos merret si diqka e përhershme dhe personalizim te pushtetit. çdo ai i cili vjen po edhe ndërrohet nga pushteti,ai ka për detyrë të instaloj njerëzit më të përshtatshëm dhe të dëshmuar për Shtetin. Ju lutem ndaluni dhe shikoni se çfarë kanë bërë në të kaluarën dhe çfarë po bëjnë sot pushtetarët e Kosovës ???. pra mjerisht po instalojnë njerëzit besnik te tyre madje fanatik, jo vetëm te partisë në pushtet por te klaneve varësisht kush sa ja ka anën,pra edhe kjo praktikë është vet krimi politik nga i cili duhet ndarë ose divorcuar siç po përdorin fjalët e huaja.



Më vjen të pëlcas nga frika e dështimit të bërjes se Shërbimit inteligjent të Kosovës pikërisht si pasojë e këtyre politikave,kur dihet se pika më e ndeshmë e bërjes ose mos bërjes shtet është ky segment.

Nuk ka mëkat dhe dështim më të dhimbshëm se sa ta humbësh rastin e dhënë qe qytetarin ta kesh në shërbim të vendit. Pra pas çlirimit te vendit dhe pavarësimit te tij, Kosova e pati këtë mundësi po ta kishte politikën e shëndosh,aktive dhe pa klane partish. Qytetari i Kosovës ka mund te jetë lirshëm,pa u evidentuar dhe etiketuar si spiun në shërbim te vendit,gjë kjo e cila tani e dhjetë vite pas lufte mjerisht nuk ka ndodhur e për më keq frikësohem se po futet frika tek qytetarët pikërisht me këtë politikë,me njerëz të një anshëm dhe besnik te një klani të caktuar politik.



Fajësia për lëshimet është e të gjithëve nëse dom ta pranojmë fajin varësisht kush sa është fajtor. Nuk është pesha e fajit tim qe nuk po dimë te organizohemi e barabartë me peshën e fajit të pushtetarëve të cilët jo vetëm se na pengojnë në organizim por edhe nuk e bëjnë punën siç u tha më lartë.



Mos reagimet tona sipas situatave,dyfishojnë fajësinë tonë dhe kështu pushtetarët e mjerë vazhdojnë avazet e tyre me po ato klika të vjetra shërbimesh dhe mediave pa u frikësuar në llogaridhënie,gjë të cilën deri më sot nuk e ka përjetuar asnjë politikan.



Reagimi më i rreptë aktualisht duhet te jetë i atyre të cilët janë futur në listën e zezë Amerikane dhe tani e sa kohë nuk po guxojnë ta ngritin zërin për krejt çfarë po ndodh,madje jo pak prej tyre u janë kthyer interesave të tyre pa zgjedhur forma,për çka pushtetarët tonë as qe kanë guximin te u reagojnë atyre. Jo vetëm pse vet janë zhytur në po ato pisllëqe por se privilegjet e pushtetarëve servil ndaj ndërkombëtarëve karshi këtij persekutimi të pa kuptimtë si ky tani ku i mbajnë ne listë të zezë pa u dëgjuar zëri i viktimës,pikërisht këtu është vet pushteti i tyre i paprekshëm.



Nëse kjo e keqe vazhdon tutje,shtrohen dilema : A mos ka kompromis me ndërhyrjen e atyre qe bëjnë lista të zeza për ta vazhduar lojën në stilin : Këta pushtetin e ju si porotë e tyre morale por në heshtje dhe kështu te i qojnë proceset andej kah nuk i konvenon Kosovës dhe qytetarëve të saj.



Gjithë ata të cilët janë në këtë listë do duhet të bëhen bashkë dhe të i përpilojnë kërkesat unike,të u dërgojnë institucioneve veç e veç duke filluar nga Avokati i popullit të Kosovë,Gjykata kushtetuese e Kosovës,Kryesisë se Kuvendit te Kosovës nëse ke kujt,Presidentit,Kryeministrit të Kosovës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Nëse ata nga lista e zezë e njohin vetën dhe kanë mbetur te pastër në marrëveshjen eventuale të ndokujt për ta vazhduar këtë lojë si dhe nëse e dinë veten se nuk kanë bërë vepra prej krimineli,atëherë ata nuk guxojnë te mbetën kështu qyqar dhe vite më radhë të eliminohen nga listat zgjedhore apo emërimet e tyre në politikë.

Kjo nuk do të thotë se ne po kundërshtojmë Amerikën gjegjësisht politikën e tyre në Kosovë siç do të thoshin horat të cilët po përfitojnë nga kjo e keqe e madhe çfarë po u bëhet veprimtarëve dhe luftëtarëve të çlirimit te vendit tonë.

Nuk jemi ne të vegjël para Amerike siç do të na thoshin po ata hora,servil e perfiter të këtyre situatave të cilat po e zhbëjnë idealin,mundin dhe sakrificat tona shekullore.

Ne jemi shumë të mëdhenj kur kemi të bej me demokracinë me te madhe në rrozullin tokësor siç është ajo Amerikane,ajo e çmon qytetarin e gjallë i cili lufton për të drejtat e veta dhe nuk fle po sikur te kishte vdekur. Me njerëz te vdekur në veprim edhe perse te gjallë Amerika nuk merret. Rri i pushtuar,i shkelur,po në këtë rast rri në listën e zezë pa u ballafaquar kurrë me arsyen,është faji juaj pse nuk reagoni. Kështu te thotë vet demokracia Amerikane,jo vetëm në Kosovë por edhe te jesh në Amerikë,andaj reago qytetar i Kosovës nëse vërtetë je i pastër dhe pa hak në këtë drejtim,në të kundërtën mallkuar u qoftë heshtja.



Unë ndonëse nuk jam i informuar sa duhet në këtë problem por era nuk po i vjen si duhet,e unë kuptohet nuk rri krejt i pa informuar,pastaj siç kam thënë në një rast : Unë nuk kamë këshilltar siç kanë ata nga majat e pushtetit për të u ruajtur si diplomat qoftë edhe në dem te vendit,diplomaci të tilla u mbetën atyre. .



Pushtetarët e ditëve të sodit në Kosovë harrojnë se shekulli në të cilin sapo kemi hyrë kërkon mirëqenie sociale për qytetarin qoftë i punësuar apo i pa punë,ai jetën e do të garantuar pikërisht nga menaxhimi i politikave të shekullit tonë. Jo pak,por asnjë politikan në Kosovë nuk e mendon këtë menaxhim politiko-social ku pa fajin e qytetarit Kosova është në këtë gjendje si më keq ashtu siç edhe i papunësuari në Evropë pa fajin e vet është i pa punë ngase robotizimi,mjetet e punës dhe infrastruktura e tyre,tani se fundit kriza globale,gjitha këto kanë bërë qe te humbin me mijëra dhe miliona vende pune e kjo tani donë menaxhim adekuat politiko-social . Pra politikanet tonë duhet ta mendojnë mirë këtë trend social për shekullin në të cilin jemi.



Nëse nuk ngritën zërat e të gjithë neve pa dallim dhe njëkohësisht te i pranojmë gabimet tona varësisht nivelin e tyre,atëherë Kosova një ditë do të ngryset me thikë në fyt dhe reagimi do të jetë i pa dëshirueshëm ngase kështu përmbysen edhe ato të arritura qe sapo i kemi kaluar.



Dikush do të thoshte se ky zë,kjo thirrje vjen nga dëshprimet e tepruara,por jo !!! kjo vjen nga përvojat që dalin nga po ai i cili bën thirrje dhe tërhiq vërejtjen për largim nga më e keqja qe po kërcënon Kosovën.



Nuk jam unë Krishti i cili do duroja krimin duke e lutur zotin qe të i falë mëkatarët ngase nuk po dinë se çfarë po bëjnë, jo kjo është e pa mundur për mua,ngase krimi nuk po ndalët,aj po lulëzon dhe unë personalisht po lodhëm,kjo tani e mbi 30 vete po dhëmb,ndoshta dikur ishte krim pa vetëdije por sot jo.



Më 09.09.09 Luzern (CH)



Xun çetta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi