Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si miliarderët kontrollojnë jetët tona

Shko poshtë

Ja si miliarderët kontrollojnë jetët tona Empty Ja si miliarderët kontrollojnë jetët tona

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 11:26 pm

Ja si miliarderët kontrollojnë jetët tona

Ja si miliarderët kontrollojnë jetët tona Bill-gates-dollareNga konsumi i ushqimit të përditshëm e deri tek përdorimi i internetit

Një vështrim i detajuar në jetën e një personazhi imagjinar
Amerikanët e pasur kontrollojnë, gjërat që njerëzit hanë, çfarë veshin, si të dëgjohet muzika, etj etj. Ja një vështrim i influencës së tyre në botën e sotme. Përse duhet të kujdesemi për të pasurit? Përtej interesit evident në stilin e jetës së tyre luksoze, të gjithë duhet të preokupohen për super të pasurit, pasi në shumë aspekte ata kontrollojnë pothuajse çdo gjë që ne bëjmë, në çdo orë të ditës. Nuk e besoni? Ndiqni Aleksin një njujorkeze imagjinare, që është sigurisht një njeri dorështrënguar dhe pak jeshil. Është e hënë në mëngjes, ekzaktësisht ora 6.00, dhe Aleks zgjohet në apartamentin e saj në hotelin Donald Trump, me një dhimbje të lehtë koke, me kujtimin e një të dehure me tekila falë John Paul Dejori-s, pas një nate të rrezikshme të dielën me miqtë. IPhone i saj luan muzikën e fundit falë koncesionit xhentil të Steve Jobs. Një orë më pas, Aleks del jashtë krevatit. Ajo bën një hap mbi dyshemenë të prodhuar nga Sierra pacific Industries. Për pak kohë Akeks përgatitet për punë. Ajo bën dush duke përdorur rubinetat e Kohler (Herbert Kohler), të blera muajin e kaluar në Home Depot. Aleks hedh mbi to maskerën dhe krem për buzët (Ronald dhe Leonard Lauder), pastaj vesh disa linzheri të Victoria’s Secret, një palë pantallona, një pulovër të cilën e kishte marrë nga mamaja tek Gap, vjeshtën e fundit.
Mëngjesi
Mëngjesi është gjithmonë një krizë ndërgjegjje: duhej ulur në shtëpi dhe të shijosh një pjepër dhe një banane nga Dole Foods (David Murdock)? apo të kesh vonë për në punë, duke mbërthyer një kafe dhe një pastë nga Dunkin’ Donuts (Tom Lee, David Rubenstein, Daniel D’Aniello, Willian Conëay) janë gjatë rrugës?
Nga momenti që është e hënë dhe koka e saj është ende e turbullt, Aleks vendos më vonë. Aleks dhe shoferi i rrallë njujorkez, i cili eviton transportin publik me çdo kusht dhe me çfarëdolloj kostoje. Pas një incidenti me makinën e saj gjatë fundjavës, ajo është e detyruar të drejtojë një berlinë të marrë me qira nga (Jack Taylor). Ajo nxjerr sytë në dritën e diellit dhe rrëshket në Oakley, (revistë mode) me syzet e saj të diellit (James Jannard).
Zyra
Kur Aleks, mbërrin më në fund në zyrën e saj në Times Square (Leon Charney) ka gati kopiet e gazetës Daily News, New York Post dhe Wall Street Journal (Rupert Murdoch), të cilat e presin në tavolinën e saj. Rrotullohet në Dell-in e saj (Dell-news-people), kompiuter (Michael Dell), i cili funksionon me një procesor Intel, procesor nga (Gordon Moore). Aleks është gati në faqen e gjashtë të thashethemeve, kur bosi i saj prepotent nxjerr kokën, duke i kërkuar që ti bëjë gati një fletë me llogaritë në Microsoft Excel (Bill Gates). Aleks ngre sytë, por është ora 11.00 dhe ajo mund edhe të fillojë të punojë. I telefonon një klienti nga celulari, e ndjekur nga një teknologji e zhvilluar nga Qualcomm (Irwin Jacobs). Nga ora 11.30 Aleks ka uri dhe është e mërzitur.
Ushqimi
Ajo kërkon në Google për një restorant të ri ndërkohë që sheh një video me një qen në Youtube (Sergey Brin, Larry Page). Pas gjithë kësaj zhurme, vendos të porosisë një picë së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Më të mirën, mocarela nga Leprino Foods (James Leprino). Duke u ndjerë pak letargjike pas drekës, dhe jo rehat me të gëlltiturën apo me klientët, Aleks poston një foto të sikletshme (edhe pse për të qeshur) nga incidenti me makinë të shtunën në mëngjes, në faqen e saj të Facebook-ut (Mark Zuckerberg).
Pasditja
Fotot dixhitale ishin të karikuara nga një skedë memorie nga tekonologjia Kingston (David Sun e John Tu). Është 15.00 e pasdites dhe bosi i saj ka shkuar në një mbledhje me klientët. Aleks nxjerr nga çanta revistën “Vogue” (SI Newhouse) dhe fillon ta shfletojë. Më vonë, pasi ka verifikuar stoqe të ndryshme në zyrë në terminalin Bloomberg (Michael Bloomberg), Aleks i telefonon brokerit të Schwab për të bërë disa trade (Charles Schëab). Tempizëm i madh: Postieri i dorëzon rrogën nga Paychex (B. Thomas Golisano).
Rroga
Përpara se të flasë në telefon me brokerin e saj, Aleks ka shpenzuar gjysmën e rrogës së saj në librat vetëndihmues dhe DVD me fitness në Amazon.com (Jeff Bezos). Ajo pretendon se ka shpenzuar tek WalMart.com (familja Ëalton), por arrin të vetëpërmbahet.
Darka
Në fund, ora shënon 18.00 dhe Aleks ndalon në një distributor benzine (George Kaiser) për të furnizuar me karburant makinën e saj të marrë me qera. Përpara se të kthehet në shtëpi, ajo bën një revizion të sajin mbi vitin e ri dhe shkon me shpejtësi për jogg-in në Central Park, me veshjen e re sportive Nike dhe paisje (Philip Knight).
Shtëpia
Kur kthehet në shtëpi, Aleks e çon televizorin tek kanali CNN që të rekuperojë vonesën e lajmeve të ditës (Ted Turner). Një e droguar e futbollit, ajo drejtohet në barin e lagjes për të parë Dallas Cowboys (Jerry Jones) kundër New England Patriots (Robert Kraft), në Futbollin e Natës së Hënë. Pas ndeshjes, shikon The Daily Show and Colbert Report (Sumner Redstone). Shërbimi kabllor është i furnizuar nga Cablevision (Charles Dolan).
Mesnata
Në mesnatë, Aleks është gati që të shkojë e të flejë. Por sapo koka prek jastëkun, ajo fillon e preokupohet për performancën e saj të martën, të cilën ajo nuk e ka përgatitur të gjithën. Pas shumë rrotullimesh, ajo shkon të flerë me ndihmën e ilaçeve, të blera pranë një farmacie tek Kinray (Stewart Rahr). Pasi Aleks ka rënë në një gjumë të thellë, me qindra kilometra distancë, darka e saj e së shtunës është në fazën e përgatitjes. Mishi dhe ushqimet e tjera transformohen në Ohio (The Cargill and MacMillan families). Duke i ndihmuar të rriten më shpejt dhe më të forta: produkte të fertilizuara nga Koch Industries (Charles & David Koch). Ndërkohë, dokumentat që ka dërguar më parë gjatë ditës kanë fluturuar për në Londër me FedEx (Frederick Smith). Dyqani i saj i ushqimeve furnizohet me ushqim të sjellë me kamion në pronësi të Schneider National (Donald Schneider). Në një orë, qarku do të rifillojë. Këtë herë, për mëngjes, Aleks do të zgjedhë që të shijojë fruta të freskëta. Dhe pas rishikimit të performancës së keqe, ajo do të vendosë se duhet ti kushtojë më shumë kohë punës dhe më pak shakave rreth e qark.

Revista “Forbes”, publikon listën e njerëzve më të fuqishwm në SHBA
20 më tw pasurit, i pari Bill Gates me 50 mld
Të pasurit amerikanë humbin 300 miliardë dollarë nga kriza

Edhe për këtë vit ashtu që nga viti 1982, “Forbes” ka publikuar listën e rifreskuar të 20 personave më të pasur në Amerikë. Vendin e parë e mban që prej 16 vitesh pronari i “Microsoft” William H.Gates III me 50 miliard dollarë. Në vendin e dytë është Warren Bufet me 40 miliard dollarë. Në vendin e tretë është Laërence Ellison me 27 miliard dollarë. Ai ndiqet nga Christy Walton & Family me 21.5 miliard dollarë. Në vendin e pestë është Jim C. Walton me 19.6 miliard dollarë. Në vendin e gjashtë është Alice Walton me 19.3 miliard dollarë. Në vendin e shtatë është S.Robson Walton me 19 miliard dollarë. Në vendin e tetë është Michael Boomberg me një pasuri prej 17.5 miliard dollarë. Në vendin e nëntë është Charles Koch me 16 milirad dollarë. Ai ndiqet nga David Koch me 16 bilion dollarë. Pronari i “Google” Sergey Brin është pozicionuar në vendin e 10 me 15.3 miliard dollarë pasuri. Në vendin e 11 është një tjetër pronar i “Google”, Larry Page me një pasuri prej 15.3 milirad dollarë. Lista vazhdon me Michael Dell me pasurinë prej 14.5 milirad dollarë; Steven Ballmer me 13.3 miliard dollarë. George Soros ka një pasuri prej 13 miliard dollarësh; Donald Bren shënon një pasuri prej 12 miliard dollarësh të ardhura nga “Real State”. Paul Allen ka një pasuri prej 11.5 miliard dollarësh; Abigail Johnson ka një pasuri prej 11.5 miliard dollarësh; Forrest Edward Mars ka një pasuri prej 11 miliard dollarësh; Jacqueline Mars ka një pasuri gjithashtu prej 11 miliard dollarësh. John Mars ka një pasuri prej 11 miliard dollarësh.
Humbja e madhe
Revista “Forbes” në botimin e saj sqaroi se 400 njerëzit më të pasur në SHBA, kanë humbur rreth 300 miliardë dollarë nga pasuria e tyre si pasojë e krizës ekonomike për shkak të rënies së vlerës së aksioneve dhe pjesës së tregut të pasurive të patundshme. Sipas revistës së specializuar, në listën e 400 amerikanëve më të pasur për këtë vit, bëhet e qartë se si pasojë e krizës globale humbje më të mëdha kanë pësuar investitorët Warren Bufet, i cili me rënien e aksioneve të kompanisë së tij "Berkshir Hataway" ka humbur 10 miliardë dollarë. Pronari i “Microsoft” Bill Gates ndodhet përsëri në krye të listës së personave më të pasur në SHBA, një vend të cilin ai e mban prej 16 vitesh me një pasuri prej 50 miliardë dollarësh por edhe ai ka një rënie me 7 miliardë dollar më pak se vitin që shkoi. Sipas “Forbes” humbësi më i madh, Bufet ka një pasuri prej 40 miliardë dollarë, ndërkohë që Laurens Ellyson ka mbetur me 27 miliardë dollarë. Revista bën të ditur se Ellyson është i vetmi mes 10 personave më të pasur, që nuk ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e krizës. Pasuria e përgjithshme e 400 më të pasurve është ulur 19 përqind, nga 1,570 miliardë në 1,270 miliardë dollarë. “Askush nuk do të qajë për këta njerëz të pasur, pasi edhe pse pasuria e tyre është ulur nga dy miliardë në qindra milionë dollarë, ata jetojnë ende në comfort”, ka thënë redaktori i revistës "Forbes", Mathew Miller.


Lista Shuma në miliard

1 William Gates III 50,000 53
2 Warren Buffett 40,000 79
3 Lawrence Ellison 27,000 65
4 Christy Walton & family 21,500 54
5 Jim C. Walton 19,600 61
6 Alice Walton 19,300 60
7 S. Robson Walton 19,000 65
8 Michael Bloomberg 17,500 67
9 Charles Koch 16,000 73
10 David Koch 16,000 69
11 Sergey Brin 15,300 36
12 Larry Page 15,300 36
13 Michael Dell 14,500 44
14 Steven Ballmer 13,300 53
15 George Soros 13,000 79
16 Donald Bren 12,000 77
17 Paul Allen 11,500 56
18 Abigail Johnson 11,500 47
19 Forrest Edward Mars 11,000 78
20 Jacqueline Mars 11,000 70
19 John Mars 11,000 73
22 Carl Icahn 10,500 73
23 Ronald Perelman 10,000 66
24 George B. Kaiser 9,500 67
24 Philip Knight 9,500 71
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi