Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane

Bota sot, Tiranë
Parlamenti shqiptar voton qeverinë. Nën moton ‘Shqipëria evropiane’, kryeministri tha se rruga drejt integrimit në BE nuk është një bulevard i shtruar, por projekti i kësaj qeverie është bazimi në performancën e demokracisë shqiptare dhe ekonomisë së tregut të vendit. Edhe në këtë seancë mungoi opozita socialiste.
Qeveri efiçente
“Qeveri e vogël dhe efiçentë”, ky është premtimi që ka dhënë Berisha në programin e ri qeveritar, duke shpalosur kështu edhe prioritetet kryesore të kësaj qeverie. “Qeveri e vogël edhe eficentë në dietë, do jetë zvogëlim me 10 për qind për administratën publike dhe të instalojmë e-goverment brenda 2010. Statusi i nëpunësit civil do të konsolidohet dhe zgjerohet, do të krijohet Universiteti i Administratës Publike brenda këtij mandati”, tha Berisha.
Trianë, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë e re të Shqipërisë me kryeministër Sali Berishën. Ky është mandati i dytë i kryeministrit Sali Berisha dhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Pas fjalës së shkurtër hyrëse të cilën e mbajti Jozefina Topali, deputetëve ua paraqiti programin qeveritar kryeministri Sali Berisha. Në fillim të fjalës së tij kreu i qeverise ftoi sërish opozitën të rikthehet në Parlament, duke i siguruar asaj se do të ketë rol kryesor reformën zgjedhore dhe reformat e integrimit të vendit. “Le t’i trajtojmë së bashku këtu në Parlament të gjitha rekomandimet e OSBE për të përsosur me tej procesin tonë zgjedhor”, tha ai. Nën moton “Shqipëria evropiane”, kryeministri tha se rruga drejt integrimit në BE nuk është një bulevard i shtruar, por projekti i kësaj qeverie është bazimi në performancën e demokracisë shqiptare dhe ekonomisë së tregut të vendit.
Askush nuk ka imunitet ndaj kërkesave të gjykatës

Kreu i qeverisë tha se heqja e imunitetit të deputetëve për çdo motiv që i kërkon institucioni i akuzës apo gjykatat e vendit është një qëndrim i pandryshuar për mazhorancën, duke prekur edhe prioritet kryesore për sa i përket drejtësisë. “Heqja e imunitetit për ministra dhe deputetë në çdo rast dhe për çdo motiv që do të kërkojë institucioni i akuzës apo gjykatat e vendit do të jetë i qëndrimit të pandryshuar të mazhorancës sonë. Amendimi i ligjit të ILDKP, krijimi i të gjitha mundësive këtij institucioni, për pasuritë e zyrtarëve është një premtim tjetër i kësaj mazhorance për të rritur luftën kundër korrupsionit”, vijoi kryeministri.
Duke iu referuar reformës institucionale, Berisha foli për respektim dhe konsolidim të ndarjes së kontrollit të pushteteve, përmirësimin e kushteve në sistemin gjyqësor, si dhe përcaktimin e kompetencave mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD, organizimi i sistemit të akuzës si dhe më kryesorja, lufta kundër korrupsionit. Në kuadër të reformës në drejtësi Berisha tha se do të ketë shqyrtim të të gjitha kodeve dhe procedurave ligjore për të përshtatur ato me standardet evropianë, si dhe reformimi i sistemit të përmbarimit, shtetëror dhe privat, duke kërkuar realizimin e vendimeve të gjykatave duke arritur mesataren e vendeve anëtare të BE.
Liri e pakufizuar për media, nuk do të ketë padi penale për gazetarët!
Lidhur me reformat ekonomike, kryeministri Sali Berisha foli për tregun e lirë dhe rritjen e shpejtë ekonomike, si përcaktuese shumë e qartë e integrimit të Shqipërisë. Reduktimi i barrës fiskale, heqjen e TVSH në arsim dhe shëndetësi, stimulim fiskal për punësimin, modernizimin e tatimeve dhe taksave. Ai foli edhe për riaktivizimin e sistemit të minierave, uljen e borxhit publik deri në 50 për qind. Infrastruktura gjithashtu ishte në fokusin e veçantë të kryeministrit.
Ndërsa reformat sociale ishin fokusuar tek arsimi dhe shëndetësia, që për kryeministrin janë më prioritare. Lufta ndaj varfërisë, do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së re, tha Berisha. “Luftën e pamëshirshme kundër varfërisë, do përsosim më tej sistemin e mbrojtjes sociale, do realizojmë një shpërndarje me të ndershme të të ardhurave. I shpallim luftë varfërisë. Çdo qytetar të ketë ndihmë mbi 2 dollarë dhe pensionet e fshatit të barazohen me të qytetit brenda 3 vitesh”, tha ai. Reforma e shëndetësisë është reforma e të gjitha reformave, vijoi ai, duke u shprehur se do vendoset sistemi me modern shëndetësor në baza të sigurta.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha foli edhe për turizmin, minoritetin, rininë dhe median. Duke u ndalur tek minoriteti, kryeministri tha se liritë dhe të drejtat e tyre do të kenë respektin dhe zgjerimin më të madh, duke u ndalur tek integrimi i komunitetit rom dhe egjyptian. Ndërkaq, duke folur për lirinë e mediave në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria do të jetë vendi i standardeve unike ku nuk do të ekzistojnë padi penale apo civile për ata që shkruajnë çfarëdo për punonjësit dhe zyrtarët e kësaj administratë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Motoja e qeverisë, Shqipëria evropiane
» Mesiq: Shqipëria ka perspektivë evropiane
» Kryeministri Berisha takohet në Bon me liderët më të mëdhenj evropianë
» Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane
» Berisha: Ne ndërtojmë Shqipërinë evropiane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi